Gjysma e të punësuarve në Maqedoni marrin paga që nuk arrijnë as 200 euro, ndërsa gjysma tjetër marrin paga prej 200 deri në 400 euro. Sipas analizave të Institutit Fajnens Think, madje 43 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin paga më të vogla se 12 mijë denarë, 8 për qind marrin paga më të mëdha se 25 mijë denarë, ndërsa gjysma e të punësuarve marrin paga prej 12 deri 25 mijë denarë.
Author: Rilinda
Shqiptarët mund të shndërrohen në shumë pak vjet popullsia shumicë në Maqedoni, sipas statistikave të dhëna dje nga Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoni. Kjo, pasi shqiptarët shtohen me rreth 6 mijë veta më shumë sesa maqedonasit çdo vit, prej së paku 10 vitesh, sipas Entit. Rreziku i “pushtimit demografik” të Maqedonisë nga shqiptarët ka frikësuar akademikët maqedonas dhe politikën e vendit fqinj, të cilët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Statistikat Problemet demografike në Maqedoni priten të jenë prioritet i politikave të qeverisë së Maqedonisë. Problemet demografike në Maqedoni priten të jenë prioritet i politikave të qeverisë së Maqedonisë. Maqedonasit janë…
VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate vlerëson se Soros në Maqedoni deri tani ka shpërndarë qindra miliona euro organizatave nëpërmjet të cilave paguhen njerëz të cilët nxisin dhunë. Në deklaratën thuhet se LSDM është partia e cila i përpunon skenarët e Sorosit në Maqedoni. “Tani jemi dëshmitarë për përpjekjen e 9,5 milion euro të shkojnë në arkat e Soros/LSDM në Maqedoni. Çdo përpjekje këto mjete të përdoren për përmbysjen e sistemit tonë kushtetues dhe ligjor do të përballet me përgjigjen e duhur”, thonë nga VMRO-DPMNE në deklaratën. Nga atje kumtojnë se përfaqësuesit, siç thuhet LSDM/Soros, në protestat e jolargëta në Shkup…
Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas njoftoi se qeveria gjermane do ta shfuqizojë Ligjin i cili ua ndalon qytetarëve të vendit t’i ofendojnë liderët e huaj. Maas ka deklaruar se bëhet fjalë për “ligj të vjetërsuar dhe të panevojshëm”. Ambasada e Turqisë në Maqedoni në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër personit E.A, ndryshe shtetas turk sepse e ka ofenduar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Facebook, me çka ka prishur imazhin e Turqisë dhe presidentit të saj. Ndryshe, sipas nenit 181 nga Kodi penal i Maqedonisë, parashihet gjobë me të…
Më shumë se 300 pensionistë të anëtarësuar në fondin e dytë pensional do të dëmtohen për shkak të reformës në sistemin e pensionimit. Për pasojat nga ndryshimet në sistemin pensional, pensionistët nuk kanë qenë të njoftuar. Këtu përfshihen pensionistët të cilët në vitin 2015 u janë dashur rreth 10-15 vite për t’u pensionuar dhe nuk është dashur që të anëtarësohen në shkallën e dytë të sistemit pensional. Ato u tmerruan kur pas kërkesës për pension, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) u parashkroi pension shumë herë më të vogël se sa realisht duhej të merrnin. Tre prej tyre tashmë…
Deri sot, kur skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale në Qendrën për punë sociale Kumanovë, kërkesa kanë parashtruar 3.700 persona, nga gjithaejt 4,055 shfrytëzues nga rajoni i komujnave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Epërm, informojnë sot kompetentët nga Qendra. Udhëheqësja e sektorit për kompensime në të holla nga Qendra për punë sociale Marina Mlladenovska deklaroi se ripërtëritja e dokumenteve po rrjedhë pa pengesa. “Shfrytëzuesit vijnë me letërnjoftim dhe japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të nevojshme për realizimin e procedurës të cilat merren sipas pozitës zyrtare. Deri…
Problemi më i madh i përsëritjes së koalicionit mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, nuk ka lidhje me “Marrëveshjen e majit”, por me realizimin thelbësor të Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtë rast bëhet fjalë për reformat urgjente me prioritet, shkruan “Vërtetëmatësi“. Zëdhënësi i partisë politike BDI, Bujar Osmani, për “Alsat M” dha deklaratën në vazhdim në lidhje me opsionet dhe bisedimet për përbërjen e qeverisë së re në RM, të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës: Spin: Opsioni i parë është koalicioni me VMRO DPMNE-në. Për këtë ka argumente “pro” dhe “kundër”. Argumenti kryesor “pro” dhe arsyetimi i mundshëm…
Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot do ta shënojë 28 Janarin-Ditën e mbrojtjes së të dhënave personale. Pritet që Drejtoria për mbrojte të të dhënave personale (DMDHP) ta prezantojë këtë dokument nesër para publikut më të gjërë, ku mes tjerash parashihet ridizajnimi i ligjësisë në kontekst të Rregulativës së BE-së të 25 majit të vitit 2016, i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit për mbrojtjen e personave në aspekt të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjen e lirë te ato të dhëna, që duhet të zbatohet nga 25 maji i vitit 2018. Parashihet që për dy vite…
Moti në Maqedoni do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, kryesisht me diell, mjegulla dhe erë të dobët veriore. Paradite në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të rritura, ndërsa pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 2 gradë. Në Shkup paradite do të mbajë mot i vranët, pasdite me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në…
Ka vijuar të jetë një nga debatet e nxehta sot në Televizionin Telma. Gazetarja e njohur Olivera Trajkovska përballë sot kishte të ftuar Nënkryetaren e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi. E tërhequr totalisht nga pyetjet e veprimtarisë komunale, gazetarja nuk i ka kursyer pyetjet politike për numrin dy të BDI-së, në dozën prej ciniku gazetarja Trajkovska ka pyetur Arifin se : Në kohën kur adminisrata Obama është në tërheqje e sipër, si do te veprojë Bashkimi Demokratik për Integrim: Në të njejtën monedhe, por me shume elegancë Arifi u përgjigj që : BDI është subjekt politik i cili është…
Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar protesta të reja javën që vjen. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet. Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut. Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i propozon masa për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit që paraqet problem me të cilin përballen qytetarët. Masat reale, të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ia propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë: Aplikimi i regjimit të komunikacionit çift -tek, përkatësisht propozim për ndryshimin e ligjit për siguri ne komunikacionin rrugor Qeveria e R. së Maqedonisë t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë vetëqeverisjeve lokale për 50% ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare gjë të cilën Ministria…

