Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se po diskutohen, 5 opsionet, raporton”SHENJA”. “Dëshiroj ti demantoj të gjitha spekulimet, po bisedohet për të gjitha opsionet, të gjithë po japin argument, por dhe kundër, dhe nuk kemi arritur deri në moment kur do të formohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim të gjitha opsionet kanë mbetur” ka thënë Osmani.
Author: Rilinda
Asgjë zyrtare edhe pse në orët e fundit spekulohet se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshjen për Qeverinë e re. Vetë lideri i BDI-së pak orë më parë tha se akoma po analizohet dhe se po shqyrtohen të gjitha çështjet në detaje me qëllim që të arrihet deri te konkluzionet. Nga ana tjetër zhvillime ka edhe në VMRO-DPMNE, kur Gruevski mbledh partitë më të vogla pjesë e koalicionit të tij.
Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17h brenda selisë së partisë së tij! Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve. Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke fol në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij. Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së. Para selisë shtatëkatëshe të VMRO-DPMNE në Shkup janë mbledhur disa medie, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh…
Në selinë e VMRO DPMNE ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e tjerë të koalicionit. Në këtë mbledhje pritet të konfirmohet edhe në lidhje me negociatat në vazhdim me BDI-në. Para takimit, të gjithë thanë se ishin optimist se sonte do të arrihet marrëveshje, dhe se do të respektohen afatet kushtetuese për formimin e shumicës në Parlament. ********** VMRO-DPMNE dhe partitë tjera të koalicionit pritet të takohen në orën 19:00. Me siguri pritet që në këtë takim të kumtohet vendimi lidhur me kolaicionimin me BDI-në. Sipas informacioneve të fundit të TV SHENJA, bisedimet për koalicionin e ri…
Bisedimet për koalicionin e ri qeveritarë janë shndërruar në një lojë ping pongu. Siç mësohet jo zyrtarisht, Ahmeti me disa zyrtarë të tjerë të BDI-së janë në komunikim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në prej ku marrin propozime lidhur me kushtet e koalicionit të cilat më pas Ahmeti ua prezenton nënkryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë. Më pas kreu i BDI-së përgjigjet e kryesisë dhe propozimet e reja nga selia e tij ua përcjellë bashkëbiseduesve në VMRO-DPMNE. Sipas informatave jo zyrtare nga Gruevski ka ofertë për rritjen e numrit të ministrive me të cilat do të udhëheqin kuadro të BDI-së dhe ndryshime të…
Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17h brenda selisë së partisë së tij! Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve. Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke fol në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij. Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së. Para selisë shtatëkatëshe të VMRO-DPMNE në Shkup janë mbledhur disa medie, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh…
Nga partia e Zoran Zaevit thonë se është mirë që qytetarët kanë mundësi të shohin se në çka është i gatshëm Gruevski për interesat e tij personale dhe frikën nga drejtësia dhe vendimi për ndryshime. “ Shqiptarët i quante “shqiptari”, kërkonte 63 deputetë që të mos varej nga BDI-ja, ndërsa tani lutet për përkrahje. Drejtoi shumë ofendime dhe vulgaritete drejt përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni, ndërsa tani pa fytyrë tenton tu afrohet. Gjithë këtë e bën vetëm se është përballur me përgjegjësinë nga qeverisja e tij kriminele”- deklarojnë nga partia LSDM. I tërë opinioni vendor edhe ai ndërkombëtarë e…
Analisti politik Visar Ademi është i mendimit se brenda BDI-së ka “luftë” për shkak se, sipas tij, zyrtarët e BDI-së janë të ndarë në qëndrime nëse duhet koalicionuar me OBRM-PDUKM-në apo LSDM-në. Ai për Alsat-M theksoi se nëse Prokuroria Speciale hiqet nga kushtet e BDI-së, atëherë ky do të jetë një tentim i partisë së Ahmetit për të amnistuar zyrtarët e OBRM-PDUKM-së. “BDI asnjëherë nuk e ka pasur në fokus Platformën Shqiptare dhe tash mundohet ta amnistojë OBRM-PDUKM-në nga të gjitha përgjegjësitë. Në BDI ka luftë brenda partiake pjesa e udhëheqësis ata që marrin vendime edhe që janë të implikuar…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kthejë në listën zgjedhore votuesit e kontestuar që nuk kishin të drejtë vote më 11 dhjetor. Bëhet fjalë për 29 858 votuesit të cilët u ndanë në listë të veçantë duke u etiketuar si të dyshimtë dhe nuk u paraqitën për të vërtetuar të drejtën e tyre të votës edhe pas dy afateve që kishin në dispozicion, transmeton Alsat M. Nga KSHZ-ja thonë se gjendja e re e listës zgjedhore, duke i përfshirë edhe këto persona, do të publikohet pas muajit mars. Nga KSHZ-ja bëjnë me dije se do të respektojnë dispozitat e Kodit…
Në Maqedoni thuajse një dekadë ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Shumica e qytetare ende nuk janë të informuar se cilat janë të drejtat e tyre si pacient. Për Ligjin që është miratuar në vitin 2008, janë informuar vetëm një numër i vogël i qytetarëve. “Nuk jam e informuar fare, paguaj kudo që shkoj, në spital, gjithçka paguhet“ “Shumë dobët e tregojnë këtë, ku të pyesësh, nuk e di thonë, majtas-djathtas, madje do të humbësh gjysmë orë që t’ia dalësh”, ankohen qytetarët. Hulumtimet e organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve tregojnë se…
Një pjesë e qytetarëve janë të pakënaqur nga shërbimet administrative. Ata ankohen se për pritje të gjata dhe trajtim joadekuat nga punonjësit administrativ. Ndodhë që për një dokument të rëndomtë të presim me ditë tëra. “Vetëm për një pyetje, prita gjysmë ore, vetëm t’i pyes, asnjë sportel nuk punon. Të gjithë janë brenda. Të paktën njëri le të japë informata se duhet të shkoj diku tjetër. Ai që ka të njohur brenda, hy, kryen punë dhe del. S’merret vesh fare. Vetëm ia bën me sy dhe hyn brenda, kryen punë”. “Aspak jo. Nuk punohet. Nuk ka rend. Varet kush si.…
Në vendkalimin kufitar Walserberg të Salzburgut në Austri, mëngjesin e hershëm të së dielës është djjegur tërësisht një autobus nga Maqedonia. „Të gjithë 51 udhëtarët i kanë shpëtuar rastit“, kanë deklaruar nga Kryqi Kuq i Bayerit. Të lënduar nuk pati, ndërsa autobusi u përfshi tërësisht nga flakët, shkruajnë mediet austriake, njofton „Shtegu.com“. Autoritetet austriake e kanë kontroluar autobusin nga Maqedonia, pasi u kishte rënë në sy se diçka nuk ishte në rregull me te. Porsa e kanë hapur hapësirën ku është i vendosur motori, zjarri e ka përfshirë autobusin. Ekipet zjarrfikëse austriake menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me…

