Radio Televizioni i Maqedonisë, nëpërmjet korrespodentit të SHBA-së, sot nxori një kronikë në të cilën disa kongresmenë republikan të SHBA-së flasin kundër ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli. Fushatën kundër Bejlit e udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, të cilët njoftuar se kanë dërguar kërkesë deri te Donald Trump dhe partia republikanë që ta kontrollojnë punën e Xhes Bejlit në Maqedoni, duke e akuzuar se punon nën diktat të Sorosit dhe LSDM-së. Lobimi i VMRO-DPMNE-së, nëpërmjet kongresmenëve ose nëpërmjet teksteve të paguara dhe shkrimeve të ndryshme nëpër gazeta të ndryshme dhe portale amerikane, ndërkaq gjatë kohës së fundit nëpërmjet kronikave në Radio Televizionin…
Author: Rilinda
Pas motit të ngrohtë gjatë uikendit, hidrometeorologët nga e hëna pasdite paralajmërojnë valë të re të të ftohtit dhe borë në vendet më të larta dhe male. Sipas parashikimit të DPHM-së do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe nëpër luginat e lumenjve. Do të ketë reshje të dobëta të përkohshme lokale të shiut të cilat në intensive do të jenë në pjesët perëndimore. Të hënën pritet që reshjet të përhapen kudo dhe të jenë më intensive ndërsa nga fundi i ditës si rezultat i lëshimit të…
Implementimi i projekteve për integrimi multi-etnik në arsim, po hyn në fazën e avancimit sa i përket formës dhe mundësisë së realizmit. Tani e tutje, nuk do të jenë vetëm aktivitete sportive me karakter zbavitës të cilat do ta karakterizojnë këtë proces, por edhe mësim i integruar me paralele të përziera. Pra, shkollat do të kenë mundësi të organizojnë edhe aktivitete mësimore multi-etnike, respektivisht të formojnë paralele të përziera ku mësimi mund të realizohet në më tepër gjuhë dhe për këtë nuk do të jetë e nevojshme që nxënësit të jenë domosdoshmërisht vetëm të një shkolle, por mund të vijnë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga sekretari i partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Nikolloski realizoi takim me ambasadën e Federatës ruse, Oleg Shçerbak. Në takimin, e mbajtur me kërkesë të ambasadorit rus, është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe Rusi. “Rreth sfidave aktuale për formimin e koalicionit qeveritar Gruevski theksoi se pas moskonstituimit të Qeverisë dhe skadimit të mandatit prej 20 ditësh, u krijua një situatë e pjekur për zgjedhje të reja të parakohshme me qëllim të përfundimit të krizës politike. Është e qartë se disa prej partive në Maqedoni treguan frikë për organizimin e zgjedhjeve…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup-Tetovë dhe Tetovë-Gostivar dhe prej 100 deri në 150 metra në akset rrugore rreth Manastirit dhe Prilepit. LAMM njofton se për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi kufitar Evzoni edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të mëdha për hyre dhe…
Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, përndryshe djali i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajrami, në Komisionin për parandalim të korrupsionit ka paraqitur se në pronësi nuk posedon asgjë, ndërkaq jeton me prindërit në një shtëpi 100 metra katror. Djali kryetar komune dhe babai disa vjet deputet, “nuk kanë kursyer asnjë denarë”, ndërkaq Komisioni Antikorrupsion, në vend që t’i kontrollojë listat pronësore, e njëjta vetëm i përshkruan.
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër fushëgropa të caktuara me vranësira të ulëta dhe paraqitje të mjegullave veçanërisht paradite. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në malet më të larta borë të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një, ndërsa e ditës prej katër deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira mesatare me mjegulla të dobëta paradite. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në gjashtë gradë Celsius. Edhe…
Gjatë emsionit debativ #Click Plus që trasnmetohet live në TV 21 , Xhelal Neziri ne pjesën ku diskutohet rreth Platformës së përbashkët shqipatre thekson se kjo Platformë për momentin nuk egziston. Analisti politik, Xhelal Neziri dekalron se sot Ivanovi vërtetoi se në lojë është edhe partia e Gruevskit për të formuar qeverinë e re. “Të gjithë partitë sërish janë në garë, ai nuk është drejtuar se partitë tjera përveç partisë Gruevskit, por ai tha se të gjithë janë në garë për formimin e qeverisë”, theksoi Neziri. Ndërkohë Hoxha shton që BDI nuk i ka informuar ata dhe opinjonin se ç’far…
https://www.youtube.com/watch?v=xReF3jVAJU0
Arianit Hoxha i Lëvizjes BESA, në emisionin Click Plus në tv21 ka theksuar se nëse Zaevi e pranon platformën ne do ta mbështesim, por nuk do të hyjmë në qeveri. “Nëse LSDM dhe Zoran Zaevi e pranon platformën shqiptare ne do ta votojmë qeverinë e re për t’ia siguru 61 deputetë, por për të hyjë në qeveri duhet të hapet çështja e ridifinimit”, theksoi Hoxha. Ai tha se për të hyj Lëvizje BESA në qeveri duhet të plotësohen kushte edhe atë, Prokuroria Speciale Publike, redifinimi i Maqedonisë dhe marrëveshje transprente me afatazime.
Arjanit Hoxha nga rradhët e koalicionit ” Rilindje me Besë” i ftuar në Tv21 emsionin debativ #Click Plus thekson se deri në këto momente nuk ka inciativë nga ndonjë parti politike për të marrë nënshkrime nga BESA për të bërë mandatin. Sot kemi shkuar te Presidenti për ti treguar qartas se duhet unifikuar qëndrimet politike. Ai dëshmon se ja ka dhënë mandatin Gruevskit meqë ka pas 61 numra të deklaruar, koalicioni VMRO-BDI bashkë, dmth ky ka qenë preteksti pse Ivanov i ka dhënë mandatin Gruevskit. Atëher pse duhet ta fsheh BDI këtë! Gafa e dytë është sot se Alia dëshmon…
Takimi i Ahmetit me Ivanovin për të gjithë ishte i pa pritur pasiqë gjatë periudhës së zgjedhjeve presidensiale dhe pas tyre kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kishte një retorikë shumë kundër Ivanovit dhe thoshte se Ivanov është i pa pranueshëm si president sepse Maqedonia ka nevojë për president që do i përfaqësoj interest e gjithë qytetarëve. Por ja që sot ishte vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me shefin e kabinetit Artan Grubin shkuan në takim me Ivanovin. Kryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa, Daim Luçi, për Lajm thotë se takimi i Ahmetit me Ivanovin për shum…

