Pas njoftimeve se kryetari Ivanov është njoftuar nga Kuvendi se nuk është dorëzuar asnjë program e as përbërje qeveritare nga mandatari Nikolla Gruevski, kryetari Ivanov do të fillojë konsultat për hapin e radhës. Për këtë qëllim, kryetari Ivanov do të takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski. Pritet që mandati për të formuar qeveri, t’i jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Megjithatë, disa ekspertë konsiderojnë se Ivanovi e ka shkelur Kushtetutën me mandatimin që i bëri Gruevskit. Kushtetuta thotë se mandati për formimin e qeverisë duhet t’i jepet partisë ose koalicionit të partive që sigurojnë shumicë parlamentare.
Author: Rilinda
Vendkalimi kufitar i Maqedonisë me Greqinë, në pikën e quajtur Evzoni, është i bllokuar edhe sot për hyrje-dalje, nga bujqit grek të cilët kanë filluar një grevë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bllokada ka filluar dje në ora 16 e 30 dhe lejohet të kalojnë kufirin vetëm këmbësorët. Nuk ka informacione nga pala greke se deri kur do të zgjatë bllokada, pasi Sindikata e bujqve ende nuk kanë sqaruar.
Mbrëmë rreth orës 23, një person anonim ka paraqitur se është vendosur bombë në Parlamentin e Maqedonisë. Nga MPB e konfirmojnë rastin, por të njëjtin thonë se paraqitja për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm. Në komunikatën e kësaj ministrie thuhet se ekipet antiterroriste kanë kryer kontrollet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Parlamentit dhe se nuk është gjetur asnjë lloj mjeti shpërthyes. “Një person i panjohur me zë burri në orën 23:02 në numrin telefonik 192 ka lajmëruar se në ndërtesën e Kuvendin është vendosur bombë. Është konfirmuar më pas se personi që ka…
“Edhe më tej vazhdon bashkëpunimi i rëndë me Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup”, ankohen sot Prokuroria Speciale Publike (PSP), në lidhje me siç thonë ata, obstruksionet që u kryhen nga Gjykata Themelore Shkupi 1. “Më 20.01.2017 gjykatësit kujdestar të Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i janë dorëzuar disa kërkesa për dhënie të urdhrit për bastisje. Kërkesat kanë të bëjnë me procedura të ndryshme hetimore dhe parahetimore të cilat i zbaton kjo Prokurori. Në vazhdën e kërkesave tona janë dorëzuar edhe dëshmi dhe bisedime të bisedave telefonike nga ndjekja e paligjshme e komunikacioneve për,…
Aleanca për Shqiptarët konsideron se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Në dy pronocime të ndara për TV 21 dhe TV Telma, Ziadin Sela ka përsëritur se koalicioni i udhëhequr nga ai nuk do të pranojë të mbahen zgjedhje vetëm sepse kjo u konvenon disa politikanëve maqedonas të cilët mundohen të shpëtojnë kokën e vet. Sela thotë se u bë mirë që Gruevski nuk siguroi shumicë parlamentare, pasi që në fushatë bëri thirrje për pamundësim të të drejtave për shqiptarët, ndërkaq konsideron se Ivanovi e ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën sepse është nën urdhrat e Gruevskit. Në lidhje me…
Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht gjatë paraditës do të jetë i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës pritet që të rriten temperaturat. Paradite në disa lugina do të ketë vranësira të lehta dhe mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -12 deri në 5, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë mot i ngjashëm me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri -11 deri, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 3 gradë celsius. Deri të mërkurën moti do të jetë kryesisht…
Edhe seanca e sotme gjyqësore për Lagjen e Trimave u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykimi mbetet në stadin e leximit të transkriptimeve nga bisedat e përgjuara të të akuzuarve. Sipas avokatëve mbrojtës tashmë janë duke u lexuar bisedat pas 9 dhe 10 majit 2015, për të cilat vet mbrojtja më parë kishte informuar se janë biseda të cilat do të vendosin pistat përmes të cilave mund të arrihet deri tek e vërteta. Mbrojtja gjithashtu kishte theksuar se këto biseda mund të nxjerrin edhe përfshirjen e mundshme të figurave politike në këtë rast. Pas leximit të bisedave pason faza e…
Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) i ka bërë apel LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithë maqedonas, përballë Platformës shqiptare. KBM konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM dhe VMRO kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë. Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore. Sipas KBM-së , shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do…
nspektorati i Punës sot ka kryer kontrolle për duhanin në komunën e Tetovës. Tre inspektorë pa paralajmërim kanë hyrë në zyrën e sekretares së komunës së Tetovës. Pas insistimit të ekipit të televizionit Alsat M për të mësuar për çfarë kontrolli bëhet fjalë, njëri nga inspektorët tha se bëhet fjalë për kontrolle rutinë. Pas kontrollit të inspektorëve, ana tjetër nga komuna e Tetovës kanë ironizuar përmes një komunikate me shkrim ku përshëndesin vendimin e institucioneve që pikërisht sot zgjodhën ditën për të bërë inspektime të tilla. Nga komuna thonë se mbështesin kontrollet që janë konform ligjit në fuqi, dhe sqarojnë…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka arritur në vilën e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov. Lajmi bëhet i ditur nga TV21, mirëpo nuk dihen arsyet e kësaj vizite. Supozohet se takimi ka të bëjë me zhvillimet më të reja në vend, pas dështimit të Nikolla Gruevskit që të formojë qeveri. Përndryshe, pas këtij dështimi, duhet që mandati do t’i jepet Zoran Zaevit të LSDM-së. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/944560832340788/
“Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë e re. Ai dështoi, sepse nuk ishte në gjendje për të arritur një kompromis me partitë politike shqiptar – kryesisht me BDI-në, duke i marrë parasysh kërkesat e tyre. Po, VMRO-DPMNE qartë kërkon të qeverisë, por nën kushtet e tyre, duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë – ata u nevojiten atyre për kuorum, por do të vepronin pa ata, nëse do të mundnin.” – ka shkruajtur në blog ish lehtësuesi i BE-së për Maqedoninë Piter VanHojte. Ai vlerëson se edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë nuk është…
Shpërndarje të sërishme të Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare, siç kërkon VMRO DPMNE, nënkupton pasiguri shtesë për vazhdimin e mandatit apo më saktë të afatit 18 mujor për ngritjen e aktakuzave nga PSP. Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski mbrëmë deri në mesnatë nuk arriti të bëj shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, pasi kryesia e BDI-së pas disa seancave maratone nuk mori vendim për koalicion eventual me Gruevskin dhe VMRO-në dhe i la të hapura të gjitha opsionet. Pas kësaj, VMRO DPMNE doli me njoftim ku thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është vendim i duhur…

