Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male me reshje të kohëpakohshme të borës. Do të fryejë erë mesatare veriore.Temperatura do të lëvizë prej 3 deri 13 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 9 gradë. Në ditët në vijim, për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me periudha të shkurtëra me diell dhe me erë mesatare veriore. Deri të martën do…
Author: Rilinda
Analisti maqedonas Sasho Ordanoski, në një intervistë për “Koha Ditore”, ka thënë se rreziku i vërtetë i Maqedonisë nuk i vjen nga Platforma Shqiptare por nga mafia. “Platforma Shqiptare nuk është arsyeja pse presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, po refuzon t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, ka thënë ai. Sipas Ordanoskit, në Maqedoni nuk flitet se kush e ka shumicën, por për mafian politike, e cila është duke luftuar për ekzistencën e vet. Ordanoski, i cili ka qenë ish-kryeredaktor në televizionin publik RTVM, si dhe drejtor menaxhues në “Alsat-M”, ka shtruar pyetjen se pse…
Në Maqedoni protestat kundër gjuhës shqipe po mbahen për dy javë me radhë, nën organizimin e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Organizatorët e protestave thonë se do të dalin në rrugë për të protestuar në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë, derisa lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, ta hedhë tërësisht platformën shqiptare. Ata konsiderojnë se ky dokument është hartuar në Tiranë dhe si i tillë cenon karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë. Ndërkaq, Zaev të premten duke prezantuar programin qeveritar u ka bërë thirrje protestuesve që të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse janë të pavërteta spekulimet se…
Gazeta “Shtypi i Lirë” shkruan se a po përgatitet Nikolla Gruevski për të formuar paraushtri apo paramilitarë për të penguar LSDM dhe BDI për të formuar Qeverinë, pasi që Kushtetuta nuk i lejon presidentit Gjorgje Ivanov që ta nxjerrë pa ndonjë pretekst të madh, ushtrinë në rrugë, një plan që spekulohej se po përgatitet. Sipas kësaj gazete, në opinion po përhapen zërat se së shpejti mund të ndodhë edhe ky skenarë, ndërsa rekrutët e parë do të jenë njerëzit me libreza partiake të VMRO-DPMNE. Në VMRO-DPMNE mohojnë këto zora, për të cilat thonë se janë spekulime të LSDM. “Zoran Zaev…
Niveli i Liqenit të Ohrit është dhjetë centimetra mbi minimumin e lejuar, kumtoi DPHM. Sipas gjendjes javore hidrologjike, nivelet e ujit të lumenjve Vardar afër Jegunocës, afër Shkupit, afër Velesit dhe afër Dmeir Kapisë, Treskës afër Makedonski Brodit, Pçinjës afër Banjës së Katllanovës, Kriva rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Shtipit, Strumicës afër Sushevës, Crna Rekës afër Novacit dhe Staeskës afër Biotunit, janë nën mesataren për muajin mars. Në mënyrë drastike më i ulët është niveli i Drinit të Zi afër Llozhanit, lëvizë ndërmjet 31 dhe 41 centimetra përkundër mesatares së marsit prej 127 centimetrave, tregojnë të dhënat për nivelet…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), sot e ka publikuar listën e tretë të borxhlinjve për borxhe për këtë vit dhe atë në periudhën prej 30 nëntor 2016 deri më 28 shkurt 2017. Borxhet janë në bazë të TVSH-së, tatimit të profitit, tatimi personal i të ardhurave nga kontributet e sigurimit, aksioneve dhe doganave. Në këtë listë janë edhe personat fizik që kanë borxh mbi 120.000 denarë, derisa për personat juridik ai është mbi 300.000 denarë. https://www.ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/318
Vasil Kuzmanoski nga Ohri u zgjodh kryetar i Dhomës së noterëve të Republikës së Maqedonisë. Si vendosi sot Këshilli i Dhomës, noteri Kuzmanoski, ka marrë mandatin si kryetar për periudhën 2017 – 2020. Në Kuvendin e Dhomës u zgjodhën edhe organe të tjera të reja.
Marjan Cvetkovski, drejtori ekzekutiv i Radiotelevizionit të Maqedonisë, që është edhe njeriu me besim më të madh i liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka nxjerrë në shitje pronat e tij, njofton portali dokazm. Sipas këtij portali, Cvetkovski para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, ka poseduar një shtëpi të zakonshme në periferi të Shkupit, ndërsa tani ka tre shtëpi në lagjet luksoze të Shkupit, ndër to edhe në Vodno. Ai njihet edhe personi që ka formuar TV Nova me pronar Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale. Përveç shtëpive në Maqedoni, ai…
Maqedonia duhet të fillojë së ndërtuari një shtet shumetnik dhe të barabartë për maqedonasit dhe shqiptarët – ose, nëse kjo nuk ndodh, kriza aktuale mund të çojë në fillimin e fundit të Maqedonisë, shkruan në numrin e sotëm “Koha Ditore”. “Në krizën aktuale politike Maqedonia gjendet përballë dy opsioneve. E para, të fillojë së ndërtuari një shtet shumetnik e i barabartë për maqedonasit e shqiptarët dhe, e dyta, nëse kjo nuk ndodh, ky do të jetë fillimi i fundit i Maqedonisë. Kriza disamujore, e cila nisi me skandalin e përgjimeve, po vazhdon ende. Edhe pse fitoi zgjedhjet, VMRO-DPMNE nuk arriti…
Me rendiment më të madh nga pritshmëria dhe çmim më të lartë do të përfundojë blerja e sivjetme e duhanit. Sipas të dhënave të fundit nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë marrë mbi 25.000 tonë duhan, që është 5.000 tonë më shumë nga vlerësimet fillestare për tërë rekoltën e vitit 2016. Është arritur çmim mesatar prej 196,82 denarë për kilogram apo 14 denarë më shumë se vitin e kaluar, që paraqiste 182 denarë. Pagesa për duhanin është realizuar 98 për qind. Deri më tani janë paguar 4,848 miliardë denarë. Këtë vit duhan kanë blerë nëntë ndërmarrje…
“Mendoj se këtu taktikisht është gabuar nga ana e partive shqiptare në Maqedoni të cilat në një farë mënyrë keq e parashtruan çështjen e reformave” thotë kryetari i parë i Maqedonisë së pavarur Stojan Andov në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë. Ai shton “larg asaj se ku u përpilua ajo Platformë dhe se çfarë merr dhe mbajnë pikat në të, të mos ketë biseda për të”. Ndërsa në çështjen e thirrjes së seancës Parlamentare ai thotë se kjo duhet të bëhet sa më shpejtë ngaqë ajo paraqet zgjidhje e vetme e krizës së tanishme politike për…
Fenomeni i zvogëlimit të numrit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës, tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit, ku nga viti në vit, shihet një tendencë në rënie progresive e numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor, shkruan gazeta KOHA. Kjo dukuri është më prezent në Gjimnazin “Ibrahim Temo” ngrenë shqetësimin nga ky institucion arsimor. Xheladin Muça, drejtor i shkollës “Ibraim Temo” tregon për KOHA se nëse vazhdon kjo tendencë, rrudhja e paraleleve në gjuhën shqipe, nga viti në vit, do të bëhet realitet. Aktualisht në vit të para funksionojnë 6…

