Në Bashkimin Evropian numri i ditëve të lejuara me ajër të ndotur, gjegjësisht me grimca PM10 mbi të lejuarën është 35 ditë për 1 vit. Më 20 shkurt, Shkupi tanimë e arriti këtë numër, kumtojnë eko-aktivistët e “Shkup Smog Alarm”, njofton Portalb. Shkupi i tejkaloi standartet vjetore të Evropës për ajër të ndotur që në shkurt, që është katastrofë ekologjike dhe shëndetësore, të cilën e jetojnë qytetarët e Shkupit, shtojnë nga Shkup Smog Alarm”. “Rikujtojmë se Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni nga ajri i ndotur humbin jetën 1.350 qytetarë, që do të thotë se çdo vit neve na ndodhë…
Author: Rilinda
EPSH Klinika universitare për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’, ish-Spitali i qytetit, informon se në objektin e saj po kryhet rikonstruksion i plotë i brendshëm dhe se pranohen vetëm rastet urgjente. ‘Për këtë arsye pranohen vetëm pacientët që janë me urgjencë, ndërsa të tjerët riudhëzohen në Klinikat kirurgjike dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup, kumtoi Klinika, duke reaguar ndaj disa mediumeve të cilat dje kumtuan se ashensori i spitalit nuk punon, njofton AIM. Klinika thekson se rikonstruksioni ka filluar në shtator të vitit të kaluar.
Universiteti për arte audiovizuale, akademia evropiane filmike, teatrore dhe e kërcimit sot dhe nesër në Kinotekën e Maqedonisë organizon simpozium ndërkombëtar “Hamleti dhe Evropa – Të jesh apo të mos jesh!”. Simpoziumin sot në mesditë do ta hapë kryetari i Akademisë evropiane të shkencave, arteve dhe letërsisë, Zhan-Patrik Konrad, profesor nga Rojal kolexh nga Londra, ndërsa fjalime do të kenë edhe regjisori dhe aktori i njohur rumun, Jon Karamitru, i cili është drejtor i Teatrit nacional të Bukureshtit, dhe rektori i Universitetit për arte audiovizuale, Jordan Plevnesh. Siç kumtoi Universiteti ESRA, fjalë përshëndetëse do të ketë edhe profesori Meto Jovanovski,…
Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” -Shkup prej sot deri më 25 shkurt në Kodrën e Diellit do të organizojë manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti prej dëbore”. Prej 25 shkurtit do të organizohet edhe “Karvani -Kodra e Diellit 2017″ – ekskursion njëfitor deri në Qytetin prej dëbore. Ndërtuesit e Qytetit prej dëbore janë nxënësit e shkollave fillore nga Shkupi, Gjevgjelia, Vinica dhe Tetova. Ata do të akomodohen në hotelin “Slavija” ELEM, me të cilin QKF “Karposh” bashkëpunon në organizimin e manifestimit. Qyteti prej dëbore do të hapet për vizitorët më 25 shkurt në orën 11 , ku do të paraqiten ndërtuesit…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Mavrovë, kumtoi LAMM. Për shkak të mjegullës, vende-vende është ulur dukshmëria në drejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë prej 30-50 metra, Mavrovë 50, Vinicë-Berovë 50 dhe Pletvar prej 50-70 metra. Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – M. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. NP Rrugët e Maqedonisë…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare me drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me temperaturë nga zero deri në tetë gradë Celsius. Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht me drejtim perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, më të ulëta…
Eftim Kletnikov nga Manifesti i Maqedonisë, në TV Nova deklaroi se platforma e partive shqiptare është anti-shtetërore. Ai shtoi se platforma e përbashkët godet në kombësinë dhe shtetin maqedonas. “Platforma e përbashkët godet në sovranitetin e shtetit dhe kombit maqedonas. Shqiptarët duhet ta dijnë se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe pakicave tjera. Duhet të mësohet me faktin se janë pakicë. Ata janë 20%, por edhe këto numra nuk janë të sigurt, për shkak se disa vite me radhë po e shmangin regjistrimin”, deklaroi Kletnikov. Ai gjithashtu theksoi se platforma e përbashkët është krijuar nga një vend i huaj, ndërsa…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve lokale, megjithatë nga ky institucion nuk dinë të thonë se kur do të mbahen të njëjtat. Në këtë kuadër, anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet procesi i azhurnimit të listës zgjedhore ndërsa sqaroi se datën e votimeve e cakton kryetari i Parlamentit që edhe dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende nuk është zgjedhur. “Ne si KSHZ normal që jemi në një gatishmëri të përditshme për ti organizuar zgjedhjet por ajo varet edhe nga vetë akti juridik që do ta sjellë kryetarit…
Në Maqedoni me pak vullnet politik mund të vjen deri te formimi I qeveris së re. Kështu e vlerëson profesori universitar Nano Ruzhin situatën e krijuar mes partive shqiptare dhe LSDM-së… Sipas tij tanimë është më lehtë pasi qe aktorët kryesorë politikë në këtë moment kanë vendosur vijat e kuqe të kronizëës në të cilin realizojn bisedimet dhe është çështje kohe formimi I qeveris së re. “Janë të vendosura vijat e kuqe reth kornizës ku mundet të lëvizin partit politke që po negociojn në këtë moment për formimin e qeveris së re dhe kjo është mirë. Është çështje kohet kur…
Partitë politike vazhdojnë taktizimet me oferta dhe kundër-oferta edhe 20 ditë pas dështimit të VMRO-së që të formojë qeverinë e re. BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë në pritje të përgjigjes nga LSDM-ja lidhur me vërejtjen e paraqitura ndaj propozimit që partia e Zoran Zaevit u kishte dërguar partive shqiptare, për avancimin e statusit të gjuhës shqipe dhe pikave tjera të platformës së partive shqiptare, disa prej të cilave janë kusht për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e re, shkruan REL. Dy partitë shqiptare që janë përfshirë në bisedime, ditë më parë thanë madje se do të ketë nga ana…
Kur sulmohet një deputet, sulmohet një pupull, sulmi ndaj deputetit merr dënimin më të fuqishëm. Kështu fillon reagimin e saj Ermira Mehmeti, ish-deputete në Parlamentin e Maqedonisë, pas sulmeve verbale dhe fizike që i ju bënë deputetit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri. “Kur sulmohet një deputet, sulmohet një popull. Në çdo shoqëri përparimtare sulmi ndaj një deputeti merr dënimin më të fuqishëm, Parlamenti si shtëpia e sovranit reagon, ndërsa organet e rendit punojnë në zbardhjen e rastit. Por, në shoqëritë jodemokratike në të cilat partia e ka kapur shtetin dhe Parlamenti është vetëm edhe një organ nën…
BDI po mban ende si opsion koalicionimin me VMRO DPMNE, kurse nga partia e Nikolla Gruevskit, thonë se edhe pse nuk bisedime, kontakte mes zyrtareve të dy partive ende po vazhdojnë. Anëtari kryesisë së VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski për TV 21, thotë që partia e tij nuk e ka problem që ti rinis sërish bisedimet me BDI. Kurse as zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski nuk mohon se ka ende kontakte mes partisë së tij dhe BDI-së. Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela, thotë se partia e tij do të qëndroj pas deklaratës së përbashkët. Ai thotë se nuk ka…

