Donacion nga Gjermania i cili përbëhet prej katër automjeteve të markës “Daçia Daster” me vlerë prej 60 mijë eurosh sot mori Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë për nevojat e policisë kufitare. Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu u falënderua për dhuratën dhe theksoi se në intervenimet e deritanishme reformuese në policinë e Maqedonisë, në funksionimin e saj, në pjesën më të madhe janë falë partneritetit me më shumë vende evropiane por edhe nga Ministria Federale e Republikës së Gjermanisë. “Donacioni i sotëm prej rreth 60 mijë euro dedikuar për përforcimin e kapaciteteve teknike të policisë…
Author: Rilinda
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZEL (D-E V) nga mesnata rriten për 0,50 denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 66,50 den/lit, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) 53,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 nuk ndërrohet, përkatësisht mbetet 68,50 den/lit. Për një denarë shtrenjtohet Ekstra vaji i lehtë për amvisëri dhe do të arrijë 42,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS, sërish, zvogëlohet për 0,680 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 27,845 denarë.
Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” kërkon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, duke potencuar faktin se fëmijëve të Maqedonisë ju është mohuar e drejta elementare- e drejta e jetës, kjo, sipas tyre e paraparë edhe në Nenin 6 të Konventës për të drejtat e fëmijëve. “Republika e Maqedonisë si nënshkruese e Konventës e ka për obligim të mundëson jetesë dhe zhvillim adekuat për fëmijët. Sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni ka bërë që 1350 persona të ndërrojnë jetë si shkak i saj. Fëmijët, sipas “Megjashi” janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, ngaqë janë në fazë të…
Tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh sipas shkallës Rihter herët në mëngjes është regjistruar në ishullin grek Lezbos në pjesën lindore të Detit Egje. Siç kumtoi Instituti gjeofizik i Athinës, epiqendra e lëkundjes ka qenë në pjesën veriore të Lezbosit. Qendra sizmike mesdhetare evropiane kumtoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter në thellësi prej dy kilometrave nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 156 kilometra në veriperëndim të qytetit turk Izmir. Tani për tani nuk ka informacione për viktima ose për dëm të shkaktuar material.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se I vjen për të qarë për disa aktivistë të BDI-së, që nuk e kuptojnë parodrinë, por e madhërojnë BDI-në dhe ashtu dalin parodikë. Sipas tij ranë ata dhe njerëzit filluan të mburren me budallakinë. Ja dhe postimi i tij i plotë: Kuptimi i fjalës PARODI është imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës,…
Sot do të bëhet promovimi i pullës së përbashkët postale të Postës së Maqedonisë dhe asaj të Rusisë. Aktiviteti organizohet në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Maqedoni-Rusi. Pullat postale janë shtypur në dhjetor të vitit 2016 në Rusi dhe Maqedoni. Në përmbajtjen e pullave postale janë vendosur objekte arkitekturore të njohura nga Ohri dhe Shën Peterburgu.
Me guxim, filloje biznesin tënd!”, është motoja e “Start-ap javës evropiane” që fillon sot, ndërsa në të cilën me aktivitete përfshihet edhe Shkupi së bashku me 220 qytete nga 40 shtete. Qëllimi kryesor është promovimi i sipërmarrësisë dhe mundësitë të cilat janë në dispozicion të të gjithë atyre të cilët kanë dëshirë të fillojnë biznes personal. “Java evropiane e start-apeve” do të zhvillohet në shumë lokacione në Shkup me punëtori dhe ligjërata të përditshme. Do të zgjasë deri më 10 shkurt kur do të mbahet konferencë përfundimtare në Info qendrën e BE-së. Në aktivitetet janë përfshirë sipërmarrës të suksesshëm, inovatorë,…
OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe Sorosin se e kanë shkatërruar sektorin qytetar në Maqedoni, duke konsideruar se misioni i tyre është shkatërrimi i demokracisë në vend. Sipas tyre, Sorosi keqpërdorë OJQ-të për qëllime politike dhe në të mirë të LSDM-së në Maqedoni, por edhe në vendet tjera të botës, përmes siç thonë, agresivitetit, kundër demokracisë dhe me tentime për rëzim të dhunshëm pushteti të zgjedhur nga qytetarët.
Këta nxënës çdo ditë e bëjnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Ata detyrohen të ecin në rrugë, në të cilën kalojnë automjetet, për shkak se nuk ka trotuar. Nxënësit shprehen se kjo gjë përbën rrezik për ta. E banorët e këtij fshati thonë se ndërtimin e trotuarit po e kërkojnë për fëmijët e tyre sepse ata janë më të rrezikuarit, sepse siç thonë kjo rrugë është shumë e frekuentuar. Sipas banorëve deri tani nuk ka pasur aksidente, por ata druajnë se nëse nuk ndërtohet ky trotuar këta fëmijë mund të pësojnë. Për më shumë ndiqeni kronikën e TV21:…
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt të martës, nën ndikimin e një vale të lagësht afatshkurtër por intensive do të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në ato lindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë prej dëbore. Në pjesët perëndimore pritet që në disa vende të bien nga 10 deri në 15 litra reshje për metër katror, ndërsa në ato lindore rreth 20 litra në metër katror. Mund të paraqiten edhe bubullima të rralla. Temperatura…
Të rinjtë në Maqedoni thonë se zgjatja e krizës politike për më shumë se dy vjet, si dhe mungesa e institucioneve të mirëfillta demokratike i bën të ndihen skeptikë se do të ndryshojë situata për të mirë dhe se do të mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt për ata dhe familjet e tyre në Maqedoni, duke synuar të ndërtojnë të ardhmen në një nga vendet BE-së apo edhe më larg. “Na mbetet të mbijetojmë me 200 euro rrogë ashtu siç dimë dhe mundemi, ndërkohë e shihni sa zgjat kriza, askush s`mendon për të ardhmen e të rinjve. I…
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka denoncuar qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Besa Afrim Gashi për portalin maqedonas “Faktor” ku ky i fundit ka thënë se Besa do ta përkrah LSDM-në vetëm për ta rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në. Grubi në profilin e tij në Facebook thotë se të gjithë së bashku dhanë fjalën para kryeministrit të Shqipërisë Rama që beteja të bëhet me platformën shqiptare për qeverinë kundër partive maqedonase, besatarët e BESËS paskan plane të mbështesin parti maqedonase për të rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në. “Gjersa ne dhamë fjalë para KM Rama që do të zhvillojmë betejë për…

