Author: Rilinda

“Çdo parti që do të sjellë vendime për formim të koalicionit pa partinë që ka fituar shumicë votash dhe mbështetje më të madhe të popullit në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë sjellë vendim që të përballet me probleme në të ardhmen, pasi që e injorojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve”. Ky është qëndrimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të cilin e ka deklaruar në takimin e sotëm të ambasadores së misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, në pyetjen se nëse LSDM-ja formon Qeveri, a do të jetë e pranueshme për VMRO-DPMNE-në. Në kumtesën e…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti do të vendos për nënshkrimet e BDI-së. Në mbledhje me udhëheqësinë e ngushtë të partisë, nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, e kanë njoftuar liderin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt për detajet nga bisedimet e djeshme me LSDM-në, por edhe me atë se çfarë garanca kanë marrë nga Zaev që t’i jepen nënshkrimet e 10 përfaqësuesve të tyre që i njëjti ta merr mandatin për të vazhduar me bisedime thelbësore, njofton Portalb. Një funksionar i BDI-së për TV24 nuk ka dashur të zbulojë se cilat janë garancat, por ka thënë se bisedimet e…

Lexo më Shumë

Një sasi e konsiderueshme e municionit është gjetur pardje nga ekipet policore në komunën Çair të Shkupit. Janë gjetur 19 granata të kalibrit 40 milimetërsh, 12 granata 40 milimetërshe të mbështjella me kuti kartoni, dy bomba dore, një shkrepëse për bombë dore dhe 35 plumba të kalibrit 7,62 milimetra. “Gjatë një kontrolli të kryer nga ekipet policore, është gjetur një sasi e konsiderueshme e municionit. Për këtë, është njoftuar Prokuroria Publike dhe po punojmë në zbardhjen e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup, Liza Bendevska , duke shtuar se kjo sasi e municionit është sekuestruar.…

Lexo më Shumë

Borxhi publik i Maqedonisë në vitin 2010 ishte 1.93 miliardë euro apo 27.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjashtë vite më vonë apo në 2016, ai arriti në 4,71 miliardë euro, gjegjësisht 50.1 të PBB-së, ndërsa sivjet do të arrijë në shifrën rekord prej pesë miliardë euro. Nga ana tjetër, në periudhën 2010-2016, vetëm për kamata të borxhit publik janë paguar 557 milionë euro. Ekonomistët thonë se Maqedonia vështirë se mund të mbijetojë pa borxhe të reja edhe në të ardhmen, por megjithatë kërkojnë që huazimet e reja të rrisin mundësinë e ekonomisë vendore që të mos ketë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se “LSDM-ja dhe Sorosi janë një kur bëhet fjalë për forsimin e agjendës antishtetërore” dhe siç thonë, “Pavle Bogoevski, Ivana Tufekxhiq dhe Lidija Dimova janë vetëm pjesë e të dëgjueshmëve të Zoran Zaevit, të cilët këtë e dëshmojnë”. “Ata janë trashëgimtarët e Millçinit, i cili nuk ka kurrëfarë problemi të ulet në trupat më të lartë udhëheqës të LSDM-së, e veten ta prezantojë si pjesë neutrale dhe objektive të sektorit civil. Qartë si ditë e bardhë është se revolucionet ose plenumet e tyre mercenare, po ashtu edhe organizatat e tyre joqeveritare nuk i intereson as shoqëria civile, as…

Lexo më Shumë

Ngjarja e tretë e fushatës “BE për ty” të Delegacionit të BE-së në Maqedoni do të mbahet sot në Prilep. Shefi i Delegacionit, Samuel Zbogar, dhe ambasadorja e Gjermanisë, Christine Althauzer do të vizitojnë Prilepin, ku me ndihmën e 21,5 milionë eurove nga BE-ja është bërë trajtimi i ujit rrjedhës si dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemit të kanalizimit. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës Prilep dhe NPK “Ujësjellës dhe kanalizim” nga Prilepi. Ndihma e përgjithshme e marrë nga BE për ambientin mjedisor në Maqedoni është më shumë se 80 milion euro nga programi…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në orët e paradites. Nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës. Do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave, posaçërisht në juglindje. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë nga pesë deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në…

Lexo më Shumë

hkupjani ka kërcënuar ambasadorin e SHBA-së Xhejs Bejli, duke dërguar porosi në profilin zyrtar në Facebook të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, ka bërë të ditur MPB. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin T.T i cili kërcënimet i ka bërë në periudhën prej 14 deri 16 prill 2016 nga profili i tij në facebook në më shumë raste. Siç ka bërë të ditur policia, kërcënuesi ka publikuar koment me përmbajtje të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte ndaj përfaqësuesit të SHBA-së në Maqedoni dhe ndaj familjes së tij. Sektori për krim kompjuteri dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër tij, nën…

Lexo më Shumë

Shkup – Agjencia për sigurime ”Security Group Service” (SGS) në dy vitet e ardhshme do të merret me sigurinë e objekteve të Elektranat e Maqedonisë, me një vlerë prej 552 mijë euro. Sipas revistës ”Fokus”, muajin e kaluar janë nënshkruar katër kontrata mes SGS dhe “ELEM”, ndërkaq janë publikuar sot në faqen e internetit të Byrosë për prokurime publike. Përndryshe, SGS është kompani e cila ka nën mbikëqyrjen e saj të një numri objektesh të projektit ”Shkupi 2014”, EVN, si edhe institucione shtetërore. Ndryshe “ELEM” menaxhon edhe qendrën turstike dimërore “Kodra e Diellit” në Tetovë e cila është në gjendje…

Lexo më Shumë

Ky deputet Ejup Halimi nga BDInnë fletën e tij anketuese ka shënuar se podeson shtëpi në Shkup me vlerë prej 70.000 еurosh, oborr me vlerë prej 30.000 еurosh, tokë në Shkup me vlerë 900.000 еuro dhe automobil Lancia Delta të vitit 2008.

Lexo më Shumë

Trafiku hekurudhor është i stër- ngarkuar dhe kapacitetet e trenave janë të mbushur, alarmuan kompanitë maqedonase të cilat kërkojnë transport alternativ për shkak të bllokadës në pikën kufitare Evzoni nga bujqit grek, që po zgjat tashmë një javë. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë “Transport”, Nikola Kostov për “Meta” thotë se nuk ka ndalesë të trafikut hekurudhor dhe komitentët e rregullt servisohen në kohë, por kërkesa për transport hekurudhor është rritur për disa herë. “Nevoja për trafik hekurudhor përmes Selanikut është rritur dhe për shkak të ngrirjes së Dunavit, kështu që bartja e mallit është ridestinuar përmes portit të Selanikut. Në…

Lexo më Shumë

sh ministrja e brendshme dhe funksionarja e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska sot ishte ftuar në Prokurorinë speciale si e dyshuar në lëndën “Titanik”, konfirmuan nga PSP për “Meta”. Prej atje thonë se Jankuloska sot ka kërkuar shqyrtimin e provave, për çka, shtojnë nga PSP, ajo “sërish do të ftohet për bisedë informative për lëndën e njëjtë që të prononcohet”. Ish ministrja sot nuk deshi të zbuloj për cilën lëndë ishte ftuar dhe u tha gazetarëve që përgjigjen ta kërkojnë, siç tha, tek ai i cili i ka ftuar para Prokurorisë. Ajo deklaroi se Prokuroria Speciale që moti ka…

Lexo më Shumë