Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ashpërsimi i gjuhës së zyrtarëve të lartë të VMRO DPMNE-së ndaj diplomatëve të huaj vë në rrezik të ardhmen e vendit, veçanërisht orientimin e saj euroatlantik. Partia VRMO DPMNE ditët e fundit në vazhdimësi ka kërkuar sqarimin nëse Ambasada e SHBA-së në Shkup flet në emër të administratës së SHBA-së, duke shfaqur në këtë mënyrë mosbesim ndaj ambasadorit Jess Baily. Ndërkohë, në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se administrata amerikane ka besim të plotë në Ambasadën e SHBA-së dhe ambasadorin amerikan në Maqedoni Baily. Ish sekretari shtetëror i ministrisë së se integrimeve…
Author: Rilinda
Gazetari Vasko Popetrevski në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”, theksoi se VMRO-DPMNE-ja jo vetëm që është parti kontradiktore por edhe jo principele, për shkak se bën sulm të madh mbi gazetarët dhe aktivistët qytetarë duke i thirrur “sorosoid”. Popetrevski deklaroi se VMRO-DPMNE-ja paguan lobist amerikan që në mënyrë direkte e ka mbështetur Hilary Clintonin dhe kanë dhuruar para për fushatën e presidentes së tyre. Ai tha se bëhet fjalë për lob grupin “Daschle Group” i udhëhequr nga ish senatori Tom Daschle i cili çdo muaj nga VMRO-DPMNE për promovimin e tyre merr së paku 50 mijë dollarë. https://www.youtube.com/watch?v=rpW3Cf7ss9s
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një emision në televizionin Telma deklaroi se me VMRO DPMNE-në janë dakorduar në gjithë pesë pikat të cilat BDI insiston, mes të cilave edhe përdorimi i gjuhës shqipe, por jo edhe në pikat të cilat kanë të bëjnë me rekomandimet e Pribes dhe punën e PSP-së. “Dua të theksoj se në histori të Maqedonisë, për herë të parë nuk kemi dallime etnike me VMRO DPMNE-në dhe LSDM-në. Nëse deri tani ka qenë në pyetje neni 5 i Kushtetutës, për përdorimin e gjuhës shqipe, ju them se nuk ka dallime në çështjet etnike”, deklaroi Osmani.…
Qyteti i Tetovës është vërshuar nga numër i madh i kazinove. Ndonëse nuk ka shifra të sakta se sa kazino ka vetëm në qytetin e Tetovës, megjithatë dyshohet se janë rreth 50 që janë funksionale, shkruan gazeta KOHA. Krahas kësaj, vizitorët e tyre janë të moshave të ndryshme, të cilët lënë para të majme të siguruara me shumë mund. Pasojat nga kjo, janë tragjike, thonë sociologët. “Kyç është papunësia dhe paperpsektiva, për arsye se njerëzit që janë të papunë, të cilët nuk kanë ambicie që të vijnë deri tek rregullimi i jetës së tyre në aspektin material të ekzistencës, njerëz…
VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikate vlerësoi se për më shumë se një vit prokurorja speciale Katica Janeva, ka harxhuar rreth katër milionë euro. Dhe sipas tyre nuk ka bërë asnjë hap që ta bind opinionin për profesionalizmin e saj, objektivitetin dhe jopërkatësinë. “Tregonte interes vetëm kur duhej të shpëtonin nga përgjegjësia kriminelë si Zoran Zaev ose të realizohen urdhrat partiako-politike dhe rastet e fabrikuara. Katica Janeva në PSP e ka punësuar nipin e saj, por edhe një numër të madh të kushërinjve të kolegeve tjera nga prokuroria. Janeva ka punësuar dëgjuesit e Zaevit dhe ju ka paguar shuma të majme…
“Termini im” në shëndetësi dhe reformat e tjera të rrejshme të pushtetit në ikje ua kanë rënduar mjekimin njerëzve, pasi që urgjentisht janë të nevojshme ndryshimet për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se rangimi i sistemit më relevant i sistemit shëndetësor për Komisionin Evropian, Indeksi Konsumator i Shëndetësisë së Evropës (EHCI), e konstaton atë që qyetarët e ndjejnë ndaj shëndetit. Ajo është se marrin shërbime të këqija shëndetësore, për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor. Maqedonia në shkallën e EHCI-së ka rënë edhe 4 vende më poshtë, në krahasim me vitin e kaluar”, thonë nga…
Bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë, vazhdon edhe sot. Komunikacioni në dy drejtimet për shkak të protestës së bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni, nga pala greke, është ndërprerë prej 30 janarit. Vendkalimet Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për komunikacion, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë. Nga LAMM njoftojnë se në rrugë dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullave ka në: Strumicë 100 – 200 metra, Veles deri në 50 metra, Negotinë deri në 100 metra, Demir Kapi deri në 200 metra, Udovë deri në 100 metra, Gjevgjeli deri në 50 metra,…
Nga Shpetim Nazarko Unë do vete ne Ndriti – tha im atë. Kështu ja thoshte dhe ja ka thënë gjithnjë emrin. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë. Ishte mjerimi i fundit që kish zënë shtëpinë që mbahej vetëm me rrogën e tim eti, që punonte në këneta. Me një nënë të sëmurë që më shumë rrinte në shtrat se në këmbë dhe me një familje të internuar për 50 vjet rresht. Ishte së fundmi puna e Mentorit, të cilit ashtu si dhe mua nuk i jepnin të drejtë studimi për shkak të gjyshit të arratisur. Unë e shikoja me…
Shkruan Berat Buzhala: Ky ishte pak a shumë thelbi i ngjarjes: Mbrëmë, dy sadistë politikë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, në ekstazë të plotë, ua treguan muskujt, viktimave të tyre, tashmë të shtrira për tokë. Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk ka më kuptim që t’iu referohemi me pozitat e tyre politike, ose shtetërore. Nuk mund të flasim më për Kryeministër dhe President. Këta tituj janë edhe shumë të ngushtë, por edhe shumë joelastik, për ta. Më e pakta, shefa shtetesh. Më e shumta: diçka në mes të posedues ose pronarë shtetesh. Mbrëmë, të dytë, na nderuan me një intervistë,…
Vendimi i Presidentit Ivanov për të kërkuar dëshmi nga partitë se mund të sigurojnë shumicë parlamentare, pas çka do të mund ta merrnin mandatin, shkaktoi reagime të ndryshme nga bashkëbiseduesit e mbrëmshëm në emisionin Klik Plus. Për një pjesë të tyre vendimi është i drejtë, kurse për të tjerët, pas dështimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë, mandati duhet t’i jepet partisë e cila sipas rezultat zgjedhor është e dyta. “Pa marrë parasysh qindra interpretimet e Kushtetutës, pas dështimit të mandatarit të parë për të formuar Qeveri, është normale të presim që mandati t’i ndahet liderit të partisë së dytë…
Një vendim i paprituri i Ministrisë së punës dhe politikës sociale drejtuar konviktit “Tome Stefanovski-Seniç” ka shqetësuar të strehuarit nga rajonet e përmbytura në Shkup pasi kërkohet që më 10 shkurt të gjithë të strehuarit të lëshojnë hapësirat e konviktit.Në vendim nuk përmendet asnjë arsye për në gjë të tillë. Banorët e strehuar shprehen të revoltuar për shkak se, siç thonë ata, ende nuk kanë rindërtuar shtëpitë e tyre. “Sikur të kem se ku të shkoj unë do të dal menjëherë, nuk kam ku të shkoj. Nuk kemi arrit të ndërtojmë asgjë”. “E morëm lajmin që me 10 shkurt të…
Bisedat e përgjuara që u prezantuan në seancën gjyqësore për rastin e Kumanovës janë përzgjedhur. Sipas avokatit Naser Raufi në gjykatë janë prezantuar vetëm bisedat që janë në favor të aktakuzës së prokurorisë publike por jo bisedat në tërësi. Raufi hedh dyshime që edhe shërbimet sekrete të kenë fshehur bisedat me qëllim që të mos zbardhet e vërteta rreth dorëzimit apo likuidimit të disa pjesëtarëve të grupit. Në seancën e radhës më 10 shkurt pala mbrojtëse do të prezantojë dëshmitë e saj e cila madje si dëshmitarë ka ftuar shumë politikan. Provat për dorëzimin apo likuidimin e Mirsad Ndrecajt, Beg…

