Njohësit e rrethanave politike për gazetën Lajm kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth formimit të Qeverisë si dhe rreth frikës së BDI-së për të shkuar më LSDM-në pa dhënë mandatin Gjorge Ivanov, shkruan gazeta Lajm. Analisti politik Ismet Ramadani mendon se tanimë janë krijuar disa parakushte se BDI do ta ndjek LSDM-në në formimin e Qeverisë. “BDI do pajtohet me të gjitha format e veprimit që do t’i koordinoj mandatari në këtë rast Zoran Zaevi. Por, sigurisht, edhe Zaevi do të bëj veprime të cilat, pothuajse në mënyrë filigranike do t’i konsultojë me faktorin ndërkombëtar perëndimor, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.…
Author: Rilinda
“Shfaqja që shkon mbrapsht”, sipas tekstit të Henry Shields, Jonathan Sayer, Henry Lewis e që është shqipëruar nga Artur Lena, dërgon si regjisor në Teatrin Shqiptar të Shkupit për të katërtën herë me radhë regjisorin kosovar Agon Myftarin. Kjo komedi e cila vjen me premierë nesër, sipas regjisorit Agon Myftari, i është dashur pikërisht në këtë moment publikut të Shkupit. Myftari, për KultPlus, tregoj për përvojën e tij në këtë teatër si dhe tha që beson që kjo shfaqje do të ketë një jetë të gjatë dhe shikueshmëri të madhe. “Kjo është hera e katërt që punoj në Shkup si…
Kryetari i porsazgjedhur i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një intervistë për “DW” në gjuhën maqedonase, thotë se Gjykata Supreme, do të mund të sjellë për përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit. Ai pret që rezultatet t’i shohim në një të ardhme të afërme, të valorizuar në vlerësimet që do të bëhen nga Komisioni Evropian. Vangellovski paralajmëron bashkëpunim me Prokurorinë Republika dhe Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por edhe bashkëpunim të mirë dhe transparent me mediat. “Paralajmëroj hapje të madhe të Gjykatës Supreme ndaj opinionit dhe mediave. Në vitet e fundit ka pasur përmirësime, por kam koncept për qasje më aktive në…
Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma, Arben Taravari, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se pret nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të marrë guximin që me nënshkrimet e 20 deputetëve të thirret seanca parlamentare dhe të zgjidhet kryetari i ri parlamentit. “Presim që LSDM e cila në rastin konkret ka numrin më të madh të deputetëve sesa ne. Tani presim që zoti Zaev të ndërmarrë hapa konkret drejt konstituimit të parlamentit. Në politikë kërkohet dhe guxim dhe ai duhet të tregohet i guximshëm në këtë moment nëse presidenti Ivanov nuk e ndan mandatin 20 deputetë…
a më shumë se dy muaj që kur deputetët e ri të Parlamentit të Maqedonisë morën mandatatet e verifikuara dhe ka po aq kohë që ende nuk është kryesuar seancë parlamentare, shkaku i krizës politike në vend. Tërë kjo bëri që deputetët të qëndrojnë në shtëpi por njëkohësisht të marrin pagë edhe pse punë nuk bëjnë, njofton Portalb.. Nëse një deputet, pa pjesëmarrje në Komisione parlamentare, merr rrogë në vlerë prej 1,000.00 euro për një muaj, ai deri në fund të muajit shkurt ka marrë dy rroga duke siguruar kështu në konton e tij personale 2,000 euro për “papunësinë” e…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, flet për krizën politike në Maqedoni, “qorr sokakun” deri ku ka shkuar situata dhe zgjidhjet e mundshme për daljet nga i njëjti. Zaev edhe një herë porositi që presidenti Gjorge ivanov është destabilizuesi kryesor i vendit dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia. Megjithatë, ai thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave. “Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serizor…
Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese. “MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Deklaratat e papërgjegjshme të fytyrave publike të cilat nga funksioni i tyre imponojnë dhe kërkojnë përgjegjësi për qëndrim të shprehur publikisht, nuk janë në frymë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përpjekjeve…
Gjuha maqedonase ishte e shkruar në banknotat e ish Jugosllavisë edhepse maqedonasit ishin më pak se 8% në kuadër të federatës së atëhershme. Në banknotat e kohës së Titos të dhënat kanë qenë të shkruara në tri, respektivisht në katër gjuhë dhe kjo nuk ka paraqitur asnjë problem në funksionimin e sistemit fiskal të atëhershëm.
Burime diplomatike kanë thënë se në BDI po zhvillohet rivalitet i brendshëm mes grupeve që janë pro koalicionit me VMRO-në dhe atyre që janë koalicion me LSDM-në. Sipas tyre, disa funksionarë që janë për koalicionim me VMRO-në po japin deklarata të pamatura, duke nxjerrë detaje nga bisedat e fshehta me LSDM-në dhe në këtë mënyrë me vetëdije po “ushqejnë” mediumet e afërta me VMRO-DPMNE-në me argumente kundër qeverisë së re. “Në këtë mënyrë me qëllim dhe me vetëdije, funksionarë të BDI-sa janë duke punuar që protestat e nacionalistëve maqedonas të bëhen sa më masovike”, kanë thënë diplomatët për disa mediume…
Me refuzimin për ta hedhur poshtë platformën e Tiranës, Zoran Zaev e hapi kutinë e Pandorës për ridefinim të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fillimin e negociatave dhe me qëndrimin e vet pozitiv ndaj saj, la mundësi që individë apo grupe gjithnjë e më hapur ta mohojnë identitetin maqedonas dhe të dërgojnë kërcënime, duke shprehur pretendime territoriale, konsideron VMRO-DPMNE-së. “Deputetja shqiptare, Mesila Doda është e fundit nga të shumtët të cilët haptazi qëndruan kundër intersave nacionale maqedonase. Ajo e porositi Zaevin se nëse tërhiqet nga platforma e Tiranës, duhet të mblidhen forcat mbarëshqiptare politike në mënyrë që të ndihmohen të…
Policia e Maqedonisë bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet për të gjetur personin i cili ka lëshuar deklaratë të rrejshme në media se Komandant Nacisti bashkë me 80 ushtarë të UÇK-së dhe AKSH-së janë në Malësinë e Sharri. MPB e Maqedonisë bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të mësojnë se Lirim Jakupi – Nacisiti është në paraburgim shtëpiak dhe nuk ka lidhje me atë deklaratë. Siç mëson portali TetovaSot nga MPB, policia bashkë me prokurorinë kanë marrë IP adresën e deklaratës së lëshuar në mjetet e informimit ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Ndryshe deklarata të rrejshme…
Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela në një intervistë për TV21, thotë se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare, nismat e saja i ka pasur në Gostivar, pas takimit të parë me kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, e jo në Shqipëri. “Ka qenë vera e vitit 2015 kur jemi ulur dhe kemi bërë platformën” tha për TV21, Sela Sela tha se nuk ka qenë e nevojshme që lideri i LSDM-së Zoran Zaev, t’i arsyetohet presidentit Gjorgje Ivanov me shpalosjen e Programit qeveritarë në një konferencë për media. “Unë nuk do të pres që të bëj ligj për gjuhën shqipe Zoran…

