3 vjeçari D.O nga Shipkovica e Tetovës, është lënduar gjatë skijimit në Kodrën e Diellit. “Duke kaluar nga njëri shteg në tjetrin ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një rrethore nga plastiku në afërsi të teleferikut që nuk punon, dhe ka përfunduar në kabllot e çelikta të teleferikut”, njofton SPB- Tetovë. Djaloshi i lënduar është dërguar në spitalin e qytetit dhe me urgjencë është transportuar në klinikën e Shkupit.
Author: Rilinda
Në intervistën për Oranews Osmani ka folur edhe për pikat ndarëse të cilat kanë patur argumente për pro e kundër koaalicionimeve Ora News: Cilat kanë qenë pikat që jeni ndarë më shumë dhe nuk keni rënë dakord? Bujar Osmani: Për momentin kemi pesë opsione në tavolinë. 1- Të bëjmë koalicion me partinë fituese VMRO DMPNE 2- Me LSDM opozitare të deritanishme 3- të bëjmë qeveri të zgjeruar 4- Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme 5- BDI të mbetet në opozitë. Të gjitha këto opsione kanë argumente pro e kundër. Do të duhet më tepër kohë që forumet dhe kryesia e…
Nata e mbrëmshme nuk ka kaluar pa vëmendje nga mediat ndërkombëtare. “Konservatorët e OBRM-PDUKM dështuan për të krijuar qeverinë e re, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni,” shkruan rp-online.de. “Në rast të kundër partia më e madhe maqedonase ka kërcënuar me tensionim të situatës.” “Gruevski ka hedhur poshtë dy kërkesat e partisë BDI. E para për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë dhe e dyta për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale,” shkruan media gjermane “Deutschlandfunk” dhe media amerikane “Foxneës”. “Maqedonia dështoi të krijojë qeverinë e re mes partnerëve strategjikë BDI dhe OBRM-PDUKM, përkundër…
Është logjike dhe legjitime që kryetari i shtetit, t’ia jep mandatin për formim të Qeverisë LSDM-së, pas përpjekjes së pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së që të sigurojë shumicë parlamentare, vlerësojnë nga Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit. “Edhe përskaj sugjerimeve të ekspertëve dhe zgjidhjeve kushtetuese, që mandati duhet t’i jepet partisë ose partive që kanë shumicë në Parlament, Gjorge Ivanov, mandatin ia dha VMRO-DPMNE-së, gjë që është shkelje e Kushtetutës dhe njëkohësisht lejoi mundësi të madhe që mandatari Nikolla Gruevski të formojë Qeveri, por përpjekja e tij ngeli pa rezultat. Tani në interes të stabilitetit, interesave nacionale dhe shtetërore duhet të formohet…
Procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës hapet për opinioni më 9 shkurt. Këtë lajm për gazetën KOHA e ka konfirmuar avokati Naser Raufi, i cili ka theksuar se prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike do të përfundojë brenda seancës së sotme dhe asaj që pritet të mbahet me datë 3 shkurt. Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin e gjerë do të bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga…
Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar për nesër protesta. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet. Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut. Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti iu bëri…
Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet mbajtur seanca për lëndën Erazmus. Në këtë lëndë, pesë profesor dhe një demonstrues nga Fakulteti Ekonomik në Shkup nga PTHP janë të akuzuar se kanë kryer vepra penale duke pranuar mitmarrje, pranimin e dhuratave për ndikim të paligjshëm, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Gjykata Penale vitin e kaluar në shtator ka sjell një vendim për t`ia ndaluar katër profesorëve të dyshuar nga Fakulteti Ekonomik që të vazhdojnë me ligjërata. Aksioni i PTHP i ndihmuar edhe nga MPB është realizuar me 6 qershor të vitit të kaluar.
behja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike. I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë. Politologu Ramush Tahiri mendon se vonesat në proceset integruese evropiane, paraqesin rrezik për Ballkanin Perëndimor. I lënë si një terren pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani, sipas Tahirit po shihet sërish nga Rusia si mundësi për ta shtrirë…
Shtresë më e lartë e borës nga 64 centimetra në Maqedoni, në mëngjes në orën 8:00 është matur në Mavrovë. Në Gjurishte janë matur 43 centimetra borë, në Pozharan 40, në Llazaropole 38, në Krushevë 28, Manastir 23, Tetovë dhe Berovë 21, Demir Kapi 17, Shkup 16, Shkup-Petrovec 14, Strumicë 10, Kriva Pallankë 8, Topollçan 5, Pretor 4, Prilep 3 dhe Shtip 2 centimetra, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Mëngjesin e sotëm në orën 8:00 temperaturë më e ulët nga -136 gradë është matur në Tetovë, -11 në Shkup Petrovec, -10 Mavrovë, -8 në Shkup, -7 në Berovë, -6…
Pas dështimit të marrëveshjes me BDI-së, VMRO-DPMNE ka dalë me një kumtesë, përmes të cilës kërkon zgjedhje të reja parlamentare. “VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fitues në zgjedhjet e fundit, e cila morri përkrahje më të madhe të qytetarëve dhe fitoi numër më të madh të deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo thellimin e saj, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur, ndërsa është në plan të parë në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e…
Prej sot më 3 shkurt do të zbatohet testimi ekstern i maturantëve. Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) kumtoi se do të përfshihen 18.600 nxënës në vitet e fundit në arsimin e mesëm. Një javë para testimit nxënësit morën informata për ditët e testimit, ndërsa të premten shkollat e publikuan edhe oraret me lëndët për të cilat nxënësit do të kontrollohen. QSHP informoi se rezultatet preliminare do të publikohen më 7 shkurt të vitit 2017.
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Para dite nëdisa lugina do të ketë mjegulla. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej minus 12 gradë deri minus 5 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të sillet prej 1 deri 6 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura të mëngjesit deri në minus 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 3 gradë celsius.

