utfie Beshiri, 57-vjeçare nga fshati Baçishtë e Kërçovës, është viktima e re e qenve endacakë. Mbrëmë zonja Beshiri është sulmuar në shtëpinë e saj. Gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës. Rasti është paraqitur në stacionin policor në Zajas. Qeveritë lokale në Kërçovë nuk kanë qëndrim konkret sesi të zgjidhet problemi me të cilin përballen edhe kërçovarët por edhe fshatërat tjerë për rreth. Qendër rajonale për pranimin e qenve endacakë nuk ka. Të premten e kaluar po në këtë fshat, u sulmua 4 vjeçari dhe si pasojë e lëndimeve të rënda…
Author: Rilinda
Në Panairin e Shkupit prej sot e deri më 26 mars mbahet Panairi i 43-të ndërkombëtar i mobiljeve, pajisjes për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makina për industri të mobiljeve. Mbi 400 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia në gjithsej 11 salla me mobilje dhe pajisje për amvisëri, si dhe një sallë e dedikuar për makina dhe repromateriale për industrinë e prodhimit të mobiljeve. Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 100 denarë për vizitë individuale dhe 50 për vizitë grupore dhe studentë…
Nga Prokuroria Publike Speciale kanë bërë të ditur se Prokuroria Publike Themelore posedon hard-disk (memorje) me mijëra materiale të përgjuara dhe porosi telefonike nga dy telefonat e liderit të LSDM, Zoran Zaev, informon portali SDK. Hard-disku është gjetur në zyrën e Zvonko Kostovski i DSK, por ai i është dorëzuar më pas Prokurorisë Speciale. Por kjo dosje nuk ishte përfshirë më parë në materialet e dëshmive, pasi që ai nuk i ishte dorëzuar Speciales dhe se siç thotë kjo e fundit hard-disku ishte fshehur nga Prokuroria Themelore e Zvrlevskit. (
Ambasadorja gjermane, Kristina Althauzer dhe përfaqësues të OJQ-së “Ekovetëdija” sot do ta promovojnë projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve koimatike “City tree”. Bëhet fjalë për bilborde të gjelbra – pastrues të ajrit të cilët do të vendosen para Qendrës për kulturë në Tetovë dhe në qendër të Shkupit. “City tree” paraqet strukturë vertikale nga lloje specifike të myshkut me bimë vakulare të cilat “hanë” pluhur të imët, okside azoti dhe ozon dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit. Është paraparë që në promovim të marrin pjesë kryetarja e komunës së Tetovës dhe kryetarit të Qytetit…
PEN Qendra e Maqedonisë dhe Biblioteka Universitare dhe Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit” sot në hapësirat e BUK-së do ta shënojnë Ditën botërore të poezisë. Qarkore do të dërgojë poetesha Gordana Mihaillova-Boshnakoska, ndërsa në ngjarje do të marrin pjesë poetë anëtarë të PEN Qendrës së Maqedonisë. Në pjesën muzikore të kremtimit të poezisë do të performojë kori kamertal “Heruvimi”.
Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave bën të ditur se pagesa e subvencioneve do të bëhet këtë javë, pasi që është emëruar drejtori i ri i Agjencisë për pagesa. Gjithashtu, Antikorrupsioni ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e mbështetjes financiare, mjetet janë siguruar, pra ka mbetur që drejtori i ri, Igor Zllatkov ta dorëzojë nënshkrimin e tij në Regjistrin qendror. Përndryshe, subvencionet për vitin 2016 duhet të paguhen deri më 30 qershor, ndërkaq për mbështetje financiare bujqësore, për vitin 2017, janë siguruar 100 milionë euro.
Në një intervistë të dhënë për 24 Vesti, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski ka deklaruar se së shpejti Maqedonia do ketë kryeparlamentarin si dhe më pas edhe Qeverinë e re. “Konsultimet e partive që i dhanë nënshkrimet liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të marrë mandatin, ende po vijonë, besoj që deri të martën, para seancës konstituive, do e kemi edhe emrin e kryeparlamentarit. Ka shumë spekulime për emrat kush do të jetë, por ende nuk kemi personin final” tha mes tjerash Mançevski. Deklaratat e Mançevskit janë bërë vetëm pak ditë pasi të martën është thirrur një seancë konstituive për…
“Jam i shqetësuar për gjendjen në Maqedoni. Atë që mund ta theksoj në këtë moment është se gjendja në shtet është sjellë në rrezik të lartë me çka do të ndikojë ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë”. Këtë e deklaroi ndërmjetësi në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë për ermin, Methju Nimic për pogramin Zëri i Popullit në Radio Maqedonia e Lirë. Nimic shpreson se gjendja e këtillë do të zgjidhet dhe tejkalohet me anë të rrugës paqësore dhe demokratike në kuadër të Kushtetutës si Republikës së Maqedonisë. “Nuk do të mund të jepja vlerësime të tjera, sepse jam i fokusuar…
Marko Zvërlevski, ka shfrytëzuar situatën në shtet dhe ka rritur pagat e prokurorëve për 20%, edhe pse nuk ka pasur të drejtë për atë, pasi ka qenë në funksion qeveria teknike për zbatimin e zgjedhjeve. A1on mëson se në rritjen e pagave është përfshirë shtesa në rrogë për kushte të veçanta gjatë punës, shtesë për ekzistimin e rrezikut, shtesë për punën gjatë natës, punën gjatë turnit dhe puna jashtë orarit. Gjithë prokurorët e shtetit duke u mbështetur në këto shtesa, janë paguar me rreth 1 mijë euro shtesë.
Maqedonia ndodhet para një sfide të re, në përpjekje për gjetjen e mënyrës për kapërcimin e krizës së rëndë institucionale. Partitë e shumicës së re parlamentare, të martën do të bëjnë përpjekjet e radhës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, institucion ky që vazhdon të mbahet i bllokuar nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit. Nga mbledhja koordinuese ndërmjet grupeve parlamentare, do të varet nëse do të ketë ose jo vazhdim të seancës konstitutive të Kuvendit. Në rast të zgjedhjes së kryeparlamentarit, LSDM-ja dhe tri partitë shqiptare, BDI-ja, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, që formojnë shumicën e re parlamentare, sërish pritet…
Programi i qeverisë së re reformuese i garanton unitetin e Maqedonisë dhe qeverisjen e së drejtës dhe sjell masa për problemet e vërteta të qytetarëve, reagoi LSDM në kumtesën e VRMRO-DPMNE-së. “Ky dokument është i qsshëm për të gjithë edhe për opinionin vendor edhe për atë ndërkombëtar, përveç për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët të cilëve nuk u përgjigjet pasi duan ta thellojnë krizën politike. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dëshiron që të lë qytetarët dhe shtetin në akull të hollë, vetëm që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e bëra dhe prandaj nxisin dhunë dhe urrejtje”, thekson LSDM në reagim. Partia shton…
Ish-ministri i brendshëm në Maqedoni, profesori universitar Lubomir Frçkovski, është ndër njohësit e thellë të realitetit politik në vend dhe që ka një protagonizëm të pandërprerë në jetën publike me prognozat e tij. Ai në një intervistë për portalin tesheshi.com ka folur për Platformën e Përbashkët të Shqiptarëve, votat shqiptare në adresë të LSDM-së, përgjegjësinë politike dhe penale të politikanëve, rolin e faktorit ndërkombëtar në politikën e Maqedonisë, si dhe mundësinë e (mos)mbajtjes eventuale të zgjedhjeve të parakohshme. Intervistoi: Mensur Krasniqi Të fillojmë nga zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Si do ta kishit komentuar vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov…

