Author: Rilinda

Edhe seanca e sotme gjyqësore për Lagjen e Trimave u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykimi mbetet në stadin e leximit të transkriptimeve nga bisedat e përgjuara të të akuzuarve. Sipas avokatëve mbrojtës tashmë janë duke u lexuar bisedat pas 9 dhe 10 majit 2015, për të cilat vet mbrojtja më parë kishte informuar se janë biseda të cilat do të vendosin pistat përmes të cilave mund të arrihet deri tek e vërteta. Mbrojtja gjithashtu kishte theksuar se këto biseda mund të nxjerrin edhe përfshirjen e mundshme të figurave politike në këtë rast. Pas leximit të bisedave pason faza e…

Lexo më Shumë

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) i ka bërë apel LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithë maqedonas, përballë Platformës shqiptare. KBM konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM dhe VMRO kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë. Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore. Sipas KBM-së , shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do…

Lexo më Shumë

nspektorati i Punës sot ka kryer kontrolle për duhanin në komunën e Tetovës. Tre inspektorë pa paralajmërim kanë hyrë në zyrën e sekretares së komunës së Tetovës. Pas insistimit të ekipit të televizionit Alsat M për të mësuar për çfarë kontrolli bëhet fjalë, njëri nga inspektorët tha se bëhet fjalë për kontrolle rutinë. Pas kontrollit të inspektorëve, ana tjetër nga komuna e Tetovës kanë ironizuar përmes një komunikate me shkrim ku përshëndesin vendimin e institucioneve që pikërisht sot zgjodhën ditën për të bërë inspektime të tilla. Nga komuna thonë se mbështesin kontrollet që janë konform ligjit në fuqi, dhe sqarojnë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka arritur në vilën e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov. Lajmi bëhet i ditur nga TV21, mirëpo nuk dihen arsyet e kësaj vizite. Supozohet se takimi ka të bëjë me zhvillimet më të reja në vend, pas dështimit të Nikolla Gruevskit që të formojë qeveri. Përndryshe, pas këtij dështimi, duhet që mandati do t’i jepet Zoran Zaevit të LSDM-së. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/944560832340788/

Lexo më Shumë

“Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë e re. Ai dështoi, sepse nuk ishte në gjendje për të arritur një kompromis me partitë politike shqiptar – kryesisht me BDI-në, duke i marrë parasysh kërkesat e tyre. Po, VMRO-DPMNE qartë kërkon të qeverisë, por nën kushtet e tyre, duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë – ata u nevojiten atyre për kuorum, por do të vepronin pa ata, nëse do të mundnin.” – ka shkruajtur në blog ish lehtësuesi i BE-së për Maqedoninë Piter VanHojte. Ai vlerëson se edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë nuk është…

Lexo më Shumë

Shpërndarje të sërishme të Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare, siç kërkon VMRO DPMNE, nënkupton pasiguri shtesë për vazhdimin e mandatit apo më saktë të afatit 18 mujor për ngritjen e aktakuzave nga PSP. Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski mbrëmë deri në mesnatë nuk arriti të bëj shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, pasi kryesia e BDI-së pas disa seancave maratone nuk mori vendim për koalicion eventual me Gruevskin dhe VMRO-në dhe i la të hapura të gjitha opsionet. Pas kësaj, VMRO DPMNE doli me njoftim ku thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është vendim i duhur…

Lexo më Shumë

Është konfirmuar prania e sëmundjes ngjitëse Influenca aviare, përkatësisht gripit të shpezëve tipi AH5N8 tek shpezët në fshatin Moroishtë të Strugës, informoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski. Theksoi se virusi është me patogjenezë të lartë tek shpezët, por nuk paraqet zoonozë dhe nuk bartet tek njerëzit dhe në asnjë rast nuk mund të paraqesë kërcënim për shëndetin publik tek njerëzit. “Rasti i parë është detektuar më 27 janar pas mbikëqyrjes aktive të shpezëve zbatuar në terren dhe është konstatuar në analizat laboratorike të Fakultetit për mjekësi veterinare. Menjëherë iu qasëm protokollit për përballje me gripin…

Lexo më Shumë

Saga e negociatave ne Maqedoni për formimin e qeverisë së re ka prodhuar dizinformim në Shqipëri, duke i bërë qesharake jo vetëm disa media të rëndësishme e portale online në Tiranë, por edhe disa politikanë, e madje edhe Partinë Demokratike që ka përshëndetur zyrtarisht përmes një deklarate arritjen e një marrëveshje me BDI-se dhe VMRO-se për qeverinë, shkruan Alsat M. Në faqen e Partisë Demokratike ne FB, ku u shpërnda deklarata, ka pasur reagime dhe indinjatë nga gazetarë e qytetarë të Maqedonisë, që e akuzojnë këtë parti për mungesë totale serioziteti. Te futur ne një garë për gjoja lajmin e…

Lexo më Shumë

Shtëpia Botuese Shkupi i është kundërpërgjigjur reagimit të Sekretariatit Shtetëror të Ministrisë së Kulturës, në lidhje me projektet e programit kulturor të vitit 2017. Drejtuesi i kësaj shtëpi botuese, Azam Dauti, ka akuzuar sekretarin shtetëror, Bexhihudin Shehapi, se vepron kundër interesave shqiptare dhe se nuk po punon në avancimin e kulturës shqiptare në vend. “Megjithatë, do ta rikujtojmë autorin e këtij Reagimi, se kur shkruhet Ministria e kulturës, në atë rast nënshkrues është ministri, sepse ai është përgjegjës për politikën kulturore në këtë Ministri. Sekretari Shtetëror, mund të ndikojë nëse ka ndikim tek Ministri, mirëpo funksioni i Sekretarit shtetëror është…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit, testimi ekstern për maturantët filloi me probleme të shumta. Arsimtarët dhe nxënësit bëjnë të ditur se testimi i sotëm kishte gabime të natyrave të ndryshme, duke filluar nga pyetjet që kishin gabime të shumta në kuptim, opsione të njëjta për përgjigje, pyetje gabimisht të parashtruara e kështu me radhë. Burim Aliu, arsimtar i shkollës së mesme “Zef Lush Marku” tregoi se testimi në këtë shkollë filloi normalisht, përveç asaj që hasën në gabime në pyetje. Sipas disa pyetjeve që i kishte lexuar, ai kishte konstatuar se pyetjet ishin të përkthyera nga gjuha maqedonase përmes Google Translate-it. “Deri…

Lexo më Shumë

Ping pong mes institucioneve kompetente me mandatin për formimin e Qeverisë së re. Presidenca, Kuvendi dhe VMRO-DPMNE hedhin topin njëri-tjetrit për hapat e tjerë që duhet të ndërmeren pasi Gruevski nuk arriti të formojë Qeverinë për 20 ditët e kaluara. Sot duhet që kreu i VMRO-DPMNE-së t’ia kthejë mandatin presidentit Ivanov dhe më pas kreu i shtetit mandatin duhet të ja jep një lideri ose përfaqësuesi tjetër partiak. Nga VMRO-DPMNE gjatë gjithë ditës nuk ka pasur asnjë njoftim nëse Gruevski e ka kthyer mandatin ose kur do ta bëjë këtë. Ndërkaq nga vila e presidentit në Vodno kanë hedhur përgjegjësinë…

Lexo më Shumë

Tensionet në koalicionin qeveritar të ditëve të fundit kanë çuar kryeministri Edi Rama në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe bashkëaleatit të tij Ilir Meta. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë është parë të shkojë në zyrën e Metës, çka lë të kuptohet se ecuria e koalicionit, zërave të eksponentëve të PS dhe LSI do të jenë në qendër të bisedës mes tyre. Një ditë më parë, analistët politikë janë shprehur për Top Channel se tensioni i krijuar mes dy partive kryesore qeverisës është thjesht një “show” dhe besojnë se Ilir Meta do të qëndrojë në qeveri. Pas deklaratave të…

Lexo më Shumë