Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare Maqedonia ndodhet buzë greminës. Nacionalistët e VMRO-DPMNE refuzojnë ta lënë pushtetin, shkruan gazeta zvicerane “Le Temps”. A po e kërcënon sërish Maqedoninë fantazma e luftës civile? «Kushtetuta dhe ndërgjegjja ime ma ndalojnë t’ia besoj formimin e qeverisë një personi ose një partie, programi i së cilës rrezikon sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e vendit», ka deklaruar të mërkurën e kaluar para medieve presidenti Gjorgje Ivanov, duke provokuar kështu një valë paniku. Dy ditë më parë, shefi i opozitës, Zoran Zaev, paraqiti listën prej 67 deputetëve që e mbështesin atë – nga 120 sa…
Author: Rilinda
Nga dita e hënë Maqedonia do të jetë nën ndikimin e lagështisë të cilat do të paraqiten me mot të vrenjtur dhe me shi të intensitetit të ndryshueshëm. Në pikat e larta malore do të ketë borë dhe ritet të formohet një shtresë e re. Reshje më të mëdha pritet të ketë të mërkurën në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit, me ç’rast pritet që reshjet të jenë mbi 40 litra në një metër katror. Gjithashtu do të fryn një erë e ftohtë veriore e cila do të ndikon në uljen e temperaturave ditore.
Plenumi i arsimtarëve në Maqedoni ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në disa shkolla të Shkupi, Shtipit dhe Manastirit, në të cilat nxënës të shkollave fillore dhe të mesme janë keqpërdorur për qëllime politike. “Mendojmë se disa grupacione politike po manipulojnë dhe keqpërdorin nxënësit, ndërsa Ministrai kompetente hesht. Për plenumin e arsimtarëve gjithë mësuesit dhe drejtorët që i shfrytëzojnë nxënësit për qëllimet e tyre politike, gjithë janë të turo për këtë profesion të shenjtë. Apelojmë deri tek ata që të mos i vendosin nxënësit në situata të palakmueshme dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) të reagojë…
MAQEDONIZv.komandanti i njësisë në MPB ka penguar kapjen e sulmuesve të gazetarëve të “A1on” ByLajmPress8E postuar më 04-03-2017, 11:42 sulm-i-gazetarëve-780×439 Zv.komandanti i njësitit policor ka penguar policin i cili e ka ndjekur njërin nga sulmuesit që e rrahën ekipin e portalit A1on, ndërkaq polici ka përgatitur edhe vërejtje zyrtare njofton televizioni Telma. Lajmin e konfirmon edhe ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu. Ai tha se kërkohen informata shtesë që të vendoset nëse do të ngritet procedurë disiplinore, kundër zv.komandantit të njësitit e cila nuk është në uniformë. Zv.komandanti i njësitit ka qenë edhe pjesë e “bombave” të LSDM-së të cilat hetohen…
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos nga Seres ka dërguar porosi të re se Maqedonia është greke dhe se sa më shpejtë ai fakt pranohet nga politikanët e Maqedonisë, aq më shpejtë do të përmirësohet klima politike mes dy shteteve. Pavllopullos hapur ka përmendur se dera për hyrje të Maqedonisë në BE do të jetë e mbyllur, derisa insiston që ta shfrytëzojë emrin “Maqedoni” dhe do të shpërndajë irredentizëm. “Maqedonia është greke dhe pranimi praktik i kësaj të vërtete të qartë do ta lehtësojnë ndjeshëm klimën politike dhe marrëdhëniet mes y shteteve në Ballkan. Këtë duhet ta dijë mirë shteti fqinj…
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, brendshëm ka mohuar akuzat për përfshirjen e Policisë së Kosovës në incidentin e armatosur në Kumanovë në vitin 2015. Akuzës së njërit prind, të bërë në ‘Rubikon’, ai i është përgjigjur ashpër duke potencuar se po kërkon të kuptohet se nga kush po manipulohen familjarët. Hyseni thotë se po ta dinte që po përgatitej sulm në Kumanovë ai do të përdorte autoritetin e tij për ta ndalur. Thotë se për rastin ishte njoftuar vetëm pasi kishte ndodhur duke potencuar se MPJ’ja është ajo që komunikon me shtetet. Hyseni ka kërkuar që të hetohet…
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për ndodhitë në “Lagjen e Trimave”, u dëgjua edhe pronari i njërës prej shtëpive ku kanë qëndruar grupi në Kumanovë, Fadil Fejzullahu. Ai mohoi akuzat për ndihmë logjistike të grupit, por tha se ka qëndruar 3 dite në shtëpinë në “Lagjen e Trimave” me grupin vetëm e vetëm që ata mos të mendojnë se do t’i tradhtojë. Prokuroria e pyeti Fadil Fejzullahun a ka gjuajtur me armë ndaj policisë, e përgjigja e tij ishte “jo”. Mirëpo, prokuroria i tha se gjurmët e tij janë gjetur në një kallashnikov. Fadil Fejzullahu tha se prej grupit e…
Parlamenti Evropian do ta anulojë votimin në seancën plenare për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, nëse vendi javën e ardhshme nuk formon Qeveri, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Disa persona zyrtarë të Europarlamentit, në një deklaratë për MIA-n konfirmuan se eurodeputetët nuk dëshirojnë ta miratojnë Rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) i PE-së në seancën plenare në Strasburg, të caktuar për më 14 dhe 15 të këtij muaji, nëse deri atëherë nuk ka kurrfarë zgjidhje në skenën politike të Maqedonisë. “Edhe pse në seancën plenare në Parlamentin Evropian më 14 dhe 15 mars…
Do të fryjë erë mesatare, kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të mesme. Temperatura mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 18 gradë.
Lidhur me zhvillimet në Maqedoni ka reaguar edhe gazetari i njohur Milaim Zaeka. Autori i emisionit Pa Rrotlla, ka goditur pa doreza politikanët shqiptarë në Maqedoni, por duke ofenduar edhe presidentin Ivanov. Zeka ka shkruar se shumë i ka hy në qef Ivanovi, për shkak se u tregoi politikanëve shqiptarë në Maqedoni se deri tani kanë qenë vetëm “kondoma” të Gruevskit.
Nxënësit shqiptarë të Kumanovës kanë qenë cak i sulmeve të publikut maqedonas në shkollën fillore “Magdalena Antova” në fshatin Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ekipi sportiv i SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, i përbërë prej rreth 20 vetash, kanë qenë duke marrë pjesë në garat shkollore për fillorist në basketboll, mirëpo gjatë ndeshjes janë sulmuar dhe sharë nga publiku i pranishëm. Lajmin për “Lajm” e konfirmon arsimtari i edukatës fizike, Faton Zenuni, i cili ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga sulmet e publikut maqedonas. “Ishte një garë që organizohet në kuadrin e garave të sportit shkollor për fëmijë në Rajkovo kuqa…
Zahir Beqiri i njohur me nofkën “Çaush”, i cili është arrestuar në aferën e “incizimeve” u ka dërguar një “selam” nga burgu, siç i ka quajtur, milionerëve të regjimit. “Eselamu Alejkum-Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju qytetarë të R.M.-së. Sa ndjenjë e bukur këtu në burg që në krevatin tim nga lufta e dytë botërore do të flejnë milionerët e regjimit. Of of, sa bukur. Mos u brengosni, gjithçka do të shkojë si të jetë e lyer. Ju dëshiroj dt të mrekullueshme bashkëpartiakë të mi dhe luftëtarë për liri”, ka shkruar Çaushi në facebook.

