Author: Rilinda

E ndërsa kampet politike në Maqedoni janë të heshtura, kur kanë mbetur dhe tre ditë nga përfundimi i mandatit të Gruevksit për të formuar qeverinë e re, gjë që e ka bërë të vështirë parashikimin e asaj çfarë mund të ndodhë në orët e ardhshme, media e njohur ruse Sputnik ka tentuar zbardhë atë që e pret politikën e tendosur të Shkupit në fundjavë. Sipas Sputnik, marrëveshja është arritur tashmë mes Gruevksit dhe Ahmetit për një qeveri mes tyre, ku aleatë do kenë edhe pakicën serbe…. Portali rus Sputnik, në edicionin e tij në gjuhën serbe ka publikuar një shkrim…

Lexo më Shumë

Hapja e plagëve të vjetra dhe përzierja në punët e brendshme të vendeve mund t’i rrezikojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, theksoi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, në fjalimin me rastin e pritjes për anëtarët e korit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë, që u mbajt sonte në Strugë. “Ne në Ballkan e ndjejmë mungesën e BE-së dhe të NATO-s, që mund ta rrezikojë stabilitetin e Ballkanit. Në periudhën e fundit dëgjoj retorikë dhe shikoj procedura të cilat të kujtojnë periudhën që mendonim se është larg nesh – periudhën e shpërbërjes së një shteti të përbashkët. Për një kohë të…

Lexo më Shumë

LSDM sot akuzoi se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë punojnë në kushte jo përkatëse, mbajnë uniforma të grisura dhe pajisje të vjetër dhe nuk kanë ngrohje në kazermat. “Ushtarët 10 vite janë të lënë të punojnë në kushte poshtëruese dhe të papërshtashme, edhe pse e kryejnë detyrën më me përgjegjësi në shtet – mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë. Me të njëjta uniforma dhe këpucë i ndihmuan qytetarët në përmbytjet, ndërsa me të njëjta ndihmojnë edhe sot në këtë dëborë. Pa mjete, në vend me mekanizëm përkatës”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komisionit për mbrojtje të…

Lexo më Shumë

Të maskuar në kokë, me pistoleta dhe kallashnikovë në duar, tmerri i vjedhjeve të armatosura është kthyer në Çair dhe në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë. Bastoret, posta, marketet dhe dyqanet e mëdha të tregtisë me pakicë dhe shumicë, barnatoret, pompat e benzinës… janë piketuar si vendet ku më së shumti kryhen vjedhjet e hajnave të armatosur, e të cilët besohet të jenë shqiptarë. Gazeta KOHA merr vesh se ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur – dy me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë dhe qese në dorë, vodhën fitimin ditor të kompanisë për teknikë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Asociacionit të prokurorëve amerikan David Laband, konsideron se formimi i Prokurorisë Speciale është vetëm hapi i parë drejtë zgjidhjes së rastit me materialet e përgjuara në Maqedoni, ndërsa do të vijojë formimi i Gjykatës Speciale për zbatimin e hetimeve, transmeton “Zëri i Amerikës”.“Nëse ka një gjykatë publike, të cilës mund t’i besohet, kjo do të ishte mënyrë më e mirë, sepse Gjykatat speciale, të cilat janë jashtë sistemin të rregullt të drejtësisë, mund të sjellin që edhe më tepër të rritet mosbesimi i qytetarëve ndaj Qeverisë” – ka deklaruar Laband. Sipas Kryetarit të prokurorëve amerikan Laband, rasti me…

Lexo më Shumë

Sipas gazetarit Zeqiri politikat koruptive të që kanë okupuar shtetin u dëshmuan tek “Bombat” e famshme të opozitës. Zeqiri thotë se lloji I politikave të tilla është ndjerë edhe më herët, kjo vërehet në sjelljen e partive që deri më tani kanë qenë në pushtet. Sipas gazetarit VMRO dhe BDI nuk pranojnë asnjë kombinatorikë tjetër dhe nuk duan që askush ti ndaj ata nuk duan qw askush ti ndaj. “Politikat koruptive u dëshmuan edhe zyrtarisht me bombat e fundit të publikuara nga LSDM-ja opozitare, por ato ndjeheshin edhe më herët nga mënyra se si funksiononte shteti. Kjo vërehet edhe tani…

Lexo më Shumë

Ndonëse nuk është ndonjë qytet i zhvilluar industrial, megjithatë Kumanova radhitet ndër qytetet me ajër më të ndotur në vend por edhe më gjerë. Bazuar në të dhënat e stacionit matës, ndotja e ajrit ka arritur në mbi 950 grimca PM10. Kjo ka bërë që qytetarët vazhdimisht të alarmojnë institucionet kompetente për të ndërmarrë masa urgjente për situatën. “Patjetër se duhet ndërmerren masa, por çfarë masa? Nuk kemi fshesa elektrike që ti thithë këto grimca, këtu duhet edhe popullata të marrë masa, të jenë më të kujdesshëm”. “Ajo që nuk ndërmerren masa të caktuara, argumentet flasin qartë se kemi ndotje…

Lexo më Shumë

“Maqedonia duhet një çast e më herët të bëjë Qeveri pa VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, ndërkaq ata t’i dërgjojnë në vendin e vërtetë, në Gjykatë dhe histori”, ky është qëndrimi liderit të PRSD-së, Tito Petkovski, njofton Portalb. Nëse VMRO-DPMNE arrin të formojë Qeveri me partnerët e vjetër, atëherë kriza politike në vend që të tejkalohet ajo edhe më shumë do të thellohet. Sipas tij, VMRO-DPMNE gjatë tërë këtyre viteve ka qeverisur si vëllazëri parapolitike, me institucione ku dominojnë lidhjet farefisnore të tipit “kushëri”, “dhëndurë”, “djem”, “vajza”, baxhanakë” etj.

Lexo më Shumë

19.00 – Bashkimi Demokratik për Integrim as në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore nuk ka sjellë ndonjë vendim nëse do të koalicionoj me VMRO-DPMNE-në. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në deklaratë për mediat deklaroi se konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër. “ Akoma nuk ka vendim konkret. Po analizojmë nëse do të hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nesër vazhdojmë me konsultimet”- ka deklaruar Osmani. Në BDI ka paqartësi të mëdha rreth koalicionit, duke marrë parasysh se Ahmeti jo vetëm që po përballet me një mospajtim mes nënkryetarëve, por edhe me presion nga tre deputet e rinj të zgjedhur, të…

Lexo më Shumë

Mediat greke akoma shkruajnë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Maltës dhe vendit tonë, duke theksuar me këtë rast se Malta, disa ditë pasi e ndërmori kryesimin me BE-në e pranoi Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues. Në Greqi në këtë temë kryesisht transmetohet lajmi i MIA-s për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe kumtesa e MPJ-së së Maqedonisë se ky akt “është me rëndësi të jashtëzakonshme pasi që Republika e Maltës dhe Republika e Qipros ishin dy shtetet e vetme anëtare të Bashkimit Evropian me të cilat Republika e Maqedonisë deri më tani nuk ka vendosur marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Javorja “Fokus” në numrin më të ri, në tekstin nën titull “Bora zbuloi tragun e ‘bishave’ që gëlltitën 1,5 milion euro!” shkruan për shuma marramendëse që, sipas javores, janë dhënë kompanive të afërta me BDI-në për pastrimin e borës, nëpërmjet Ndërmarrjes publike Makedonija Pat“. Sipas Byrosë për të hyra publike, “Makedonija Pat” vitin e kaluar në tender për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte të dimrit, ka ndarë tri kompanive private 1.5 milion euro. Nga pesë pjesë, në sa ka qenë i ndarë tenderi, tri pjesë i ka marë një kompani, ndërsa dy kompanitë tjera kanë marë nga një pjesë. Kompania…

Lexo më Shumë

Në kushte të krizës, biznesi kërkon të sigurohet parashikueshmëri më e madhe që do të sjellë stabilitet më të madh për biznesbërjen në vend. Për këtë arsye, Odat ekonomike kërkojnë që në Qeverinë e ardhshme – t’u rezervohet një post zëvendëskryeministri nga radhët e biznesit. Të lodhur edhe nga një vit turbulent ekonomik me rritje të ulët ekonomike, rritje të borxhit publik, me krizën politike që ishte faktori kryesor përkufizues për udhëheqjen e biznesit në vitin 2016, afaristët në Maqedoni kërkojnë pjesëmarrje aktive në pushtetin ekzekutiv dhe harmonizim të plotë të interesave të tyre me politikat qeveritare. Paqartësia politike i…

Lexo më Shumë