Kjo që ndodh në Maqedoni është krizë e kontrolluar politike nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së. Kështu në një kumtesë dërguar mediave ka vlerësuar Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike (LD) të Maqedonisë. ““Platforma e Tiranës” shfrytëzohet për ngritjen e nacionalizmit dhe prishjen e bashkëjetesës në Maqedonisë, si dhe për konflikt ndëretnik. Për këtë arsye LD apelon tek të gjitha partitë të largohen nga kjo “deklaratë, memorandum ose platformë” dhe të mos e eskploatojnë, ndërsa për gjitha çështjet të hapet debat demokratik dhe me argumente”, shkruhet në kumtesë, duke theksuar se kjo situatë mund të del nga kontrolli dhe të destabilizojë shtetin me…
Author: Rilinda
Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos pas shkrimeve për federalizimin dhe gjuhën shqipe në Maqedoni vjen me një shkrim tjetër në të cilin ka reaguar fuqishëm ndaj shkrimeve të VMRO-së kundër tij. Ai ka quajtur VMRO-në, parti të vërtetë autoritare mundohen të ri-krijojnë të vërtetën, të shtypin dhe shfrytëzojnë qytetarët, të kontrollojnë gjyqësorin, tu kundërvihen mediave të lira dhe të shtrembërojnë të vërtetën. Shkrimi i plotë: Shtrembërimi i së vërtetës Ditëve të fundit, zbulova disa tekste interesante sa i përket shkrimit tim për të ardhmen e Maqedonisë. Është e qartë se VMRO nuk tenton të kuptojë atë që…
Pranvera në hemisferën veriore do të fillojë nesër në orën 11:20, ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore do të mbarojë stina e vjeshtës. Dita e parë e pranverës në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e 5 minuta. Dielli do të lind në orën 5:39, ndërsa do të perëndojë në orën 17:44. Ndërsa hëna, e cila është në katërshen e fundit do të dalë 18 minuta pas mesnate dhe do të perëndojë në orën 10:16. Në fundjavën tjetër, në natën mes 25 dhe 26 marsit, do të fillojë matje verore e kohës, që do të thotë se akrepat…
Gazetari Bekim Laçi ka nxjerr në pah suetën personale të liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Selës i cili del gjithmonë vet në TV transmeton Tetova1. “BDI i dërgon në debate televizive kuadrin që mendon se e përfaqëson denjësisht, Aliu, Artani, Bujari, Izeti, Mësusi. BESA nga ana tjetër i dërgon Bilallin, Afrimin, Zekën,Zejdin,Kastriotin…,ndërsa Zijadini del vet në Alsat, 21-sh, Tv Art, Shenja, TV Nova, edhe naj tjetër nëse e kom huqë, thu se ska zyrtarë tjerë partia,përveç Taravarin që e lshin najher kur sosht në disponim.”, shkroi gazetari Bekim Laçi në llogarinë e tij në Facebook.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbetet i pakontestueshëm në drejtim të partisë. Elektorati i BDI-së dhe struktura partiake vlerësojnë lartë figurën e tij kohezive në parti, aftësinë e tij menaxhuese dhe angazhimin e tij për të drejtuar partinë në drejtim të pritjeve të elektoratit. Ai mbetet figura emblemë e partisë me urtësinë e tij politike dhe me vizonin që ka vënë në lëvizje në të mirë të shqiptare. Spekulimet e fundit se lideri i BDI-së do të tërhiqet nga partia janë fjalë boshe pa burime duke keqpërdorur mediat e huaja. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TetovaSot thonë se këta…
Dokrra, mashtrues, gënjeshtar ! Edhe sot partitë që nënshkruan “deklaratën”, e komentuan prononcimin e LSDM-së, rreth të ashtuquajturës “deklaratë”. Ato (partitë të ashtuquajtura shqiptare) thanë se nuk ka “program qeveritar” !? 1.Po, a i ka LSDM-ja, 67 nënshkrime (18 prej tyre janë shqiptar)? 2. A ishte prezentimi në mënyrë publike “programi i qeverisë së re”? 3. Po, a na thatë se “Ligji që e zyrtarizon gjuhën shqipe” e keni hartuar ju, nënshkrusit e mandatimit të qeverisë? 4. Po, a thatë se i keni harmonizuar të gjitha dallimet mes palëve ? E pra, pse po rreni bre, ç’farë zori keni ?!…
Arbëror Velica nga Dibra është ftuar të merret në pyetje në stacionin policor në këtë qytet vetëm për shkak se e kritikon kryetarin e komunës, Ruzhdi Lata. “Mendoj se bëhet fjalë për presion ndaj meje prej djalit të kryetarit të komunës, Bajram Lata për shkak të shkrimeve kritike që kam pasur ndaj kryetarit të komunës. Nuk jam i vetmi që i bëhet presion në Dibër prej djalit të kryetarit të komunës, por mendoj se jam i pari që e denoncoj”, deklaroi Velica për Gazetën Lajm. Ai ka dërguar edhe ftesën e policisë drejtuar atij. “Tua them të drejtën edhe policët…
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në Tv Nova, ka pohuar se qytetarët të cilët po protestojnë për çdo ditë rrugëve të Shkupit, dhe para Parlamentit, nuk do të mund ta ndalin atë të hy në kuvend. “Nuk ka forcë e cila do të mund të më ndalonte të hy në Parlament dhe ta kryejë detyrën time si deputet, përpos qytetarëve të mijë të cilët më kanë votuar. Sepse në momentin kur të vendosësh të bëhesh deputet, duhet ta harosh pak vetveten dhe të përqendrohesh tek votuesit e tu. Pastaj…
Dy tinejxhere nga Shkupi janë denoncuar si të zhdukura nga familjarët e tyre. Familjet e dy adoleshenteve kanë bërë denoncimin në Polici dhe kanë thënë se mbrëm vajzat nuk janë kthyer në shtëpi. Në stacionin policor Beko, mbrëmë është denoncuar edhe zhdukja e një 82 vjeçari. Ndërsa në Gostivar një vajzë pas një zënke me prindërit e saj disa ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nga policia thotë se pas denoncimit të rasteve kanë filluar hetimin “Më së shpeshti në Ministrin e Punëve të Brendshme si persona të zhdukur kemi dy kategori, ato janë persona më të moshuar të cilët…
Korridoret e disa reparteve të Qendrës Klinike “Nënë Terezë” janë të mbushur me filtra të cigareve, rrjetës së merimangës dhe papastërtisë. Kështu dëshmojnë videot amatore të dërguara nga qytetarët të cilët janë të hospitalizuar në këtë spital. Në këto pamje amatore shfaqen pacientë duke pirë duhan në korridor. E sipas tyre, të njëjtën gjë e bëjnë edhe mjekët. Video nga TV 21. https://www.youtube.com/watch?v=IhOGHEF5lAo
Mos funksionimi i ski liftave, mungesa e borës dhe sidomos mungesa e kujdesit për Kodrën e Diellit ka bërë që sezoni të përmbyllet me shumë probleme e kritika. Gjendje e keqe është edhe te vikend shtëpizat. Papastërti, mungesë dritash, dhe ndërtime të cilat mbijnë çdo ditë. Çdo herë që shkoj lartë diçka ndërtohet. Leje është që më shumë se 60 metër katror mos ndërtohet ndërkohë që atje e keni pa bëhen objekte edhe me nga tre apo katër kate. Pastërti s`ka aspak – papërgjegjësia tek njerëzit është shumë e madhe – tha Arif Ziberi. Është lënë tërësisht pas dore dhe…
Njëzet vjeçari A.S nga fshati Stromosh është lënduar rëndë, pasi që makina e tij është rrokulisur në magjistralen Koçani-Shtip. Pas aksidentit A.S është dërguar në Spitalin e Shtipi ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ndaluar për mjekim të mëtejshëm. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shtip dhe po punojnë për të zbardhur rastin.

