Familjet e prekura nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar e që jetojnë në Lagjen Inxhikovë të Shkupit janë lënë në harresë nga institucionet shtetërore. Disa prej familjeve që vizitoi ekipi i Alsat- M janë duke bërë jetë mizore, pa kushte elementare për jetë, me mure të lagura, dysheme të shkatërruara, dhoma pa ngrohje, mungesë e ushqimit dhe veshmbathjeve. Banorët shprehen të revoltuar për kompensimet që u janë ndarë me të cilat nuk kanë arritur asgjë të bëjnë në riparimin e shtëpive të tyre. “Shumë keq është, ftohtë, pa rrymë. Kulmi është duke u rrëzuar, lagështi kemi në…
Author: Rilinda
Fati i Prokurorisë Speciale Publike mbetet i paparashikueshëm. Formimi i qeverisë së re pa mbështetjen e 2/3 të votave të deputetëve lë shumë të panjohura se a do ti vazhdohet mandati PSP-së e cila merret me zbardhjen e krimit të krerëve qeveritar në Maqedoni. Dy partnerët e deritanishëm të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, kanë qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me mandatin e Speciales. Bashkimi Demokratik për Integrim, punën e PSP-së dhe vazhdimin e mandatit të saj e ka në mesin e pikave për të cilat ishte shprehur se janë të panegociueshme me partnerin e ardhshëm qeverisës. Ndërkohë partia e…
Nëse BDI-ja vazhdon bashkëqeverisjen me VMRO –DPMNE-në, kjo sipas njohësve të çështjeve politike në vend, është vetëvrasje politike për BDI-në, shkruan Alsat-M. Sipas analistit Ismet Ramadani qytetarët nuk do ta mirëpritnin hyrjen e BDI-së sërish në qeveri me partnerin e deritanishëm pasi në këtë mënyrë do të thellohej kriza politike. Ramadani nuk përjashton mundësinë edhe të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rezistencës opozitare dhe ndërkombëtare. Pa marrë parasysh se për çfarë modalitete tash po kalkulohet, me vet faktin se edhe më tutje do të kemi bashkëqeverisje VMRO- DPMNE – BDI, percepcioni te qytetarët do të jetë negativ, bile mendoj…
Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur mbrëmë në Shkup në bulevardin “Partizanski odredi” mes dy makinave të tipit “BMW”. Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:50 në udhëkryqin mes bulevardit “Partizanski odredi” dhe rrugës “Pariska” mes makinës “BMW” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga A.Gj (19) nga Shkupi dhe një makine tjetër poashtu e tipit “BMW” pa targa të regjistrimit e drejtuar nga I.A (21) nga Shkupi. Në këtë aksident me dëmtime të rënda kanë kaluar A.Gj dhe bashkëudhëtari në makinën e tij M.A.M (18) nga Shkupi, të cilët…
Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi provoi të mitosë policët me 5 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti për tu shmangur një kundërvajtje trafiku u ka ofruar zyrtarëve policor një shumë parash prej 5€. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar duke u kushtëzuar që të nesërme të paraqitet pranë gjykatës”, njofton Policia e Kosovës.
“Menjëherë të ndalojë vjedhja dhe maltretimi i qytetarëve nëpërmjet transportit publik të Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike Transportit (NTP), menjëherë ta rregullojnë problemin që ua kanë krijuar qytetarëve në transportin e qytetit”, reagojnë sot nga LSDM. Në të shtohet se, “derisa Nikolla Gruevski vozitet me Mercedes 600.000 eurosh, ndërkaq bashkëpunëtorët e tij shëtisin me vetura zyrtare ditë e natë, po rrezikohet e drejta e qytetarëve për transport të rregullt publik në qytet”. “Qytetarët nuk janë informuar në kohë për të drejtat dhe obligimet e tyre rreth shfrytëzimit të kartelave elektronike. Nuk e dinë se cila kartelë është më…
Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dje patën takim me kryetarin Ali Ahmeti, takim në të cilin është prezent edhe Musa Xhaferi. Në takim u diskutua për vendimin përfundimtar nëse do të bëhet koalicion me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo, BDI as mbrëmë nuk arriti që të sjellë ndonjë vendim përfundimtar. Ndërkohë, kjo parti sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, me fillim nga ora 13:00. Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë tha se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Mbledhjet dhe takimet në selinë…
Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir dhe Berovë ku janë matur -18 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Tetovë janë matur -15, në Kumanovë -14, në Shkup në Zajçev Rid dhe në Demir Kapi -13, në Strumicë dhe Shtip -12, në Prilep dhe Mavrovë -11, Në Kriva Pallankë -10, në Lazaropole, Vinicë, Topolçan dhe Pretor -8, në Gjevgjeli -7, në Dojran, Gjurishte, Pozharane, Dibër dhe Ohër -6 dhe në Krushevë -5 gradë Celsius. Më shumë borë edhe më tej ka në Mavrovë 67 centimetra, në Pozharane dhe Gjurishte 46, në Lazaropole 45, në Krushevë…
Në vend që të presin rradhë në vendet e shitjes së biletave, qytetarët do të mund t’i mbushin biletat elektronike edhe prej shtëpie përmes internetit, njoftoi drejtori i Ndërmarrjes Publike Transportuese, Igor Janushev, si pjesë e risive me të cilat do të largoheshin disa mungesa nga sistemi i ri i biletave elektronike. “Bëhet fjalë për sistemin, përpunimi i të cilit është në fund. Ky sistem do të jap pasqyrë në lidhje me atë se sa burime keni vendosur dhe si i keni shfrtytëzuar. Prej 1 shkurtit nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe sistem të ri tarifor”, deklaroi Janushev.…
VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese theksoi se vijon koha e desoroizimit dhe se destruksioni i, siç qëndron, mercenarëve të Soros-it është lexuar gjithkund. “LSDM-ja dhe Soros shpresojnë se me para dhe me ndihmë nga jashtë do ta luajnë vullnetin e popullit, do të grabisin nga pushteti dhe do të vazhdojë me marshimin e tyre destruktiv, duke kaluar të pandëshkuar. Më 11 nëntor populli i dha fund fantazive të errëta të LSDM-Soros”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga partia përkujtojnë se, siç qëndron, LSDM/Soros dy vite të egërsuar shkatërruan gjithçka para vetes dhe shkaktuan dëme të rënda dhjetëra miliona euro. “Familjet…
Bujqit grekë sot do ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni, në suaza të protestave kundër politikave qeveritare të Greqisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informon se pritet bllokimi i vendkalimit të fillojë në mesditë dhe se nuk ka informacione sa do të zgjasë bllokada.
Tre anëtarë të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme me pajisje të plota sonte janë vërejtur para ambasadës së SHBA-së në Shkup. Para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, megjithatë, situata është normale gjatë këtij momenti pas alarmit të rrejshëm, nën kërcënimin se dy raketa për 16 minuta do ta granatonin Qeverinë, transmeton TetovaSot. Trafiku po zhvillohet në kushte normale, dhe se qytetarët lëvizin lirshëm. Kështu me pak fjalë mund të përshkruhet situata në këtë pjesë të qytetit, pas sot pasdite në rrjetet sociale qarkullojnë fotografitë me një deklaratë nga ambasada amerikane në Shkup, e cila ka paralajmëruar qytetarët e saj…

