Ambasadori i Hollandës në Maqedoni Vauter Plomp, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, se nuk ka kohë për të humbur lidhur me formimin e qeverisë së re në Maqedoni. “Lidhur me ngjarjet e fundit dhe negociatat për formimin e Qeverisë së re, mund vetëm ta përsëris qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, e ai është se nuk ka kohë për të humbur. Në të njëjtën kohë mund të them se kjo varet vetëm nga partitë dhe se është në duart e politikanëve”, tha ambasadori holandez. Holanda, tha ai, shpreson që Maqedonia të ketë qeveri e cila tërësisht…
Author: Rilinda
Me mesazhet që po i përhapin personalitete publike-përkrahës të VMRO-DPMNE-së-se “do të ketë luftë” dhe do “të derdhet gjak” nëse LSDM dhe BDI bëjnë qeveri, qëllimi është të bëhet presion përfundimtar ndaj Ahmetit që të pengohet vendim për koalicionim me LSDM-në, kanë thënë për Dojçe Velle burime nga partitë më të vogla në koalicionin që udhëhiqet nga Gruevski. Siç transmeton Gazeta Lajm, këto burime insistojnë të mbeten anonime, siç thonë, që të mos eksponohen ndaj situatave të palakmueshme. “Me deklarata të tilla duhet të inkurajohet anëtarësia dhe të matet pulsi i qytetarëve, por ky nuk është efekti kryesor që pritet.…
Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, edhe pse do të largohet nga funksioni i ministrit, pasi që u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ai përsëri shpall tenderë. Bëhet fjalë për tenderë, procedura e të cilave zgjat tre muaj, ndërsa realizimi i tyre mund të zgjasë një vit. Deri kur mendon ai të mbetet ministër?, shkruan Nova TV. Këto ditë Todorov ka paralajmëruar moment të ri historik për shëndetësinë në Maqedoni, investim prej 33 milionë eurosh për pajisje mjekësore. Me tenderin e ri, pajisje mjekësore duhet të fitojnë 100 institucione shëndetësore në vend. Ciklin historik të investimeve, siç deklaruan mediat…
Institucionet kryesore do të punojnë deri në orën 20, ku qytetarët obligimet e tyre mund t’i kryejnë edhe pas orarit të punës, premtojnë nga partia LSDM, nëse e qeverisin vendin. “Institucionet të cilat kanë më shumë punë, do të punojnë në dy ndërrime, gjegjësisht deri në orën 20 që qytetarët të mund t’i kryen të gjitha obligimet dhe në kohë t’i sigurojnë të gjitha shërbimet. Me këtë do të mundësojmë që qytetarët t’i kryen detyrimet e veta më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë efikase. Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të marrin ditë të lirë që t’i kryen…
Më 9 prill, 2017, në Shkup do të mbahet edicioni i pestë i manifestimit ”Vrapi i grave” në Parkun e qytetit të Shkupit, që ka një gjatësi prej 2 kilometrave. Në fund të garës, të gjithë gratë marrin pjesë në lotari me shpërblime të shumta të sponzorëve. ”Vrapi i grave” nëpër vite me sukses ka theksuar përfitimet shëndetësore të sportit të rregullt dhe ka ndikuar në frymëzimin e njerëzve për t’u marrë me vrap si një prirje e mirë shëndetësore te secili. Për të marrë pjesë në këtë vrapim, gratë mund të regjistrohen që nga dita e sotme, ndërkaq mbaron…
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela sonte në emisioin debativ Rruga Drejt Alsat M , në pyetjen provokative të gazetarës Arta Tahiri se a e quani edhe ju kryeplak Ali Ahmetin , z Sela tha se i vetmi person që ka merituar të quhet kryeplak është lideri i ndjerë Arbër Xhaferi . Unë jam kryetar i LR-PDSH -së dhe se krerët e Aleancës janë të pa mvarur në deklarat e tyre por mendoj se askush nga liderët apo akterët të politikës aktuale nuk meriton të quhen kryeplak . Unë kam pasur vetëm një kryetar që meriton këtë epitet apo më shumë…
Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind Turqia mbetet vendi më mik për Maqedoninë. Rezultatet e anketës të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA tregojnë se 14.1 për qind e të anketuarve Turqinë e radhisin në vendin e parë si shteti më miqësisht i orientuar ndaj Maqedonisë, ndërsa pason Rusia…
Lubisav Ivanov – Xingo, kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit është ideatori për Platformën Maqedonase, e cila së shpejti do të dal në publik. Xingo aktualisht është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE, që ka një deputet dhe një ministër në qeverisjen aktuale dhe të deritanishme. Kjo është theksuar në rrjetet sociale dhe nga ish-politikanë që Xingon e kanë quajtur bashkëpunëtor të Millosheviqit. Partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që…
Organizata e punëdhënësve nuk heq dorë nga propozimi për pension të parakohshëm edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe zyrtarisht hodhi poshtë një ide të tillë. Organizata e punëdhënësve pret që të shqyrtohet propozimi i tyre, sipas të cilit punëtorët që i plotësojnë kushtet për pension para kohe, e për të cilët punëdhënësi do të ketë para dhe interes t’i pensionoj, kompania t’ua paguaj pensionin derisa t’i mbushin 64 vjet burrat dhe 62 gratë, pas çka pensioni do të kalojë në kompetencat e Fondit Pensional, njofton Alsat-M. “Ideja është që kjo të arrihet me vendim të punëdhënësit, siç…
Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale njoftojnë qytetarët se në datat 17 dhe 18 Shkurt 2017 prej ores 07:00 deri në 09:30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj.). Luten qytetarët – amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur ti vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat) – në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen…
Në kuadër të fushatës ”BE-ja për ty”, euroamabsadori Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori francez, Christian Timonier, do ta vizitojnë sot komunën e Berovës. Ambasadorët do të priten nga kryetari i komunës, Dragi Naxhinski, ndërkaq për Berovën BE-ja ka paraparë një fond prej 3 milionë euro për rindërtim të rrjetit të kanalizimit. Fushata ”BE-ja për ty” ka filluar më 27 janar me Kërçovën, kurse qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë./
Megjithë premtimet e ambasadorit Zhbogar se situata do të merr zgjidhje, vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi vazhdon të mbetet i mbyllur për shkak të grevës së bujqve grek. Tani për tani, kufiri në Mexhitli, Manastir dhe ai i Dojranit janë të hapur për komunikacion për çdo lloj automjeti motorik, edhe pse u paralajmërua dje se edhe Dojrani do të mbyllet sot. Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë të thata. Lidhja Auto-Moto porositë shoferët të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes në gryka malore, ku mund të ketë rrokullisje gurësh.…

