Personat e zhvendosur nga rajonet e përmbytura në Shkup të cilët janë strehuar përkohësisht në konviktin Tome Stefanovski- Seniç dhe në Qendrën për edukim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar Partenija Zogravski, mund të kthehen në shtëpi. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punës dhe politikës sociale pasi dy ditë më parë vendosi tu japin afat një javor që të largohen nga këto qendra, njofton Alsat M. Por, në terren situata është e ndryshme. Kjo është shtëpia e Azize Kaleshit në Inxhikov. Ajo thotë se nuk ka kushte për jetesë aty. Me 50 mijë denarë thotë se nuk…
Author: Rilinda
Pas skadimit të mandatit të Oliver Spasovski dhe largimit të tij nga posti i ministrit të brendshëm në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës, në këtë ministri janë bërë edhe 11 ndryshime kadrovike, që më parë ishin emëruar nga Spasovski. Në vend të tyre janë kthyer funksionarët e mëparshëm. Këtë situatë e konfirmon për televizionin 21 edhe ministri i brendshëm teknik, Agim Nuhiu. “Gjithçka kthehet në gjendjen e mëparshme dhe personat që kanë qenë të emëruar mbi bazën e kësaj kuote nuk janë më në pozita të njëjta dhe situata është kthyer siç ka qenë para marrëveshjes së Përzhinës”, u shpreh…
Funksionari i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, është “burimi kredibil” i kongresmenit republikan, Kristofer Smit, i cili ka kërkuar nga Kongresi që ta hetojë rolin e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, në krye me Xhes Bejlin, mëson “Libertas” nga burimet diplomatike. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Gjorçev, e ka shfrytëzuar afërsinë e Smitit me babain e bashkëshortes së tij e cila është amerikane, thuhet në shkrimin e “Libertasit”, e cila më tej shton se Gjorçevi e ka njohur kongresmenin Smit që në vitin 2015, gjatë kohës së sesionit të 24 të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku mund të shihet edhe në lajmin e publikuar…
Në mbarë botën me aktivitete të ndryshme shënohet 4 shkurti – Dita kundër kancerit, sëmundjes së rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit dhe e cila mbetet sëmundje e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare. Në vitin 2008 u regjistruan rreth 7.6 milionë vdekje, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ndërsa në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 13.1 milionë. Ashtu sikurse në mbarë botën, edhe në vendet e rajonit kanceri është i përhapur në lloje të ndryshme. Të dhënat e mbledhura në analizën e Anadolu Agency (AA)…
Interpretimet e ndryshme që i bëhen Kushtetutës duke filluar që nga dhënia e mandatit partive për formimin e qeverisë së re, e deri te çështjet tjera që më parë kanë nxitur polemika nga më të ndryshmet, kanë hapur debatin nëse duhet të iniciohen ndryshime në aktin më të lartë juridik në Maqedoni. Ekspertet e çështjeve kushtetuese, thonë se shumë çështje nuk janë saktësuar si duhet, andaj edhe lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Debatet për nevojën e ndryshimeve kushtetuese kanë lindur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2001 dhe mossaktësimit të pozitës së shqiptarëve në shtet, por…
LSDM kumtoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është ulur për katër pozita më poshtë në shkallën e Indeksit konsumator të shëndetësisë evropiane (EHCI) në vitin 2016, në raport me vitin 2014. Nga kjo parti theksojnë se sistemi i vendosur për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini im” ua ka vështirësuar mjekimin qytetarëve, me ç’rast, siç theksojnë, urgjentisht nevojiten ndryshime për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Sipas LSDM-së, qytetarët kanë shërbime shëndetësore gjithnjë e më të këqija, për shkak të sistemit shëndetësor jofunskional. “Maqedonia, në vitin 2014 ka qenë në pozitën e 16. Ky është viti pas së cilit është vendosur “Termini…
Ashtu si shumë vendbanime shqiptare, edhe në Komunën e Haraçinës menaxhimi i mbeturinave është në gjendje katastrofalë: mbeturinat hidhen vend e pa vend, ndërsa , aty ku munde, edhe digjen në mënyrë të pakontrolluar. Ky keqmenaxhim me mbeturinat, përveç revoltës së madhe tek qytetarët e Haraçinës, të cilët paguajnë rregullisht që këto mbeturina të largohen nga komuna e Haraçinës dhe mos ta ndotin ajrin, por edhe ndotja e mjedisit është një problem jashtëzakonisht për banorët e kësaj komune. Madje, meqë këto mbeturina hidhen e digjen rrugës për në fshatin Grushinë, kjo e vështirëson edhe komunikacionin në këtë anë. Për këtë…
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se kjo parti është përkushtuar që të gjejë sa më shpejt një zgjidhje efikase për formimin e qeverisë. “Gjatë këtyre ditëve ju lusim për durim, keni parasysh ndjeshmërinë. LSDM është përkushtuar në tërësi gjetjes së zgjidhjes efikase për formimin e Qeverisë së re. Qytetarët në zgjedhjet e fundit kanë zgjedhur qeverinë e cila solli ndryshimet e kërkuara dhe kështu do të formohet kjo qeveri”, tha Shilegov, në pyetjet e gazetarëve. Lidhur me atë se si e komenton kjo parti qëndrimin e Bujar Osmanit që pa marrëveshje për qeveri nuk ka nënshkrime, Shilegov tha se…
Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Ljupço Georgievski vlerëson se platforma shqiptare përfaqëson nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij kërkesa e shqiptarëve që të jenë popull konstituiv do të thotë federatë e shtetit. “Aty ka një kërkesë e cila shumë pak është trajtuar nga publiku maqedonas, kërkesa e popullit shqiptarë që të jenë popull konstituiv dhe më pas sqarojnë që nuk është kërkesë për federatë. Nëse shtohet dygjuhësia, kjo de fakto është federatë”, deklaroi Georgievski.
Lideri i TMRO-së Vanço Shehtanski ka reaguar sot lidhur me kolacionin “Për një Maqedoni më të mirë” që ka pranuar dygjuhësinë e cila është paraparë në platformën e partive shqiptare. “Deklaratat publike të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit lidhur me atë që koalicioni ‘Për një Maqedoni më të mirë’, ka pranuar platformën e partive shqiptare për ridefinimin e shtetit me vendosjen e dygjuhësisë në gjithë territorin është një e pavërtetë absolute, kurse ajo që është qëndrim i qartë është që të gjithë partnerët të koalicionit i të gjitha partive është anashkalimi në tërësi i kësaj platforme antimaqedonase”, ka thënë në…
“Mediat raportojnë se Prokuroria Publike e Maqedonisë, ka filluar procedurë parahetimore për financimin e Lëvizjes BESA! Kjo vetëm tregon sa janë trembur ata që ndërtuan shtet të sunduar nga hajna e kriminelë! Si do që të jetë, keni kujdes, sepse vëllazëria hajdutokrate DPMNE- BDI, tani është edhe më e fortë se kurdoqoftë më parë! Me çka edhe më qartë do shihet se drejtuesit e BDI’së kurrë nuk janë mbështetur mbi forcën e popullit të vet, por mbi atë të punëdhënësve policor e politik antishqiptarë! Andaj është e kotë të presësh që atyre t’u kthehet besimi te populli dhe ndershmëria! Pra,…
Zyrtarët e agjencisë së BE-së për kufijtë, Frontex, ka filluar patrullimet në kufirin në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, për të ndaluar kalimet ilegale të kufirit nga migrantët, ka njoftuar Frontex më 3 shkurt. Deri më tash, nëntë oficerë të Frontexit kanë ndihmuat agjencinë kufitare të Greqisë, ndërsa më shumë pritet t’iu bashkohen atyre gjatë javëve në vijim. Operacioni planifikohet të zgjasë një vit. Vitin e kaluar, kufiri në mes të këtyre dy shteteve është shfrytëzuar nga banda kontrabanduese për të kaluar migrantët në Maqedoni nga Greqia, të cilët më pas do të vazhdonin rrugëtimin drejt Evropës. Por trafiku klandestin…

