Author: Rilinda

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov vendosi dje që të mos i japë mandatin kreut të opozitës, Zoran Zaev duke u shprehur se platformat e importuara nga jashtë nuk ishin në të mirë të vendit dhe se do të sillnin destabilizim. Pas kësaj, Zaev kërkoi largimin e presidentit. Reagime të ndryshme kanë ardhur nga politika maqedonase, por edhe ajo shqiptare. Ndër reagimet e veçanta është edhe ai i avokatit Spartak Ngjela. Postimi i plotës Ngjelës në Facebook: “Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj. Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në…

Lexo më Shumë

Ambasada për fëmijë Megjashi reagon ndaj dërgimit të fëmijëve në protesta, duke theksuar se ekziston rrezik potencial nga paraqitja e dhunës që do ta rrezikojë sigurinë e tyre, madje edhe kur protestat në përgjithësi janë jo të dhunshme. “Mund të jenë përvojë traumatizuese për fëmijët, posaçërisht për shkak bërtitjeve, prezencës së policëve të armatosur, numrit të madh të njerëzve të panjohur në të njëjtën kohë… Qëndrimi i Megjashit është se fëmijët nuk duhet të dërgohen në protesta, por nëse prindi në përgjegjësinë e tij vendos ndryshe, atëherë duhet të qëndroj më anash nga rrëmuja, në vende ku ekziston rrezik më…

Lexo më Shumë

Janeva do të shkarkojë Fatime Fetain është afruar shumë me një parti politike?! Prokurorja Speciale, Katica Janeva ka gjasa të përjashtojë nga ekipi i saj prokuroren Fatime Fetai, njoftojnë burime të afërta me prokurorinë. Shkak për këtë është afërsia e prokurores Fetai me përfaqësues të një partie shqiptare, nga e cila ka persona të dyshuar prej PSP-së, por edhe shumë funksionarë tjerë të cilët potencialisht mund të dyshohen. Afërsia e Fetait me këtë parti politike, ka filluar të ju pengojë edhe diplomatëve në Shkup, për shkak se partia me funksionarët e së cilës mban raporte Fetai është e afërt me…

Lexo më Shumë

Pas fjalimit të Gjorgje Ivanov i cili dërgoi kritika ndaj vendeve fqinje si Tirana dhe Prishtina, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke theksuar se Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë “Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Shpend Ahmeti.

Lexo më Shumë

Përpos makinave që Tetova vazhdon të ngulfatët çdo ditë ku qytetarët helmohen, ka edhe ndotës tjerë më të mëdhenj. Një student i cili banon në konviktin e Universitetit ka dërguar këtë fotografi ku thotë se Tetova ndotet edhe nga këta. Siç mund të shihet një tym i madh po vazhdon edhe në këto orë të mëngjesit ku ka nisur ti helmojë studentet.

Lexo më Shumë

Maqedonia është duke bërë përpjekje për ta themeluar qeverinë, por pa VRMNO-n, e Nikolla Gruevskit, që nuk pranoi askush të hynte në koalicion me të. Gruevski bëri thirrje që shqiptarëve të Maqedonisë të mos iu njihet e drejta për gjuhë, duke shkaktuar protesta në këtë shtet dhe sulme në mes komuniteteve. Shkrimtari Milazim Krasniqi thotë se thirrja për dhunë është duke u nxitur nga Gruevski, pasi sipas tij, humbja e pushtetit për ish-kryeministrin e Maqedonisë do të thotë shkuarje në burg. Krasniqi thotë se Gruevski është adresa e vetme e kësaj dhune, pasi nuk është duke e pranuar humbjen dhe…

Lexo më Shumë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgël, vlerëson se hapi i presidentit, Gjorge Ivanov për mosdhënien e mandatit, është kundër interesave të shtetit. “Mendoj se vendimi i tij i papritur mund të nënkuptojë vazhdim të krizës dhe eksalim të situatës. Shpresoj se ai do t’i jep mandatit partisë e cila është legjitime, që në bazë të rezultatit zgjedhor ka shumicë parlamentare”, tha Vajgël. Ai shpreson se Ivanov do ta përmirësojë gabimin dhe do të sjell vendim e cila është në pajtueshmëri me interesat shtetërore të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, shpreh shqetsim se Maqedonia po largohet nga prinicipet e Maqedonisë. “I shqetësuar se Maqedonia po largohet nga principet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera kyçe të NATO-s”, shkruan Xhes Bejli. Agree w @JhahnEU. Concerned that #Macedonia moving away from principles of democracy and rule of law, core @NATO values. https://t.co/VngSuarVZb — Amb. Jess Baily (@AmbBaily) March 2, 2017 Ky qëndrim i Xhes Bejlit vjen pasi që presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’ia jep mandatin kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=RV8rv8j9J_g Damjan Mancevski gjatë emsionit debativ në Tv21, #Click Plus shprehu që temën e platformës LSDM e ka hapur përpara se partitë shqiptare ta bëjnë këtë. Ai gjithashtu theskoi se nuk ka aspolutisht gjë kundër të kemi një kryeparlamentar shqiptar dhe sa do jenë gjasat reale kjo akoma nuk është diskutuar, është çështje që duhet shtruar. Për më shumë detaje ndjekim videon: https://www.youtube.com/watch?v=TIThtrehK1E

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus debatohet mbi temën: Çka ju ofron LSDM-ja shqiptarëve? Damjan Mançhevski, nënkryetar i LSDM, Albert Musliu, Naser Selmani dhe Gazmend Ajdini. Damjan Mançevski shprehet se kemi thyerje të Kushtetutës nga Ivanovi, atë që ai bëri sot është formë e grushtshtetit dhe nje hap duke mbrojtur politikat e Gruevskit. Ishte apsolutisht situata në rrethana të qeta kur Ivanov i dha Gruevskit mandatin, ndërkaq kjo paraqet tension kur duhet ti jepet mandati LSDM-së. Ne krizën më të madhe nuk e kemi gjuhën, por krimin, varfërin, ekonomine.. LSDM do të jetë pasqyrë që do fusnksionojë për një Maqedoni të përbashkët për…

Lexo më Shumë

Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e quajti vendimin grushtet. Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit, transmeton televizioni Alsat M. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin. Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve. Në videon më…

Lexo më Shumë

Qendra për Liri shpreh neveri dhe dënon ashpër aktet e dhunës në Shkup dhe në qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë. Përgjegjës për gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë etnike dhe politike janë pikërisht strukturat e fuqisë që akoma janë në pushtet, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre të lartë janë nën hetime për vepra serioze penale, keqpërdorime të rënda dhe mashtrime zgjedhore. Strukturat kriminele përsëri po tentojnë të shkaktojnë trazira dhe dhunë, të motivuar nga urrejtja etnike dhe ndarjet politike. Ata e rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e mbarë vendit, me një qëllim të vetëm – ta pengojnë drejtësinë dhe…

Lexo më Shumë