Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Shkup dhe Tiranë janë organizuar disa aktivitete, me fokus të drejtat e grave. Shkup, gratë kërkojnë shoqëri të barabartë, solidarizuese dhe përparimtare Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, qindra gra të mbështetur edhe nga meshkuj me moton “Nuk dua lule, dua drejtësi” marshuan nga sheshi i qytetit të Shkupit përmes Urës së Gurit drejt parkut “Gruaja Luftëtare”. Përmes këtij marshi të iniciuar nga Platforma për barazi gjinore ata kërkonin drejtësi dhe barazi gjinore, pasi që sipas tyre, gruaja në Maqedoni respektohet vetëm më 8 mars, ndërsa ditëve tjera…
Author: Rilinda
Sot, kryetari i LR PDSH-së Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral Arben Taravari, zhvilluan takim “të rëndësishëm me përfaqësues të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup. Në takim kryesisht është diskutuar në lidhje me situatën politike të krijuar në vend”. “Sela dhe Taravari kanë informuar përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët si dhe për përpjekjet politike dhe mundësitë e tejkalimit të kësaj krize politike. Në takim gjithashtu është biseduar edhe për dy çështjet kryesore të Platformës së përbashkët: për funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë Speciale Publike dhe Ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe,…
Ish-ambasadori i Maqedonisë Gjorgji Spasov, duke komentuar letrën e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe Turqisë, ka thënë se kjo është turp për Maqedoninë. “Ivanov gënjeu në letrën që ju shkruajti faktorit ndërkombëtar pasi ai shfaqte shqetësime për sigurinë, paqen, unitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë pa patur nevojë. Shqiptarët nuk janë rrezik për Maqedoni. Ivanov me këtë letër e tregon se është krijues i krizës politike në Maqedoni. Ivanov e ka për detyrë të jep mandatin. Me letrën e shkruar ndaj bashkësisë ndërkombëtare ai i theu të gjithë kufinjtë normal të një burrshtetasi që duhet të…
Funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së janë ftuar në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Ata në periudhën e ardhshme duhet të paraqiten në PSP si pjesë e zgjerimit të hetimit për lëndën “Titanik” ku janë përfshirë 17-të persona. Nga PSP-ja nuk zbulojnë se cilët persona janë ftuar, por konfirmojnë se ftesat janë dërguar. Sipas informatave të Televizionit 24, hetimi është fokusuar në mënyrat e ndryshme të keqpërdorimeve në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014-të. Këtu hyjnë edhe informacionet të cilat PSP-ja i ka marrë nga deklaratat e dëshmitarëve në Ohri, rreth pesëmbëdhjetë në numër, nga të…
Maqedonia është në pozitë status kuo. LSDM vlerëson se presidenti Ivanov duhet të mendojë edhe njëherë dhe t’ia japë mandatin liderit të tyre Zoran Zaevit, i cili i ka dorëzuar 67 nënshkrime të deputetëve, derisa VMRO-DPMNE-ja insiston që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat, qytetarët do të deklarohen për Platformën e partive politike shqiptare. Petar Goshev, i cili ka përvojë shumëvjeçare politike në analizën e tij, shkruan REL në gjuhën maqedonase, thotë se mbajtja në gjendjen në të cilën është shteti është përpjekje dëshpëruese e kreut të VMRO-DPMNE-së. “Kjo gjende është në dobi të Gruevskit dhe shoqërisë…
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë sot nëpërmjet kumtesës konfirmoi se gjykatësja, Tatjana Mihalljova, dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni u.d. kryetare e GJykatës Themelore Shkupi 1. Nga Këshilli Gjyqësor sot njoftojnë se po i ndërmarrin masat për “zgjidhje adekuate për gjendjen” dhe në afat sa më të shkurtër kohor do të mbajnë seancë. “Gjykatësja Tatjana Mihajllova dje më 07.03.2017, me shkrim e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se e dorëzon dorëheqjen e parevokueshme nga u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup. Gjatë ditës së sotme Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë do të…
Sipas Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi gjinore – ESE, në 35 komuna të Maqedonisë nuk ka gjinekolog amë, kurse në 29 komuna nuk ka numër të mjaftueshëm të gjinekologëve. Kjo shoqatë shpreh shqetësim për përparimin e kufizuar të shtetit në drejtim të përmirësimit të qasjes së shërbimeve shëndetësore për gratë dhe për shëndet riprodhues të grave në tërë territorin e Maqedonisë. Sipas ESE-së, niveli i vdekshmërisë nga karcinomi i qafës së mitrës te gratë shënon ritje, ndërkaq kritikojnë Ministrinë e shëndetësisë se e ka ulur përfshirjen e grave në Programin për skrining të kancerit në qafën e mitrës. Buxheti…
ashkimi Europian mbetet i angazhuar në Ballkanin perëndimor dhe do t’i qëndrojë zotimeve të tij, thotë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në letrën e dërguar anëtarëve si ftesë për mbledhjen e këshillit të enjten. “Do ta shohim me kujdes situatën në rajon, e cila është mjaft e brishtë. Do të shohim gjithashtu mënyrat si duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës”, shkruan Tusk. Takimi do të fokusohet edhe në zgjedhjen e Presidentit të Këshillit Europian për periudhën qershor 2017-nëntor 2019, ndërsa do të preken dhe tema të tjera si emigracioni, ekonomia…
Gratë e Maqedonisë të cilat janë të punësuara kanë vetëm 15 për qind të kohës për t’iu përkushtuar aktiviteteve të lira, ndërsa tek gratë e papunësuara 21 për qind për aktivitete të lira. Në mjediset urbane gratë mesatarisht brenda ditës kalojnë nga 2 orë e 16 minuta në argëtim dhe kulturë, prëderisa në mjediset rurale gratë kanë nga 1 orë e 13 minuta kohë për argëtim. Nga të gjitha aktivitetet shtëpiake të grave, 16 për qind bëjnë pjesë pastrimi i shtëpisë, ndërsa mesatarisht gjatë ditës nga 1 orë e 50 minuta në shikim të televizionit. Ato gra të cilat kanë…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta borë. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri 14 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 13 gradë celsius.
Xhemaludin Idrizi, ish drejtor i gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup, duke uruar ditën e arsimit, ditën e shkollës në gjuhën shqipe thekson se kemi nevojë për analizë të thellë në të bërit krahasimin dje dhe sot, megjithatë meqë jam në arsim nga vitet e 70-ta , tani në një peruidhë të trazicionit, më parë arsimi ishte i idioligjuar dhe jashata asaj nuk mund të dilej, me ca probleme në sferën kadrovike, qoftë sfera e përfshirjes së fëmijëve nëpër shkolla , pjesa e botimit të teksteve,.. mirëpo në atë periudhë në faze të ndryshme arsimi ka ecur përpara deri në…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për gazetën irlandeze “Irish Times” paralajmëron se hapat e gabuar “mund të ndezin zjarr në shtet”, në kushte të protestave të rrugës dhe qorrsokakut, i cili i shkatërron shpresat për fund të krizës politike, transmeton Portalb. Ai gjithashtu shton se ai dhe partitë shqiptare në Maqedoni, mund të bëjnë përpjekje që të formojnë Qeveri pa miratimin e Gjorge Ivanovit, i cili refuzoi t’ua japë mandatin, pasi që sipas tij “rrezikohet sovraniteti dhe unitariteti në shtet”. “Në çdo shtet normal, ku presidenti ka vetëm pushtet ceremonial, do të duhej t’ua jepte mandatin për formim të Qeverisë…

