Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në Click Plus në tv21, ka treguar edhe shkakun kryesor se pse BDI-ja nuk ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE. “VMRO-DPMNE nuk ka pasur gadishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, theksoi Talat Xhaferi. Ai theksoi se që nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për opsinionin e dytë që e shtroi BDI në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicionim me LSDM-së, poqëse ai i pranon deklaratën dhe platformën shqiptare. VMRO-DPMNE është konsumu, nesër nisin bisedimet për opsionin e dytë. “Deri sa nuk kemi…
Author: Rilinda
Profesori Univerzitar Mersim Maksuti është decid se Presidenti i shtetit e ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë që në start. Në RM-së mandati i jepet kualicionit të partive që ka shumicën, ai nuk bëri konsultime që në start, këtë hap ai e ka të vonuar, këtë duhet te bënte në 10-të ditët e para. Baza e problemit është këtu: Presidenti e shkeli Kushteutën atëher (partitë heshtën, nuk reguan në kohë) të shkojnë në këtë princip: mandatari e konsumojë të drejtën për të bërë qeverin (Gruevski) ndaj tash i takon ti jepet Zaveit. Kjo është rregulla dhe shtylla e demokracisë që duhet…
Autor: Xhevdet Pozhari Në mandatin e kaluar qeverisës kur Bashkimi Demokratik për Integrim kishte njëzet deputetë, asnjë shqiptar i Maqedonisë nuk e kishte të qartë pse ajo i nënshtrohej VMRO-DPMNE-së sikur të ishte degë e saj në Strumicë, e jo parti e vetuar nga shqiptarët. Kur BDI ja ishte e fortë dhe mospërfillëse ndaj shqiptarëve, askush nuk e dinte se çfarë marrëveshje kishte bërë me Gruevskin, e as që bëhej fjalë për llogaridhënie para shqiptarëve për të bëmat e saja. Pavarësisht se dikur BDI – ja ishte e fortë dhe kishte e vetme thuajse aq deputetë sa kanë të gjitha…
VMRO-DPMNE kërkon llogari nga ndërkombëtarët të cilët u prononcuan për vazhdim të bisedimeve dhe formimin e Qeverisë së re. Me ton të ashpër, partia e Gruevskit kërkon që ambasada e SHBA-ve të sqarojë qëndrimin e djeshëm dhe të saktësojë nëse kjo nënkupton se ambasada amerikane përkrah idenë që mandati duhet t’i kalohet partisë së dytë. VMRO-DPMNE kërkon sqarim nëse SHBA sugjeron dhe kërkon nga Maqedonia dhe partitë në parlament që të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare dhe a mundet që kjo ftesë të interpretohet si qëndrim zyrtar i administratës së SHBA-së, që partitë sipas radhës aktuale me fuqinë që…
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend për qeverinë e re nëse presidenti e mandaton liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ibrahimi sqaron se partia që përfaqëson ai është shumë e interesuar për ta larguar nga skena politike Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO – DPMNE lidershipi i së cilës thotë se është i inkriminuar dhe udhëheq politika antishqiptare Ne nuk e kemi fshehur se nëse është në interes të largimit të VMRO-së dhe këtij lidershipi të saj prej skenës politike në Maqedoni, mund të bashkëbisedojmë me Zaevin për…
Varfëri e skajshme mbizotëron në familjen Qaili nga Shkupi. Frikë deri në palcë nga shkaku se shtëpia mundet që në çdo moment të rrënohet. Ka mungesë të druve për të zbutur acarin. Shtëpia është e ftohtë dhe anëtarët e familjes janë të uritur. Gjendja e rëndë shëndetësore e kryefamiljarit pamundëson atë të punoj dhe ta mirëmbaj familjen, tri vajzat 7, 4, 2 vjeçe të cilat kërkojnë që të jetojnë në kushte normale sikur bashkëmoshatarët e tyre, në këtë mënyrë dhe me kushte të këtilla i shtyjnë ditët kjo familje. Kryefamiljarja Lumturie Qaili, mes lotëve tregon se ka frikë që të…
Të gjitha veprimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së çojnë deri në një pistë, ajo është krijimi i ambientit të mundshëm politik, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ky është vlerësimi i analistit politik Sefer Tahiri, sa i përket asaj se cili opsion është më i mundshëm, pas dështimit të tentimit të parë për formimin e Qeverisë. Ai tha se gjasat janë shumë të vogla që presidenti Ivanov t’ia japë mandatin LSDM-së, pasi sipas tij, partitë të cilat deri më tani ishin në pushtet, po përgatisin një skenar I cili mendojnë se do t’u përshtatet atyre, ai tha se opozita…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend rreth formimit të Qeverisë, tha se edhe pas rezultatit të zgjedhjeve nuk është zgjedhur akoma. Ai tha se partitë politike janë duke punuar për të formuar qeverinë dhe se gjërat do të varen prej zhvillimeve të bisedimeve partiake. “Shumë gjëra do të varen prej takimeve të ardhshme dhe bisedimeve që po ndodhin. Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë për të formuar qeverinë dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, ka deklaruar Çarls Gareth, Ambasador i Britanisë…
Drejtorët e BDI-së dërgojnë kontrolle tek kryetarët e komunave nga radhët e tyre të cilët kundërshtuan koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. Ditë më parë policia financiare trokiti në derën e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa më pas edhe në komunën e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Ishin pikërisht këta nënkryetar të Bashkimit Demokratik për Integrim , disa prej të cilëve kundërshtuan koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. “Ky është inspektorati i tregut, i cili këto ditë po bën kontrolle nëpër komunat e Tetovës dhe të Çairit. Siç thanë nga ky institucion, respektivisht drejtori në bisedë telefonike me neve tha që kontrollet janë të zakonshme…
Profesori, Nikolla Dujovski vlerëson se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në vend se ta pret presidentin t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, duhet menjëherë të sigurojë shumicën parlamentare dhe të mos lë hapësirë për manipulime. Skenari më i mirë për Maqedoninë dhe për daljen nga kjo krizë politike është që Zoran Zaev menjëherë t’i fillojë konsultimet me partitë politike të shqiptarëve, me BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët dhe të sigurojë shumicë parlamentare para se ta fitojë mandatin e Presidentit. Sepse Kushtetuta jonë është në atë frymë, Presidenti do t’ia besojë mandatin partisë ose partive që kanë shumicë në…
Drejtori i Misionit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Maqedoni Xhejms Stajn nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt shkrimet në disa media pro-qeveritare se qytetarët amerikanë përmes USAID-it, i financojnë politikat e miliarderit amerikan Xhorxh Soros në Maqedoni. Sipas tij, shoqëria aktive civile është baza e demokracisë. “Ne nuk kemi asgjë të veçantë për të thënë në lidhje me të, ne besojmë se shoqëria civile e drejtë dhe aktive është baza e demokracisë dhe për këtë periudhë në Maqedoni kemi punuar me qindra organizata, për të ndihmuar ato përmes përpjekjeve konstruktive, që së bashku me qeverinë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nesër do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit. “Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit. Ivanov në takimin e sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se…

