Organizata ndërkombëtare Raportuesit pa Kufij (RK), i ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve maqedonas gjatë kohës së protestës në Shkup. Ata kërkojnë që pushteti ta zbardh dhunën dhe të garantojë sigurinë e punëtorëve të mediumeve. “Në këtë kontekst të tensionuar, i ftojmë të gjithë politikanët të veprojnë me përmbajtje dhe t’i shmangen eskalimit të dhunës. Gjithashtu, kërkojmë që autoritetet ta garantojnë sigurinë e gazetarëve që të mund ta kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”, porositi Ade-Mevell, shef i tavolinës së RK-së për BE dhe Ballkan. Në deklaratën e RK-së përmenden sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve të “A1on” Aleksandar Todevski…
Author: Rilinda
Këshilli i Prokurorëve sot do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për sjelljen e prokuroreve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Fatime Fetai në seancën e rastit “shuplakat”. Seanca e fundit e Këshillit të Prokurorëve për dënimin e prokuroreve speciale është anuluar. Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheqë gjykimin për protestat e dhunshme në Komunë Qendër, në seancën e fundit, i ka dënuar prokuroret speciale me nga 2.000 euro për mos-respektim të Gjykatës. Arsye për këtë ka qenë se prokurorja Fetai ka thënë se proces-verbali i seancës paraprake nuk ka qenë i sakt dhe…
Portalb shumë herë trajtoi temën e librave të përkthyer të projektit “1000 tituj nga universitetet me fame botërore” dhe shumë herë u konstatua përkthimi skandaloz dhe kualiteti i dobët i librave dhe bëri që institucionet e larta të ngritin zërin që të anulohet përdorimi i tyre i detyrueshëm në fakultete. Gjithashtu paqartësi ka edhe tenderi dhe ndarja e parave për këtë projekt, që janë ndarë miliona euro gjegjësisht për kompaninë e cila ishte edhe sponsor i BDI-së, thuhet në storien e emisionit 360 Gradë. Fjalë të pakuptimta, përkthime jo logjike, fjalë të reja, kuptime të humbura në përkthim nga gjuha…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në…
Azbi Nuredini thekson se deklarata nuk e cënon tërësin unitare të shetit siç pretendohet, pushtetarët të cilët mbajtën pushtetin dekadën e fundit, kjo deklarat u erdhi si peshqesh dhe pretekst për ti ikë drejtësisë. Palët shqipatare kanë përgjegjësi në aspektin e mosqarimit të deklaratës jo vetëm nga përmbajtja por dhe për nga mbrojtja e saj ngaqë i dha mundësi palës maqedone, sidomos VMRO-së që deklaratën ta ketë një alibi. Deklarata është bërë si një dhurat VMRO-së, kështu mendoj unë. Deklarata ska asgjë tjetër përveç asaj që partitë politike shqipatre i kanë pasë në programet e tyre politike. Deklarata si e…
Vlanon Bela sonte në Click Plus në Tv21 duke biseduar temës se “Çka ka shteti kundër Platformës Shqiptare” u shreph se pasi u nënshkru platforma ne ende presim. “Ne nënshkruam patformën dhe tash heshtim, presim reagimet. Nëse në Kosovë presidenti Thaçi doli me propozimin për formimin e ushtrisë dhe tani kemi reagimin e komunitetit ndërkombëtarë këtu skemi reagimin kundër të komunitetit ndërkombëtarë” u shpreh Bela. https://www.youtube.com/watch?v=atc2bY0I5n4
-Çfar ka anti Kushtetuse platforma? – A është platforma shqiptare, shkas për protestat anti-shqipe? – Përse deklarata e partive shqiptare, po shihet si rrezik për Maqedoninë? – Ka apo jo hapësirë për rinegociim të kësaj deklarate? – Duhet të zmbrapsen apo jo partitë shqiptare nga kushtet e tyre? Debatojnë në #TV21 mysafirët: Ismet Ramadani, Azbi Nuredini, Valon Bela dhe Alajdin Demiri Ismet Ramadani dekalron që hyrja e deklaratës është shumë mirë për nga forma, është shkruar me kujdes, në hyrje ka elemente shqiptare, nacionale, ka elemente shtetrore dhe univerzale në përputhje me logjikën. Nuk e besoj se ndonjë mendje e…
8 Marsi, apo ndryshe e njohur si ‘Dita e grave’ ashtu si ndërkombëtarisht, shënohet edhe në Maqedoni. Ideja e 8 Marsit është për të kujtuar diskriminimin ndaj tyre, përpjekjeve për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim përgjatë dekadave. Kur flitet për barazinë gjinore nuk duhet nënkuptuar edhe mosdrejtësi, duke marrë parasysh këtu edhe injorancën sociale se ato duhet të punojnë çdo punë fizike që bëjnë meshkujt. Këtu pikërisht vjen në shprehje padrejtësia që u bëhet shpeshherë atyre. Të dhënat e fundit të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL) në Maqedoni tregojnë se gratë në Maqedoni mesatarisht fitojnë 12.5% më pak se…
Ahmeti paralajmëroi se kriza politike mund të zvarritet me vite në Maqedoni dhe disa politikan e shfrytëzojnë atë për të shkaktuar konflikte ndëretnike. Duke e komentuar refuzimin e Presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM, Zoran Zaev, për formimine qeverisë së re dhe protestat e çdoditshme kundër të ashtuqujaturës platformë shqiptare, Ahmeti tha se partitë politike nuk duhet të tentojnë që të përfitojnë nga tensionet. ‘’Kjo krizë politike duhet të zgjidhet me mjete politike, e jo nga ajo të krijohet problem ndëretnik për përfitimin e ndonjë partie politike’’, tha për Rojtersin Ahmeti. Ai vlerëson se rruga qorre mund…
Shkrimtari ynë Kim Mehmeti, vlerëson se pastrimi i së kaluarës eventuale kriminale të drejtuesve të BDI’së, nuk kalon nëpërmet dyerve qeverisëse me LSDM-në, por nëpërmjet kërkimit faljeje nga shqiptarët! “Maqedonia e tanishme antishqiptare, që proteston kundër gjuhës shqipe, që shan dhe ofendon shqiptarët, është shteti që na e ndërtuan VMRO-DPMNE’ja dhe BDI’ja! Dhe e shihni me cilin absurd përballemi sot: VMRO-DPMNE’ja e mbron shtetin nga ‘rreziku shqiptarë’, ndërkaq BDI’ja – që deri dje të vriste nëse ia kritikoje DPMNE’në dhe e cila, shkeli mbi çdo gjë shqiptare, vetëm që të mos e shkelte parimin ‘fitues me fitues’, për formimin e…
Shqiptarët nuk janë problem në vend dhe Platforma e shqiptarëve është në suaza e kushtetutës dhe ligjeve. Kjo është përgjigja e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve rreth situatës së rënduar politike në Maqedoni pasi presidenti refuzoi t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë. Ajo shtoi se BDI si parti qëndron në qëndrimin Ivanov të tërheq vendimin, i cili siç tha, është në linjën e kërkesave të Departamentit shtetëror amerikan dhe BE-së. “Ivanov me vendimin të mos ia ndajë mandatin e ka futur shtetin në krizë institucionale. Ne si BDI kemi pasur…
Brukseli ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare. Ndërkohë, pas letrës së Ivanovit, një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, njofton Alsat M. I pyetur për situatën e fundit në Maqedoni, ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie nuk deshti të komentojë letrën e e Ivanovit për të cilën tha se pret që të shqyrtohet nga Këshilli Evropian.…

