Author: Rilinda

Pa energji elektrike nesër nga ora 10:30 e deri më 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Ivan Cankar” në komunën e Karposhit. Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, pa rrymë prej orës 9 e deri në orën 10 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugës “Mice Kozar” në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 9 e deri në orën 13 shfrytëzuesit e fshatit Gërçec, në komunën e Sarajit.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka arritur në selinë e BDI-së, në Reçicë të Vogël, ku kryesia e kësaj partie po diskuton në lidhje me hapat e ardhshme që do të ndërmerr sa i përket koalicionimit. Ahmeti para gazetarëve ka thënë shkurt se bisedimet janë të rënda, dhe se edhe sot pritet që të zgjasin. Mandatari Nikolla Gruevski, njëherazi edhe kryetar i VMRO-DPMNE -së, parti e cila në zgjedhjet e dhjetorit fitoi 51 mandate, ka afat deri sot në mesnatë për të formuar shumicë parlamentare me të cilën do të votonte përbërjen e re qeveritare. Nga ajo që dihet zyrtarisht,…

Lexo më Shumë

Profesori Universitar dhe njohësi I mirë I qeshjeve juridike Mersim Maksuti në emisionin “Studio e Hapur”, në gjuhën shqipe në tv nova, ka pohuar modaliteti I badenterit duhet të vihet edhe më shumë në praktik, sepse vetëm në këtë mënyrë Shqiptarët do të jenë një zë I fuqishëm në parlament dhe qeveri. Ai ka pohuar se me badenter, por edhe modalitetet tjera të cilat janë shqyrtuar deri më tani, apo edhe ndonjë princip tjetër I cili nuk është praktikuar tek ne, është mirë të shqyrtohen, dhe ne si komunitet të marrim hiset tona, por si fillim badenteri do të ishte…

Lexo më Shumë

Prilepi ngadalë por sigurtë po bëhet qendër për zhvillim e sporteve ekstreme në Ballkan dhe me këtë po e realizon qëllimin e sajpër zhvillim të turizmit alternativ. Një nga sportet për të cilat Pilepi gjendet në faqet e para të mediave botërore është “Bolderingu”. Një nga tekstet e fundit që ka shkruar për Pilepin është gazeta “Climber”, e cila ka promovuar Prilepin si top destinacion për rajonin e Evropës lindore, për gjithë dashamirët e sporteve ekstreme. Ndryshe, Prilepi në vitet e fundit falë investimeve të qeverisë lokale, por edhe Klubit sportiv të ngjitjes “Zlato Vrv”, është bërë ndër destinacionet më…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi, ka pohuar se komuniteti maqedonas, duhet njëherë e përgjithmonë të prononcohet se a është për ndërtimin e një shteti së bashku me shqiptarët apo jo. Ai ka pohuar se nëse të njëjtit janë për një gjë të tillë, atëherë duhet që Shqiptarët ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre të cilat u takojnë, dhe jo siç ka qenë deri më tani, duke qenë të nënqmuar, apo majorizuar në ekzekutiv, ka pohuar në tv nova, mes tjerash Ibrahimi. Ibrahimi më tej ka pohuar se ka përfunduar koha kur Shqiptarët duhet të shihen si lypës…

Lexo më Shumë

Kontrollet e shpeshta të inspektorëve në terren janë arsye që lokalet e ndryshme të jenë më të kujdesshme në zbatimin e ligjit për pirjen e duhanit. Ligji parasheh gjoba prej 2 mijë deri më 4.500 euro për personin juridik që shkel ligjin, ndërkaq 500 deri 1 mijë euro për persona fizik. Pronarët e lokaleve janë të ndarë në mendime, disa mendojnë se duhanpirësit sjellin profit, derisa të tjerë janë kategorik se ligji duhet të zbatohet për të gjithë. “Është mirë që të jesh i barabartë me të tjerët, dhe ajo që vlen për ty të vlejë edhe për konkurrencën. Është…

Lexo më Shumë

Në parkun “Zhena borec” në Shkup është grabitur një 16 vjeçar nga ana e dy personave të panjohur të cilët ia kanë marrë xhupin dhe celularin. Grabitja ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa rastin në stacionin policor Qendër e ka paraqitur babai i djalit. Grabitësit me grusht hekuri dhe thikë i janë kërcënuar djalit, i cili ishte së bashku me edhe një shok, se fizikisht do ta sulmonin nëse nuk e zhvesh xhupin dhe nuk ia japin atyre. Djali e ka zhveshur xhupin, në të cilin e kishte celularin me kufje, pas çka grabitësit kanë ikur. Merren masa për…

Lexo më Shumë

Një tërmet është regjistruar sot në ora 11:14, 50 kilometra në perëndim të Shkupit, 8 kilometra në afërsi të fshatit Shipkovicë. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 2.7 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa ka qenë në thellësi prej 9 kilometrave.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:50 në magjistralen Kumanovë- Kriva Pallankë, I.N. (36) duke drejtuar veturën e tipit “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës ka humbur drejtimin, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Hetim në vendngjarje kanë bërë Prokuroria Publike. Nga ora 22:50- deri 00:45 komunikacioni ka qenë i mbyllur për të dy drejtimet.

Lexo më Shumë

Një person ka vendosur ta shesë veshkën e tij. Ai është një 26 vjeçar nga Shkupi, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë të ditur këtë gjë. Arsyeja pse G. I ka vendosur ta shesë veshkën, është nevoja për shumën e parave që i duhen për ta operuar fëmijën e tij, shkruan Indeksonline. Kështu ka shkruar në statusin e tij në “Facebook”. Ai ka kërkuar që t`i paraqiten vetëm persona që janë të interesuar seriozisht për marrëveshje, gjithashtu ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e ka problem t`i kryejë analizat. Ndryshe,…

Lexo më Shumë