Më shumë se 10 persona janë përfshirë në një sherr masiv pasditen e sotme në qendër të Shkupit. Sipas medieve, mësohet se sherri ka ndodhur mes tifozëve të Vardarit dhe Shkupit në afërsi të T-Arenës. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar disa prej pjesmarrësve në sherr ndërsa disa të tjerë janë dërguar në spital. Shkaku i sherrit masiv mësohet se ka qenë mes tifozëve të Vardarit dhe Shkupit, ekipe të cilët sot luajnë lojën para tribinave të zbrazura për faktin se Vardari po vuan dënimin nga federata e futbollit.
Author: Rilinda
Miqësia mes Zijadin Selës dhe Ali Ahmetit po zgjerohet edhe jashtë takimeve zyrtare që po realizojnë subjektet e tyre. Edhe pse para fushatës Sela e akuzonte Ahmetin dhe partinë e tij për krim, tradhti, vjedhje zgjedhore dhe shumë akuza tjera, kjo nuk është pengesë që Sela dhe Ahmeti të zhvillojnë muhabete të relaksuara edhe jashtë takimeve zyrtare, që kanë shkaktuar dilema në opinion nëse akuzat e Selës ndaj Ahmetit dhe BDI-së kanë qenë të vërteta, ose kishin për qëllim vetëm të përçajnë votën opozitare. Madje madje është zgjeruar muhabeti mes përfaqësuesve të këtyre partie edhe mes Arben Taravarit dhe Sadulla…
Gazetarët e Media Print Maqedoni sot kanë vazhduar me grevën e tyre, ata gjysmën e orarit të punës nuk ishin në zyra, ndërsa prej nesër greva do të zgjat gjashtë orë. Të punësuarit në gazetat “Utrinski”, “Dnevnik” dhe “Vest” nga kompania kanë kërkuar pagesë të rrogave dhe të kontributeve, por nga menaxhmenti nuk patën takim me të punësuarit dhe as nuk ju kanë pranuar kërkesat. Gazetarët grevën e paralajmëruan para dy javëve, duke i dhënë afat menaxhmentit t’i përmbush kërkesat e tyre dhe të flasin për planet e firmës në të ardhmen. Ndërsa greva filloi në ditën kur u shënuar…
Adelina Marku Sela iu largua PDSh ngase nuk i besonte Thachit! Ostreni iu largua BDI-se ngase nuk i besonte Ahmetit! Veseli u distancua nga Rufiu e sot nuk i beson Fadilit! Mbaj nje te drejte te citoj Nichen tek thote: ”nuk merzitem se me ke genjyer, merzitem se nuk mundem te te besoj me !” Deri ketu, legjitim eshte cdo largim i tyre apo cdo kacafytje . Une dua t’iua kem lakmine ketyre tre lidereve per vullnetin e tyre qe te rikthejne besimin tek BDI-ja . Bile dua te besoj fuqishem se keta te tre ( L.Besa tanime tregon ambiguitet!)…
Spitali i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ka 9 ditë që nuk pranon raste urgjente për arsye skandaloze- ashensori qenka i prishur, thonë nga LSDM. Në Spital ka një njoftim nga drejtoresha Jasminka Çabukovska, deri tek mjekët dhe personeli mjekësor, që rastet urgjente të drejtohen në shtëpitë e tjera shëndetësore. Njoftimi është publikuar më 10 shkurt dhe në të qëndron se ashensori do të rregullohet në afat prej 3 ditësh, deri më 13 shkurt. Sot jemi 19 shkurti dhe ashensori në Spitalin e Qytetit nuk punon. Njerëzit nuk janë të informuar se ardhja deri në Spital është vetëm…
Dhurimi është nevojë e njeriut, për t’i bërë të lumtur ata të cilëve më së shumti u nevojitet kjo ndjenjë. Për një gjest human nevojitet aq pak për t’ju mundësuar të pafuqishmëve që të kenë një botë më të bukur dhe më ndryshe nga ajo reale. Pikërisht përmes humanizmit dhe përkushtimit, anëtarët e Asociacionit Studentor të Mjekësisë në Maqedoni (ASMM) tashmë një kohë të gjatë punojnë dhe arrijnë t’i kthejnë buzëqeshjet e shumë familjeve në Maqedoni. Të mblidhen 250 kilogramë tapa ndoshta duket vështirë, por asgjë nuk është e vështirë përderisa dëshira për të ndihmuar është më e madhe se…
LSDM-ja ia ka kthyer BDI-së vërejtjet që ka rreth mendimeve të integristëve për projekt/ligjin për gjuhën shqipe. Burime brenda negociatave, bëjnë të ditur se gjatë takimeve intensive të një ditë më parë, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u dakorduar, shkruan Alsat-M. Negociatorët e BDI-së nesër do të njoftojnë kreun e partisë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave ndërsa pritet që gjatë ditës së hënë të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar…
Prokuroria e Marko Zvrlevskit për parregullsi zgjedhore ka hapur gjithsej 68 lëndë për raste ku ka pasur dyshime për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Për katër raste prokuroria ka vendosur të hidhen poshtë paditë penale, pasi dëshmitë nuk kanë treguar se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. 62 lëndët tjera janë shpërndarë nëpër Prokuroritë themelore publike dhe prokurorët po veprojnë ndaj këtyre lëndëve, njofton Alsat-M. Prokuroria momentalisht i heton dhe analizon 62 lëndët dhe dëshmitë që i kanë siguruar. Ata do duhet të marrin vendim për rrjedhën e mëtejshme të procesit…
Tre objekte pa dokumente ligjore në të cilat janë luajtur lojra të fatit, kanë qenë qëllimi i aksionit kontrollues që përfaqësues të SPB në Tetovë kanë zbatuar në rrethinën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tyre është kontrolluar një objekte në Tetovë në pronësi të N.Ç (45), objekti në fshatin Sellcë në pronësi të B.E (37) dhe objekti në Jazhincë në pronësi të V.M (28) nga Piroku. Josifovski deklaroi se po punohet në atë se çfarë lojra të fatit janë lujatur në secili objekt dhe në bazë të asaj pronarët do të marrin dënimin…
“Në interes të qytetarëve dhe interesave kombëtare është të formohet qeveria e cila do të fillojë me ndryshimet dhe reformat”, tha dje Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. “Mbi 612.000 qytetarë të pritur për ndryshime dhe për këtë shkak Ali Ahmeti duhet të respektojë angazhimin e qytetarëve dhe pa ndonjë kushtëzim ta mbështet qeverinë e ndryshimit”, theksoi Trajanov. Trajanov thekson se duhet që sa më shpejt të jetë e mundutë zgjidhet kryeparlamentari dhe të mbahen zgjedhjet lokale siç është parashikuar në muajin maj. Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, i tha të gjitha këto gjatë hapjes së një zyre të…
LSDM-ja përmes një komunikate të drëguar për Telegrafi Maqedoni, premton se në dy vitet e para të qeverisjes së saj do të investojnë 600 milionë euro për rrugë moderne. Nga LSDM thonë se, çdo qytetarë do të ketë qasje në rrugë të sigurta në çdo lagje. “Do të investojmë 600 milionë euro në dy vitet e para nga mandati për ndërtim të rrugëve. Në gjashtë muajt e parë do të miratojmë plan strategjik për investime në infrastrukturën rrugore në Maqedoni. Plani është që tërësisht të modernizohen rrugët me investime prej 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme”, thuhet në…
Rekomandimet e përgjithshme që dalin nga situatat në sferat e ndryshme mbeten në sirtarët e Kuvendit, që nuk dëshiron apo ka ardhur në situatë të mos mund të kryejë kontroll mbi pushtetin ekzekutiv, thotë Avokati i popullit Ixhet Memeti në intervistën javore për REL. “Ombudsmani në hetimet e saja gjen problemet dhe punon për Kuvendin, qytetarët. Çka shfrytëzon prej saj? Asgjë. Satisfakcion i vetëm i këtij institucioni, që tentojnë ta varrosin deri në fund është që për raste individuale, në vit të konstatuara mbi 1 mijë shkelje, arritëm të bindim organet t’i pranojnë rekomandimet tona, por ato janë individuale”, ka…

