Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë ndërmjet Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim janë intensifikuar, por ende pa një marrëveshje konkrete. Nuk ka pasur njoftime nëse partia e Ali Ahmetit do t’i jap votat e deputetëve të saj liderit opozitar Zoran Zaev për marrjen e mandatit ashtu siç kërkon presidenti Gjorge Ivanov, shkruan REL. Të hënën grupet e punës të dy partive kanë nisur bisedimet lidhur me çështjet aktuale, e para se gjithash për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, mandatin e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera. Takimet do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme ndërsa paralelisht…
Author: Rilinda
Videoja e publikuar në www.telegraph.co.uk, është vepër autoriale e Gorjan Jovanovskit i cili përndryshe është edhe autor i aplikacionit ‘Moj vozduh’ e cila është vlerësuar mjaft në Maqedoni. Videoja në vazhdim tregon se çfarë realisht bëjnë njerëzit në botë dhe çka në Maqedoni, duke aluduar për ajrin e ndotur në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jovanovski përmes faqes në Facebook shprehet se përmes kësaj video dëshiron që të dihet edhe jashtë Maqedonisë se çfarë ajri i keq mbizotëron në vend, gjegjësisht kontrasti në mes realitetit të Maqedonisë dhe botës. ‘Disa nga folësit nëpër botë se çfarë bëjnë gjatë fundjavës shprehen kështu:…
Kryetari i RDK Vesel Memedi sonte ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus në RTV 21 Maqedoni. Ndër tjerash ai ka thënë se luftëtarët e UÇK-së kanë të qenë të ndarë dhe nuk kan arritur ti unifikojnë mendimet për atë dhe nuk i kanë arritur qëllimet. Shikoni videon e mëposhtme për më shumë. https://www.youtube.com/watch?v=pXbihSGZc-0
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në ClickPlus u shpreh se kryplaku i platformës shqiptare është Ali Ahmeti. “Ne pa me marr zyrtarisht një përgjigje nga kryeplaku, kryefamiljari i kësaj platëforme, Ali Ahmeti, se unë u mundova gjatë kësaj periudhe kohore të realizojë këtë platformë me mbështetjen tuaj nuk kora sukses me të parin, nuk kora sukses me të dytin apo kora sukses dhe duhet të na informoni” u shpreh Vesel Memedi. Ai tha se, Ahmeti për gjynahet dhe të mirat e tij do të përgjigjet para Zotit dhe para drejtësisë. “Unë i drejtohem opinionit, i drjetohem popullit që të jetë…
Gazetari Lirim Dullovi sonte në ClickPlus thotë se LSDM-ja këto dy vitet e fundit e ka shkatërruar BDI-në. Partitë politike shqiptare që nga themelimi PPD-në e shkatërroj LSDM. LSDM një kohë ishte e mirë me BDI-në më pas 2 vitet e fundit e shkatrroj BDI-në, ndaj se kuptoj se me ç’farë kërkesa ne këmbgulim të bëjm kualicion me LSDM-në me tendencë të mposhtim VMRO-në, le ti lëmë maqedonasit ta bèjnë këtë, përfundon Dellovi në #Click Plus, transmeton Almakos. Ndërkaq, pritëm nga Fatime Fetai monstrën ajo e hapi rastin e Ljubo Boshkovskit. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/949769258486612/
Nga po shkon politika shqiptare? Debatojnë live në TV 21 Vesel Memedi, Aleanca për Shqiptarët, Besim Hoda, Lirim Dullovi, dhe Ali Pajaziti. Vesel Memedi sitauatën aktuale politike në vendi e krahason me kryeplakun shqiptar: Dihet që maksimalisht në familjet tona zgjedhim kryeplakun e familjes rreth problemeve që na paraqiten, dmth edhe skena politike është e ngjashme, e gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare here kemi zgjedhë kryefamailjar si na ka hije e here kemi gabuar ku kemi paguar dhe çmim sa i përket zgjedhjes, e herë jemi shpërblyer. Zgjedhjet përfunduan me 11 dhjetor dhe populli e dha verdiktin e vet, kemi…
Ministria e Punëve të Brendshme pasdite apeloi derisa zgjat hetimi që të mos spekulohet me emra dhe adresa për rastin me armët e gjetura në hapësirat e bodrumeve në lagjen Çair të Shkupit. “Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin se me orientim të Prokurorit publik punohet në zbardhjen e rastit me municionin e gjetur, bombat artizanale dhe granatat minahedhëse në hapësirat e bodrumeve në një objekt banimi në lagjen Çair të Shkupit. Nga MPB theksojnë se pas zbardhjes së rastit, opinioni do të informohet për të gjitha hollësitë.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e federatës ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak, me të cilin ka biseduar për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të krizës politike që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet me Qeveri. “LSDM punon në sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë stabile, e cila do të punoj në të gjitha proceset e nevojshme reformuese që të siguroj ardhmëri të mirë për qytetarët dhe Maqedoninë” tha Zaev. Zaev ka theksuar se LSDM është përcaktuar drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me interes për qytetarët përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, përkundër siç…
LSDM-ja dhe BDI-ja, pas takimit të djeshëm, vazhdojnë me konsultime brenda organeve të tyre partiake për të konkretizuar pozitat e tyre. Partitë nuk konfirmojnë kur do të jetë takimi i radhës mes tyre. Shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi për emisionin 200 ne Alsat deklaroi se nëse LSDM-ja pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe konkretisht kushtin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për formimin e koalicionit. “Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë…
Në qarqet e Brukselit po diskutohet skandali lidhur me raportuesit e rrejshëm të BE-së për Republikën e Maqedonisë. I gjithë mashtrimi duket se ka filluar me ish-ambasadorin e BE-së në Shkup, Ervan Fuere dhe pasuesit e tij, të cilët lansonin gënjeshtra dhe pasqyrë tjetër për këtë vend të korruptuar në qendrat vendimmarrëse të Brukselit. Agjencia e lajmeve INA mëson dhe zyrtarët evropian do të kërkojnë përgjegjësi edhe nga pensionisti Ervan Fuere, i cili tashmë i ka rënë pishman dhe fletë me një retorikë të ashpër dhe kritikuese ndaj regjimit kriminal në Shkup. Nikolla Gruevski me bashkëpunëtor e tij, madje edhe…
Ka përfunduar dëgjimi i bisedave të përgjuara të të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”. Me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura, njofton Alsat M. Nga seanca e ardhme me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, ndërsa si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish funksionarë të organeve të sigurisë. Jo zyrtarisht mësohet se për të dhënë dëshminë e tyre do të thirren edhe pjesëtarë të policisë sekrete. Mbrojtja nuk do të ankohet veç e veç por sipas…
Qeveria në mbledhjen e ardhshme me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i cili do tpë bazohet në raportet e ekipeve të Qendrës për punë sociale, do të sjellë vendim nëse dhe për kur do të vazhdohet afati për vendosje në “Seniç” dhe “Partenie Zografski” të personave të cilëve u janë vërshuar dhe dëmtuar shtëpitë. “Dërguam ekipe nga Qendra për punë sociale të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të konstatojnë se cilët nga personat kanë kushte për kthim, cilët jo, kështu që do të parashtrojmë propozim në Qeveri dhe ajo të vendosë çka më tutje. Por, qëllimi…

