Në kohë kur qytetarët kanë aq mosbesim mbi drejtësinë në Maqedoni dhe institucionet ndërkombtare kanë dhënë rekomandime të qarta mbi reformimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të së drejtës, është absurde të vazhdohet me aksione siç i quajnë pronarët e lokaleve afariste tërësisht politike ndërmjet lobingjeve partiake. Lufta politike ka bërë që biznesi shqiptarë të pësojë sërisht. Duke pasur parasyshë faktin e shtimit të kontrolleve të shumta të të gijtheve organeve Inspektuese dhe Financiare në Institucionin e Komunës së Tetovës, sot ky kontroll ka vazhduar jashta dyerve të Komunës së Tetovës. Dëm kolateral i gjithë kësaj drame të inskenuar,…
Author: Rilinda
Me urdhëresë dhe iniciativë të Prokurorisë Themelore të Tetovës dhe me asistencë të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, gjatë ditëve të kaluara dhe sot ka pasur kontrolle të shtuara për sa u përket hapësirave publike që përdoren nga lokalet afariste. Mbeten ende të kuptohen shumë paqartësi për mënyrën se si VMRO po realizon këtë agjendë “hakmarrëse”, duke marrë parasysh faktin se nga 5 prokurorët në Tetovë, 3 prej tyre janë shqiptarë. Gjithashtu Sektori për punë të Brendshme në Tetovë është institucion i cili udhëhiqet nga kuadro shqiptare të partisë në pushtet. Sipas të dhënave jo zyrtare nga tereni,…
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov është shprehur se presin sinjale nga BDI për dhënien e nënshkrimeve. “Presim sinjalet e BDI-së të jenë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. në këtë fazë flasim për nënshkrime për mandat, e jo për përmbajtjen dhe formën e qeverisë. Atë që presim të marrim është mandat për formimin e qeverisë së re”, është shprehur shilegov. Ndërkaq në pyetjen se a rrezikohet vendi nga incidente në rast se VMRO-DPMNE kalon në opozitë, Shilegov është shprehur se nga zgjedhjet e deri më sot kemi degjuar lloj lloj budallallëqesh nga…
Gjorgji Spsaov ish funksionari i LSDM-së dhe i afërti i Zoran Zaevit sot ka kërkuar falje liderit të BDI-së ALi Ahmetit duke thënë se askush nuk guon të tallet me Komandatin, Spasov ditë më pari tregoi një përallë me nuse duke ofenduar rëndë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin, njofton TetovaSot. Ai sot në një status të tij në Facebook ka kërkuar falje duke thënë se ai ditë më parë nuk e ka pasur për qëllim të keq, por vetëm ka treguar një përallë nga një libër ku personazhin “Todor Zhivkov” e ka ndërruar me emrin Ali Ahmeti.…
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tetovë. Sipas policisë, N.I (46) ka denoncuar se personi me të cilin ka bashkëjetuar, B.I (35) nga fshati Lubin i Shkupi, në disa raste, ka përdhunuar, dy vajzat e saj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare. Vajzat janë të martesës së saj të mëparshme. B.I është arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Fotografitë me automjete të shtrenjta dhe luksoze nga të cilat dalin zyrtarë të veshur bukur ndoshta deri më tani qytetarët i kanë imagjinuar si një skenë nga ndonjë film, por kohët e fundit ajo është bërë një realitet edhe në këtë rajon. Po të mos ndodhte episodi me xhipin e njohur zyrtar me të cilin ish-Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov “u bë i famshëm” në mënyrë jo të mirë në mediat se ka marrë pjesë në dy aksidente të trafikut, kushedi se kur do të hapej në opinion çështja se çfarë automjetesh kanë ministritë dhe institucionet publike…
“Shteti i robëruar në Maqedoni nuk është as risi, as dikush mund ta fshehë përmes fushatës mediatike. Presioni i rëndë i paskrupullt dhe dhuna nuk mund të fshihen me asgjë. Mirëpo, kur një shtet kidnapohet, pasi të robërohen të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet, nacionale dhe lokale, pasi të mbyllen institucionet e shëndetësisë, arsimit, drejtësisë sociale dhe të gjitha institucionet tjera që janë të rëndësishme për pulsimin e një shteti, atëherë nuk guxon të mbetet aty, sepse hapi i ardhshëm është të binden njerëzit – se ashtu duhet. Do të thotë, shteti është i robëruar, por ashtu duhet! Pasi…
Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski sot duke iu referuar raportit për zbatimin e buxhetit akuzoi se qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shpenzuar para për harxhime joproduktive në vend se për projekte nga efikasiteti infrastrukturor dhe energjetik. “Është shpenzuar për fasada barok, sheshe, shatërvane, ndërtesa administrative luksoze dhe për shpenzime tjera joproduktive. Koce Trajanovski nuk kishte para për masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, komunikacionin nëntokësor në qendrën e qytetit, projekte për efikasitet energjetik, as për ura të reja dhe rrugë kryesore”, tha Mançevski. Ai shtoi se pas zgjedhjeve lokale në maj do të propozojnë ribalanc të buxhetit…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimet pyjore në tremujorin e fundit të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, u ulën për 31.7%. Rritje e prodhimit pyjor është vërejtur te druri xeheror nga llojet gjethgjilpërë dhe gjethrënës, drurit hapëinor gjethgjilpërë dhe te lloje tjera të drunjve gjethrënës. Ulje të prodhimit pyjor është shënuar te trungjet e llojit gjethgjilpërë dhe gjethrënës, lloj tjetër i drunjve gjethgjilpërë, drurit hapësinor të llojit gjethgjilpërë, drurit për ngrohje të llojit gjethgjilpërë dhe gjethrënës, si edhe te llojet tjera të drunjve, poleta të drunjve.
Në Maqedoni ka filluar të zbatohet projekti ”Forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër procedimit jonjerëzor dhe nënçmues, si edhe kundër mosndëshkimit”. Ky projekt zbatohet nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e drejtësisë, Akadenimë e gjykatësve dhe prokurorëve publik ”Pavel Shatev”, përfshi Avokatin e popullit. Theks të veçantë do t’i kushtohet edukimit dhe trajnimit të praktikantëve juridik në luftën kundër procedimit jonjerëzor dhe nënçmues, si edhe kundër mosndëshkimit, në pajtueshmëri me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës evropiane…
Një grupim i maqedonasve në rrjetet sociale të cilët veten e tyre e quajnë “Tvrdokorni” (Rrënjë të fuqishme) ka njoftuar se me 24 shkurt do të organizojë marsh protestues nën moton “Jo tregti dhe kërcënime me Maqedoninë” Marshi pritet të fillojë në ora 17.00 nga kisha qëndrore ortodokse “Sh. Klimenti i Ohrit” dhe do të marshojë drejt parkut “Zhena Park”, ku do të vendoset lule në përmendoren e ngritur për “branitellat” e vrarë në luftën e vitit 2001. Ky marshim do të bëhet pikërisht në ditën kur pritet të formohet qeveria e re e Maqedonisë dhe kur do të mësohet…
Maqedonia është ngjitur në vendin e 31-të sipas indeksit të lirisë ekonomike. Kështu e vlerëson fondacioni Heritage, duke e futur Maqedoninë në kategorinë e vendeve të lira. aporti tregon ngritje të konsiderueshme të Maqedonisë brenda një viti, pra nga vendi i 47-të në atë të 31-të, kurse nota është përmirësuar në 70.7 pikë. Me këtë ngritje, Maqedonia rradhitet ndër vendet si Gjermania, Çekia, Austria dhe Ermenia.

