Në Maqedoni sot filloi Samiti global i grave lidere në të cilin marrin pjesë mbi 300 gra nga pesë kontinente dhe rreth 40 panelistë të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre si të bëhesh grua lidere. Sipas bashkëshortes së presidentit të Republikës së Maqedonisë Maja Ivanova, e cila është mbështetëse e ngjarjes, vetëm me dashuri, përkushtim, angazhim dhe rezistencë mund të jesh i suksesshëm dhe të arrihen planet dhe qëllimet e projektuara. Gruaja, konsideron Ivanova, është simbol i të gjitha vlerave familjare dhe themel i bashkësisë, e cila në mënyrë joegoiste e ndan dashurinë e saj, punën e saj…
Author: Rilinda
Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit janë parashtruar kundër tre të punësuarve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë – zyrat në Gjevgjeli dhe Vallandovë. Bëhet fjalë për Gj.I. (59) nga Vallandova, M.T. (51) nga Gjevgjelia dhe Gj.P. (45) nga Vallandova, të cilët, siç kumtoi policia, kanë shkaktuar dëm material prej gjithsej 154.816 denarë. Dy të parët ngarkohen për 16, ndërsa i treti për 15 vepra penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. I pari dhe i dyti i denoncuar në periudhën prej 1 dhjetorit të vitit 2014 deri 6 shtator 2016 kanë kryer…
“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp. “Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë paralajmëroi se do t’i lirojë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga ngarkesa e lëndëve mësimore, sepse siç thonë, tani nxënësit janë shumë të ngarkuar me lëndë në orët mësimore. “Nxënësit nuk do të rijnë në shkollë ka shtatë ose tetë orë siç ka qenë deri tani, dhe përsëri të mos i marrin dijet e nevojshme kualitative për shkak programeve mësimore të ngarkuara. Do ta zvogëlojmë numrin e nxënësve në paralele, nga mesatarja e tanishme 34, në numër mesatar 25, me qëllim që të sigurojmë arsimim kualitativ. Kualitetin e arsimit do ta sigurojmë me…
Një ditë pas aksionit të inspektorëve nëpër bizneset e Tetovës, kryetarja e kësaj komunë Teuta Arifi ka theksuar se kontrollet janë bërë me qëllim jo të mirë, njofton Alsat M. Arifi ka porositur prokurorinë dhe inspektorët e policisë së Tetovës, që të merren me zbardhjen e krimeve që ende kanë mbetur pa u ndriçuar në Tetovë dhe fenomeneve të tjera që shkatërrojnë qytetin dhe qytetarët. Një ditë më parë mbi 70 biznese në Tetovë ishin në shënjestër të inspektorëve, lidhur me lejet e Komunës së Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Urdhri për kontroll ishte i Prokurorisë Shtetërore. Pronarët e…
Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe kryetarja e Asamblesë së Gruas së LR-PDSH-së Arta Toçi, me ftesë të ambasadorit të Italisë Carlo Romeo, dje zhvilluan takim në Ambasadën e Italisë. “Temë diskutimi ishte situata aktuale politike, ku Sela e informoi Ambasadorin Romeo per zhvillimet e fundit politike për krijimin e Qeverisë së re të RM. Gjithashtu ai e informoi edhe për deklaratën e përbashkët politike te subjekteve politike shqiptare qe e nënshkruan atë, për rolin e kësaj deklarate si dhe pranimin në tërësi te kësaj deklarate si parakusht për ti dhënë mbështetjen mandatarit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.…
“Qeverisja e BDI-së i ka shkaktuar shumë dëme ekonomisë së Maqedonisë. Qeveria Teknike nuk i përmbush detyrimet ndaj biznes-sektorit”, deklaroi profesori universitar Goran Rafajllovski, nga radhët e tryezës së rrumbullakët në shënimin e 95 vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, njofton Portalb. Sipas tij prioritet i formimit të Qeverisë së re duhet të jetë kthimi i borxhit. “Qeveria e re duhet të mundohet t’i kthejë borxhet e shtetit ndaj ndërmarrjeve publike, kompanive prej të cilave duhet të huazojë një miliard euro që ekonomia të funksionojë”, potencoi Rafajllovski. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se Qeveria e ardhshme…
Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Lagjja e trimave”. Nga sot nis marrja ne pyetje e të akuzuarve i pari do të jap dëshminë i akuzuari Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli. Pas tij pritet dëshmi të jap edhe i akuzuari tjetër Andi Krasniqi, i njohur si Komnadant Malisheva. Prokuroria në shumicën e rasteve këta dy të akuzuar i ka paraqitur edhe si udhëheqës të grupit të armatosur. Në procesin gjyqësor për Lagjen e trimave akuzuar 37 persona nga të cilët 29 janë arrestuar në lagjen e trimave me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 , ndërsa 8 më…
Treyezë e rrumbullakët me temë ‘Çka paraqet varfëria energjetike-përkufizimi dhe rekomandime për ulje të saj’ do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit ‘Ulje e harxhimit të energjisë dhe ndryshim të shprehive’ i financuar nga programi ‘Energji Inteligjente Evropë’. Projektin e realizon Shoqata MACEF-Qendra për efikasitet energjetik të Maqedonisë (MACEF), njofton AIM. Sipas analizave të MACEF është ardhur në konkluzion se kursimet potenciale të energjisë gjatë shfrytëzimit të pajisjeve për shfrytëzim të energjisë në këto amvisëri janë në nivel të ulët prej 3-5% të energjisë elektrike dhe 5-7% energji ngrohëse, që do të thotë se ekziston mundësi reale…
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënon jubileun, 95 vjet nga organizimi i odës dhe punës në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast, organizon tryezë të rrumbullakët me temë ‘Pozicioni i vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare-avantazhe dhe mungesa’. Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë biznesmenët më të suksesshëm të rajonit, si dhe burrështetas të theksuar, profesorë dhe hulumtues, mes të cilëve edhe Milo Gjukanoviq, Stjepan Mesiq, Vlladimir Gligorov, si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të vendeve të rajonit si, Kosova, Serbia, etj.
Mbi 40 gra lidere emninente në rolin e panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrës nga pesë kontinente, krijues të politikave publike, diplomatë, përfaqësues të elitës korporative, gazetarisë…, do të jenë pjesë e Samitit global të grave lidere (Global women leaders summit-GWLS 2017) që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup. Samiti është i fokusuar në tema aktuale nga disa sfera, por në të do të promovohen edhe Platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë janë përfshhirë edhe gratë lidere nga Maqedonia. Promovimin e organizon Lidhja e Odave Ekonomike në bashkëpunim…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, do të marrë pjesë në Konferencën e 53-të të sigurisë të Munihut, që do të mbahet në Munih, Republika Federale e Gjermanisë. Konferenca e sivjetme do të përqendrohet në ardhmërinë e marrëdhënieve transatlantike pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bashkëpunimi evropian i sigurisë dhe mbrojtja, marrëdhëniet me Rusinë, lufta në Siri, situata politike e sigurisë në Azi dhe Paqësor, si dhe sfidat nga kriza e emigrantëve dhe radikalizimi, njofton AIM. Siç njofton MPJ, Poposki, në Munih, do të realizojë disa takime me kolegët nga vendet-anëtare dhe…

