Author: Rilinda

BDI-ja nuk do të shpejtojë në marrjen e vendimit për formimin e Qeverisë së re. Në komunikatën e partisë së Ahmetit thuhet se pavarësisht presioneve të opinionit që sipas tyre kanë për qëllim dobësimin e BDI-së ata kanë nevojë për kohë dhe nuk do të vendosen në shërbim të asnjërës prej partive të bllokut maqedonas. Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm nga opinion bërësit, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalistet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njërës palë e as shërbëtor i palës tjetër. Vendimi i BDI-së duhet…

Lexo më Shumë

Kushtet e motit u kanë ndihmuar autoriteteve që të ulet ndotja e ajrit dhe kështu stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit pas një periudhe më të gjatë janë në nivelin e gjelbër. Ekspertët paralajmërojnë se masat kundër ndotjes duhet të merren vazhdimisht gjatë tërë vitit edhe kur ndotja nuk është e lartë, pasi masat afatshkurta nuk sjellin kurrfarë rezultati. “Ne me dekada marrim masa afatshkurta, atëherë kur fillon sezoni i ngrohjes dhe kur kemi ndotje, pasi ngrohja kombinohet me kushtet e pavolitshme të motit në luginën e Shkupit dhe qytete tjera ku ka ndotje. Në këtë rast asnjë masë ad-hok…

Lexo më Shumë

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie dhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta pas takimit të sotëm që u mbajt në godinën e komunës së Gostivarit, porositën se nevojitet sa më shpejtë të formohet Qeveria. Pas takimit ku është biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, Timonie tha se shteti nuk është në krizë, por se nuk duhet humbur kohë. “Nuk ka nevojë të dramatizohen punët, shteti nuk është në krizë. Megjithatë, ne si ambasadë ngelim në qëndrimin se s’duhet humbur kohë, duhet të formohet Qeveria sa më shpejtë dhe vendi të vazhdojë me përpjekjet për përforcimin e paqes, demokracisë dhe…

Lexo më Shumë

Dokument me propozime për koalicion qeveritar, që Ali Ahmeti javën e kaluar e kërkoi nga Zoran Zaevi, sot nga “Bihaqka” ka arritur në Reçicë të Vogël, konfirmojnë burime partiake nga LSDM dhe BDI për “Televizija 24”. Nga BDI nuk duan të saktësojnë se çfarë përmban pakoja përveç propozim- ligjit për gjuhën shqipe. Nga LSDM shkurtë deklaruan se dokumenti është një. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takim me ambasadorin francez në vend, Kristian Timonie ka thënë se BDI nuk shpejton, por se dëshiron të sigurohet se pritjet e qytetarëve të përmbushen, bashkë me “shqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve si “Monstra”,…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin “ZIGZAG” në TV Art ka folur për aktualitetin politik në vend, duke përmendur edhe çështjen e “dhënies” së përkrahjes së tij në natën e zgjedhjeve për Lëvizjen BESA.. “Unë kisha plan edhe pse rezultati ishte i dobët. Ne do të mbështesim Lëvizjen BESA për projektet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Mbështetjen politike që i dhashë Lëvizjes BESA, plani ishte që ata të flasin me Aleancën dhe pastaj të dilnim të tre partitë dhe publikisht t’ia merrnim legjitimitetin Ali Ahmetit dhe t’i bënim apel atij se negociatorët e ardhshëm me partitë maqedonase…

Lexo më Shumë

Radhëve të intelektualëve që kanë shfaqur mbështetjen publike ndaj shtëpisë botuese “Logos-A” nga kërcënimet e inspektorateve të ndryshme të pushteti qendrorë në Maqedoni, së fundmi iu është bashkuar edhe kolumnistja e njohur Adelina Marku. Sipas saj, është poshtëruese pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv. Ja dhe reagimi i saj i plotë: “Ne shqiptarët e Maqedonisë vonë e kemi kuptuar rëndësinë e madhe të fjalës ‘’prodhim kulturor’’ dhe prandaj sillemi si pula pa kokë para situatave simulakrum që janë padyshim plan-pasojë e kontrollit nga lartë të çdo segmenti të shoqërisë! Për më keq , ne vonë e kemi…

Lexo më Shumë

LSDM-ja në një kumtesë me shkrim paralajmëron se familjet me një prindër dhe prindërit beqarë do të marrin mbrojtje dhe kujdes nga shteti. “Në gjashtë muaj e parë të formimit të Qeverisë së re, ligjërisht do ta sigurojmë të drejtën e orarit fleksibil të punës për prindërit beqarë. Prindërit e vetëm tani janë të detyruar të marrin pushim mjekësor ose ditë nga pushimi nëse kanë detyrime rreth fëmijëve të tyre, sepse nuk ka kush t’u ndihmojë. Me orar fleksibil të punës ata më lehtë do t’i planifikojnë detyrimet e tyre të përditshme”, thonë nga LSDM-ja. Nga partia premtojnë se familjet…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës kanë dëshmuar familjarët e Irfan Lutfiut, një nga të akuzuarit për ngjarjen e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave, të cilët kanë hedhur poshtë akuzën për përfshirjen e tij në veprime luftarake, madje njëri nga dëshmitarët, Marçillo Stefanovski tha se Lutfiu më 8 maj në orët e mbrëmjes ka qenë në vendin e tij të punës si berber ku i ka ofruar shërbimet djalit të tij. Në seancën e sotme janë paraqitur edhe dëshmitarin për të akuzuarin tjetër Besnik Ajdini të cilët pohuar se i njëjti gjatë gjithë kohës…

Lexo më Shumë

Me rastin e shkrimeve të publikuara, si dhe për shkak të informimit objektiv dhe shmangies së spekulimeve, Prokuroria Themelore Publike – Shkup në kumtesën e sotme thekson se në lidhje me parregullsitë zgjedhore ka hapur procedurë që në vitin 2016. “PTHP Shkup në punë vepron në mënyrë joselektuese dhe jo të lidhur me veprimet e marra të organeve të tjera, e zhvillon procedurën pa publikuar të dhëna për vijimin e saj për të mos e shkelur sekretin që e siguron me ligj”, qëndron në kumtesë. Duke vepruar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga institucioni kompetent, Prokuroria e Shkupit vitin e…

Lexo më Shumë

“BDI është në pritje të postës se çfarë do të na përgjigjet LSDM. Sigurisht që presim të pranohen kushtet tona pas negociatave intensive që kanë zhvilluar Grupet e punës. Pranimi i Platformës shqiptare do përmbyllë Marrëveshjen e Ohrit dhe do të nisë një fazë e re e ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët. Në të kundërtën, BDI ka opsione tjera në tavolinë, të kalojë në opozitë apo të shkojmë në zgjedhje të reja”, thotë Xhevat Ademi nga BDI Fatos RUSHITI Shkup, 13 shkurt – Dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Maqedonia ende s’ka Qeveri të re. Vazhdimisht ka kalkulime…

Lexo më Shumë

Në Bashkimin Demokratik për Integrim po zhvillohet debat brendapartiak se a janë për koalicion me LSDM-në, për zgjedhje të reja apo për koalicion me VMRO-DPMNE, në shtabin e socialdemokratëve shpresojnë se do ta marrin mandatin me nënshkrimet e deputetëve të BDI-së, pastaj do ta definojnë programin qeveritar, kurse VMRO-DPMNE nuk ka opcion tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Në partinë e Nikolla Gruevskit tashmë bisedohet edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – 14 ose 21 maj, shkruan portal MKD sipas burimeve të saja brenda VMRO-së. Lideri i VMRO-DPMNE, këto ditë disa herë e ka…

Lexo më Shumë