Author: Rilinda

Në nje intervistë për televizionin proqeveritar Alfa, eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka deklaruar se gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, ministri Popovski e ka informuar se në Maqedoni ka dy mundësi për formim të qeverisë. Popovski ka thënë se njëra mundësi është dhënia e mandatit nga presidenti i shtetit, kurse mundësia tjetër ajo që Parlamenti të mblidhet dhe shumica të zgjedh kryetarin e Parlamentit, të votojë kryeministrin dhe qeverinë, transmeton Gazeta Lajm. “Kjo mund të shkaktojë luftë, reagime të fuqishme”, ishte reagimi i cuditshëm i gazetarit të televizionit Alfa. “Jo, ministri Popovski më ka thënë se…

Lexo më Shumë

Derisa kushtet në gjimnazin „Sami Frashëri“ dhe shkollat fillore shqipe në Kumanovë janë në kushte katastrofale, në shkollën e mesme „Pero Nakov“ ka filluar ndërtimi i sallës së re të sportit, edhe pse kjo shkollë kishte sallë, informon INA. Fillimin e punimeve e ka bërë të ditur përmes facebook, zëvendësministrit të arsimit, Spiro Ristovski, i cili ka shkruar se bëhet fjalë për investim prej 23 milionë denarë. Salla ka qenë në kushte solide, por me projektin e ri do të jetë një sallë moderne me një hapësirë prej 650 metrave katrorë, me hapësirat për shumë sporte. Ndërkohë, shumë shkolla shqipe…

Lexo më Shumë

Thonë se një kombi që i mungon njëtrajtshmëria dhe hemogjinitetit kulturor, i mungon ndërgjegjja kombëtare e vërtetë dhe e përsosur. Vlera e një kombi është në lidhje të ngushtë me ketë ndërgjegje, që është vepër kulture e qytetërimit. Tetova shquhet si qytet kulturor dhe universitar. Ka dy universitete, gjashtë shkolla të mesme, bibliotekë dhe teatrin. Që nga iniciativa e themelimit të Teatrit të Tetovës, gjegjësisht prej vitit 2007 e këndej, Teatri ka kaluar në sfida të vështira, qoftë në mungesën shfaqeve, buxhetit të dobët dhe të formave të ndryshme. Dhe kjo për të vetmin faj të politikës e deri te…

Lexo më Shumë

“Përkthe siç duhet, dhe jo siç të kanë thënë. Majmune”, këto kanë qenë fjalët e ashpra që Valdet Zekaj, i është drejtuar përkthyeses në seancën e sotme gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, informon INA. Ai është irituar nga përkthimi i përkthyeses zyrtare, e cila mbiemrin e njërit të të akuzuarve Rushiti e ka theksuar si Rushitovski. Kjo ka irituar Zekajn, i cili është ngritur në këmbë dhe ka reaguar me fjalët e ashpra drejtuar përkthyeses. I akuzuari më pas është qetësuar nga policia, ndërsa i është dhënë vërejtje nga gjykatësja, e cila ka dhënë pushim për qetësimin e…

Lexo më Shumë

Gazeta austriake “Standard” ka shkruar se Ali Ahmeti së shpejti mund të ndërrohet nga posti i kryetarit në BDI, transmeton Dojçe Vele. Këtë e kanë konfirmuar edhe burime partiake të cilat kanë thënë se gjatë krizës nëpër të cilën po kalon Maqedonia, Ahmeti nuk ka treguar aftësi lideri, por se është treguar tejet i influencuar herë nga Gruevski, e herë nga Zaevi. Me këtë , thonë burimet partiake, Ahmeti nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për bashkësinë ndërkombëtare për dalje nga kriza, ndihmë që ata e kanë pritur nga kryetari i partisë më të madhe shqiptare. Në këtë situatë, aftësi…

Lexo më Shumë

Pronarët dhe aksionarët e bankave, të cilët punojnë në Maqedoni, kanë fitim më të madh për paratë e shpenzuara se sa shefat e bankave në më shumë vende evropiane, shkruan gazeta KOHA. Fitimet e realizuara në shuma nuk krahasohen për shkak të madhësisë së bankave dhe të tregut këtu dhe në vende tjera më të mëdha, por nëse analizohen indikatorë të veçantë, del se nëse Dojçe Bank do të punonte në Maqedoni – do të kishte më shumë përfitime se sa në Gjermani. Kryqëzim i të dhënave për të ashtuquajturën “normë e kapitalit”, e cila matet në çdo kompani, tregon…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Sead Koçan do të thotë “biletë direkte për kthim në Maqedoni” dhe paraburgim në Shuto Orizare. Ekspertët juridik komentojnë se nëse Koçan kapet në arrati, atëherë paraburgimi do të zgjatë më shumë kohë, për shkak se do të konsiderohej si ka qenë në arrati. Përderisa ai nuk paraqitet gjatë ditës së sotme, më së voni deri nesër, do të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, kështu që mund të ndodh për të shkuar në paraburgim vetëm për 30 ditë. Gjithsesi, për Koçan do të jetë e vështirë të tregojë se nuk ka pasur për qëllim arratinë,…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi përmes një postimi në facebook i është faleminderuar deputetes shqiptare Mesila Doda për qëndrimet e saj të fundit për shqiptarët në Maqedoni. “Në pamundësi që të reagojnë ndaj retorikës fashiste të Gruevskit dhe bashkëpartiakëve të tij, shqiptarët dhe portalet shqiptare kanë filluar “të promovojnë” lirinë e shprehjes edhe në Shqipëri, duke e anatemuar deputeten Mesila Doda për një deklaratë të saj kundër shovinizmit maqedonas dhe në përkrahje të shqiptarëve këtu. Pamvarësisht peshës politike që mund të rëndojë deklarata e saj, pamvarësisht a pajtohemi ne me atë deklaratë apo jo, une…

Lexo më Shumë

Në vigjilje të ditës botërore e Sindromit Down, 21 mars, sot në Parkun e Qytetit do të organizohet marsh vrapues “Vrapo për Down” prej klubit të mundjes Eskrim. Marshi, i treti me radhë, është i hapur për të gjithë njerëzit human, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijët me Sindrom Down dhe familjarët e tyre. Qëllimi është që të nxiten ekipet sportive për t’i hapur dyert për fëmijët me Sindrom Down që të bëhen pjesë e sportit. Aktivitetet me rastin e ditës botërore të Sindromit Down do të organizohen nga Qendra për Sindromin Down.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, nëpërmjet një kumtese ka shprehur përkrahje për prindërit të cilët kundërshtojnë keqpërdorimin e fëmijëve në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, ku fton institucionet për të proceduar rastet e tilla dhe apelon të punësuarit arsimor që të mos bëhen pjesë e tyre. “I përkrahim prindërit të cilët ashpër i kundërshtojnë keqpërdorimet e fëmijëve në protesta. Porosisim se së shpejti do të ketë ndryshim të qeverisjes dhe se ato të cilët morën pjesë në trysnitë ndaj nxënësve dhe ata të cilët nuk e ndaluan të njëjtën, do të përballen me përgjegjësi. Askush nuk ka të drejtë t’i…

Lexo më Shumë

Trofeu i dedikuar për fituesin në UEFA Super kup, finalja e të cilit këtë vit do të luhet në arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup, e për të cilin do të luajnë fituesit e Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës, sot dashamirët e fudbollit në vendin tonë do të kenë mundësi ta shohin në Plajën para Shtëpisë së fudbollit në Shkup. Kupa do të eksponohet prej orës 9 deri në ora 18 dhe me këtë rast do të angazhohet fotograf zyrtar, i cili do t’i fotografojë të pranishmit, fëmijet dhe ekipet pjesëmarrëse në Ligën për fëmijë të FFM-së.…

Lexo më Shumë

Letra e dërguar nga gjashtë senatorë amerikanë për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson me kërkesën për t’u hetuar ndërhyrja e administratës së mëparshme në punët e brendshme të disa shteteve të tjera, si Maqedonia dhe Shqipëria, mund të nxisë një gjueti të vërtetë politike shtrigash. Paralajmerimi vjen nga një ish-agjent i CIA-s, i cili ka shërbyer në Siri, John Kiriakou . “Ky më shumë është shënjestrim i grupeve të caktuara, politika e të cilëve nuk u vjen për shtat senatorëve firmëtarëve”, thotë ai. Të martën, 6 ligjvënësit e drejtuar nga Mike Lee i bënë thirrje kryediplomatit të hetojë organizmat politike…

Lexo më Shumë