Author: Rilinda

Për shkak të anëtarësimit në shtyllën e dytë pensionale, rreth 300 pensionistë do të kenë pension më të ulët. Problemi është se, kur janë anëtarësuar vullnetarisht, askush nuk u ka thënë se për shkak të stazhit të punës, gjegjësisht moshës, ata nuk do të kenë kohë të akumulojnë mjete të mjaftueshme. Ish drejtoresha e Agjencisë për Supervizion të sigurimit kapital financiar pensional Zorica Apostolloska për TV21 tha se ky problem mund të zgjidhet vetëm me një ligj të ri i cili do t’u mundësonte këtyre pensionistëve t’u kthehen paratë, nga shtylla e dytë në shtyllën e parë pensionale. Sipas saj,…

Lexo më Shumë

Rikthimi i Menduh Thaçit në kreun e PDSH-së deri në zgjedhjet lokale dhe vendimi për të mos thirrur Kongresin e partisë, për një pjesë të analistëve është hap i gabuar. Analisti Alajdin Demiri vlerëson se ky vendim do çojë në groposjen e PDSH-së në zgjedhjet vendore. Është tragjikomike, është një situatë DejaVu në PDSH. Nuk është hera e parë që paraqitet kjo situatë e tillë ku anëtarësia duhet ta lus kryetarin që të ngel në pozitë. Natyrisht kjo është një mënyrë e menaxhimit të politikës për arsye se deri tani sa herë i ka pasur ngushtë punët partia është paraqitur…

Lexo më Shumë

Reagime të shumta krijoi deklarata e liderit të VMDO-DPMNE-së Nikolla ruevski i cili në një intervistë për Tv Nova tha se në zgjedhje ka pasur ndikim ndaj hoxhallarëve që të shtyjnë banorët shqiptarë të votojnë LSDM-në, transmeton Tv 24. Përfaqësues të këshillave fetare gjithashtu edhe hoxhallarë të kontaktuar nga Tv 24 kanë porositur Gruevskin që të mos shpërndajë gënjeshtra dhe të pavërteta. Memeti Rajf i cili është nga këshilli fetar i Xhamisë në Haraçinë thotë se në këtë zonë të gjitha banorët kanë votuar sipas dëshirës personale, kurse deklaratën e Gruevskit e refuzon në tërësi dhe e cilëson si të…

Lexo më Shumë

Nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të Shkollës së mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë ankohen se autoritet lokale tregojnë mos interesim për sigurinë e tyre. Nuk marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës rrugore para shkollës, ndërsa çdo herë kur ka të reshura të shiut, uji i grumbulluar para godinës së shkollës u pamundëson hyrjen e tyre në të, transmeton Alsat M. Gjithashtu ata kërkojnë që në rrugë të vendosen pengesa dhe të përmirësohet gjendja me ndriçimin publik. Drejtori i shkollës thotë se edhe pse çdo vit bëhen kërkesa, të njëjtat nuk përfillen.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, deklaroi se “bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë, veçanërisht ai politik dhe ekonomik, tregon se Austria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën e reformave dhe në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian (BE). Kurz falënderoi Maqedoninë për të cilën tha se me punën e saj në kufirin jugor ka ruajtur kufijtë e Austrisë, por edhe të vendeve…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë veriperëndimore gjendja me deponitë është alarmante. Në territorin e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës dhe disa komunave më të vogla, ka gjithsej 97 deponi, ndërsa 87 prej tyre janë të paligjshme. Madje edhe ato që janë të ligjshme janë nën të gjitha standardet. Ato duhet të kenë bazë deltine dhe ka kritere sesa duhet të jenë larg vendbanimeve. Duhet të ketë infrastrukturë të kompletuar. Kemi mbeturina të përziera, mbeturina komunale, plastikë, letër dhe xham. Gjatë vitit grumbullohen diku rreth 46 tonë ose 231 kilogram mbeturina për kokë banori – tha Marjana Llozanoska, drejtore e Qendrës për zhvillim të…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka thënë në një intervistë të tij në TV Nova se nuk mund të pranojë kërkesat e shqiptarëve dhe platformën e tyre. Gruevski ka shtuar se nuk mund të ketë as dygjuhësi në Maqedoni – maqedonase dhe shqipe – pasi, sipas tij në Maqedoni vetëm 25 për qind e popullatës janë shqiptarë. “I thash BDI-së se nuk ka asnjë logjikë të ketë dygjuhësi në një vend ku shqiptarët janë 25% ndërsa maqedonasit 65%. Kjo është e dëmshme dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë”, ka thënë ai. “Shqiptarët jetojnë në pjesën perëndimore dhe kanë të drejtë ta…

Lexo më Shumë

Një fëmijë dhjetëvjeçar është sulmuar dhe grabitur mbrëmë në rr. “Divizioni i 50-të” në Shkup. Siç kumtoi MPB-ja, A.P. (44) nga Shkupi në Stacionin policor Qendër ka denoncuar se dje pasdite rreth orës 17 në rr. “Divizioni i 50-të”, një person tani për tani i panjohur e ka sulmuar djalin e tij 10-vjeçar dhe ia ka marrë çantën e tij sportive, ku ka pasur celular dhe çelës nga banesa. Siç informoi MPB-ja, po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.

Lexo më Shumë

Edhe gjysmë vjetori parë i këtij viti shkollor i gjeti të pa zyrtarizuar emrat e shkollave “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali” në Çair. Nuk përjashtohet mundësia që edhe viti shkollor të mbyllet pa zgjidhjen e këtij problemi disa vjeçar, shkruan Alsat-M. Ministria e Arsimit ka shtuar numrin e arsyeve përse nuk janë zyrtarizuar emrat. Pavarësisht se çështja e emrave të shkollave në Çair daton që para krizës politike, ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu thotë se kriza politike dhe formimi i Qeverisë se re ka lënë pezull përfundimin e kësaj çështje. Ndërsa dhe këmbëngul se emrat e shkollave duhet zyrtarizuar, por…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të këmbëngul se akoma nuk ka hequr dorë nga pesë e opsionet e saj midis të cilave vazhdon të jetë edhe koalicionimi eventual me VMRO-DPMNE-në. “Kryetari Ahmeti mban kontakt me të gjitha partitë politike, ende mbesin të gjitha 5 opsionet e hapura për shkak se kemi vlerësuar se ka qenë e pamjaftueshme oferta e parë dhe nuk e dimë sa do të jetë e mjaftueshme oferta e dytë prandaj të gjitha opsionet mbeten të hapura përcaktimi do të jetë në bazë të asaj se a do të kënaqen kërkesat e BDI-së për realizimin e platformës…

Lexo më Shumë

“Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presionet që bëhen mbi votuesit në zgjedhje, burgosja e kundërshtarëve, kritika kundër OJQ-vë, situata në të cilën BDI nuk dëshiron të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në dhe kërkesat e shqiptarëve për zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni së bashku me veton e Greqisë për emrin – japin një pasqyrë të qartë se gjendje është pa shumë shpresa”, deklaroi profesori dhe njohësi i mirë i Ballkanit, John Lampe. Ai gjithashtu theksoi se afrimi në mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, përbën një hap tepër të guximshëm për çka Lampe foli në aspektin pozitiv, kurse Bosnjën, Kosovën dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së, doktori Arben Taravari në një status të tij në facebook ka pyet LSDM-në se në zgjedhjet lokale të këtij viti që duhet mbahen në prill, se a do të nxjerr kandidat shqiptarë për kryetar komunash në Ohër Manastir, Krushevë, Shkup. “Për ta dëshmuar orientimin qytetar, LSDM-ja në këto zgjedhje duhet të kandidon Shqiptar për kryetar komunash në Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup. Nëse ja del të bind antarsinë e vet që duhet përkrahur dhe votuar masovikisht kandidat të tillë, atëhere padyshim që jemi rrugës së drejtë.”, ka shkruar Taravari./ina

Lexo më Shumë