Author: Rilinda

sh-diplomati dhe profesori universitar Gjorgje Spasov në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Rusia thekson se BDI nën ndikimin e Perendimit i ka refuzuar dashurinë të përkledhurit të tyre Gruevski për të formuar Qeverinë. Ata kërkojnë që SHBA dhe BE të mos përzihen sikur në Ukrainë, që Maqedonia të mos bëhet anëtare e NATO dhe BE. Që kur Ahmetin filluan ta mbrojnë rusët, kjo duhet seriozisht të mendohet.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në Tv Art u shpreh se pse nuk u arrit marrëveshja me VMRO-në e Gruevskit. “Vendimi ynë nuk meret në bazë zë emocioneve, vendimi jonë ka të bëjë me të ardhmen e vendit, me të nesërmen e këtij vendit a do të jetë më mirë sa ishte dje, dhe të gjithë ata jetojnë në pritje që ne do marrim një vendim sipas dëshirave të njërës palë apo tjetrës palë” u shpreh Ahmeti.

Lexo më Shumë

Profesori i Fakultetit Juridik dhe një nga hartuesit e kushtetutës, Lubomir Fërçkoski ka sulmuar ashpër kryetarin Ivanov, pas kushtëzimit që i bëri ky i fundit dhënies së mandatit për qeverinë e re. Pas konsultimeve të djeshme me partitë parlamentare, kryetari Ivanov deklaroi se do t`ia japë mandatin për formimin e qeverisë atij që dorëzon së paku 61 nënshkrime deputetësh. Por jo vetëm kaq, Ivanov kërkon që kryeministri dhe qeveria e re të plotësojnë dy kushte: respektimin e interesave shtetërore dhe ndërrmarrjen e reformave në sistemin e sigurisë. Sipas hartuesit të kushtetutës Fërçkoski, Ivanov e ka shkelur kushtetutën së paku dy…

Lexo më Shumë

as vendimit të presidentit Gjorge Ivanov se do t’i ndajë mandatin asaj partie e cila do të arrijë të sigurojë shumicën parlamentare, paritë maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM nuk kanë dhënë hollësi se për nismat për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve, njofton REL. VMRO DMNE e Nikolla Gruevskit, që nuk ka arritur të formojë qeverinë, nuk ka dhënë asnjë informacion. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë shkurt tha se po bëhen konsultime pa saktësuar asgjë. “Nuk ka nevojë të shqetësohen qytetarët, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të punojnë në gjetjen e një zgjidhje që do të sjellë deri në formimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtari i KE të LSDM-së, Lupço Nikollovski sot pasdite u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, e shoqëruar nga shefi për çështje politike, Xhef Bili. Në takim, siç kumtuan nga LSDM-ja, Zaev i ka shprehur pritjet e partisë rreth formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, si dhe hapat e planifikuar në drejtim të proceseve reformuese në vend. “Të gjithë në vend, duke e përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet t’i respektojnë dhe t’i ndjekin përzgjedhjen dhe pritjet e shumicës së qytetarëve, të cilët u prononcuan për ndryshime.…

Lexo më Shumë

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të mbrojtur nga dhuna, eksploatimi dhe keqpërdorimi, për atë arsye nevojitet përforcimi i sistemeve nacionale dhe shërbimeve për preventivë për zbulim, udhëzim dhe përballje me rastet e fëmijëve-viktima të dhunës dhe keqpërdorimit dhe të atyre fëmijëve në rrezik të cilët bëhen viktima. Kjo u konstatua nga pjesëmarrësit e konferencës për “Mbrojtje të fëmijëve-viktima në procedurat juridike”, organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, ndërkaq në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të zyrës së UNICEF-it në Shkup. Zëvendëspërfaqësuesja nga UNICEF-i, Elspet Erikson tha se u kushtojnë resurse të rëndësishme në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja inkurajon gjykatësit që nuk kanë aprovuar kontrolle te zyrtarët e tyre të lartë të mos i nënshtrohen presionit që vjen nga Zoran Zaevi dhe Katica Janeva. Nga kjo parti bëjnë të ditur se Prokuroria Speciale është bërë ortake me LSDM-në dhe punon sipas diktatit të selisë së LSDM-së. “Janeva dhe Prokuroria Speciale pa kurrfarë turpi u rreshtuan me kriminalitetin dhe për të dytën herë e falën Zoran Zaevin. VMRO-DPMNE-ja inkurajon gjykatësit që të mos u nënshtrohen presioneve që janë rezultat i frustrimeve. Me tërheqjen e lëndës “Puçi” dhe falja e kriminelit Zaev, Katica Janeva e pezulloi edhe arsyen themelore…

Lexo më Shumë

Derisa Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin, për formimin e qeverisë së re, deputetët e PDSH-së akoma nuk janë prononcuar. Pas takimit të liderëve me presidentin Ivanov, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u deklarua i bindur që do të formojë shumicën qoftë ajo me 62 ose 67 deputetë.

Lexo më Shumë

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit. Është hera e parë në vitin 2017 që të thirret në këshillin komunal që të votohet programi për punësime dhe avancime të kuadrove, ne aty kishim mospajtime rreth avancimit të tyre sepse paraprakisht nuk ishim të informuar për atë pikë dhe për të njëjtën kërkuam të tërhiqet prej rendit të ditës ose të plotësohet, nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli përgjithshëm i BDI-së njëzëri ka autorizuar kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, të fillojë negociata me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake. Mbi 70 anëtarë të Këshillit kanë përkrahur propozimin që lideri i LSDM-së të marrë mandatin për formim të qeverisë. Burimet tona thonë se kjo do të thotë që deputetët e BDI-së do të nënshkruajnë që Zaev të jetë mandatar, për të siguruar 61 nënshkrime që i kërkon si kusht presidenti Gjorge Ivanov. Mirëpo të njëjtat burime shtojnë se ende nuk ka garanci se deputetët e BDI-së do ta votojnë Zaevin si kryeministër.…

Lexo më Shumë

“As nuk është pasuruar, por as nuk është varfëruar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, që nga zgjedhjet e vitit 2014”, kështu tregon lista pronësore e numrit një të BDI-së, të dorëzuar te Komisioni për Parandalim të Korrupsionit. Lista pronësore është publikuar dje, ndërkaq në të shihet se në krahasim me atë të vitit 2014, Ahmeti i ka paraqitur të njëjtat pasuri. Si pasuri të patundshme, ashtu sikur edhe në vitin 2014, Ahmeti ka paraqitur se ka një tokë bujqësore 700 metra katrorë në Shqipëri me vlerë prej 30.000 dollarëve dhe shtëpi në Kërçovë prej 254 metra katrorë në Kërçovë, me…

Lexo më Shumë

Agjencia për Punësim i Republikës së Maqedonisë bën thirrje publike për punësim për të gjithë të interesuarit, në kuadër të projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e funksionimit të tregut dhe punës, dhënie të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë në vend. Drejtori i kësaj Agjencie, Vllatko Popovski, sqaroi se ky projekt do të thotë mundësi e mirë për të rinjtë e papunësuar, që të bëjnë një praktikë tremujore nëpër kompanitë gjithashtu që do të shfaqin interesim të punësojnë njerëz të rinj dhe pas kohës që do të kryejnë praktikën…

Lexo më Shumë