Qeveria e cila do të zbaton Platformën e Tiranës e krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, nuk mund të jetë reformuese, por antishtetërore. Kështu ka thënë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Sipas tij një Qeveri e cila do të punon në bazë të programit të cilin nuk e kanë votuar qytetarët, është Qeveri pa legjitimitet. “Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE i jep përkrahje Zaevit me 51 deputetët e saj vetëm të heq dorë nga platforma dhe faktin se ai po e refuzon një gjë të tillë me këmbëngulje, tregon…
Author: Rilinda
Pushteti aktual po luan në kartë të rrezikshme, të shfrytëzojë konfliktin eventual ndëretnik për të mbuluar rezultatin e tyre politik gjatë këtyre viteve qeverisje. Kështu thotë juristi Naser Zyberi në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit, Zyberi tha se BDI-ja dhe lideri i saj Ahmeti nuk po munden të ndahen lehtë nga VMRO DPMNE-ja edhe pse publikisht i kanë dhënë përkrahje LSDM-së. “Mendoj se BDI dhe Ali Ahmeti vazhdimisht janë pjesë e problemit. Nuk mundën të ndahen nga struktura e cila krijon probleme dhe më tej mendoj se deklaratat e tilla vetëm krijojnë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të mblidhet nesër për të mbajtur seancën konstituive të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë, pritet që deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski të zgjidhet kryetar i komisionit, në bazë të marrëveshjes paraprake. Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e lënë përgjysmë muaj më parë. Partitë ditë më parë bënë të ditur se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord që të propozojnë deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të ri. Xhaferi ishte shef i grupit parlamentar të BDI-së në mandatin…
“Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur me formë demokratike në demokraci parlamentare, zgjedhje, kanë të drejtë kushtetuese që të formojë shumicën parlamentare. Institucionet e sistemit nuk kanë të drejtë të pengojë të përzgjedhurit e popullit për të kërkuar mandatin për formim të Qeverisë”, kështu bëjnë të ditur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, në lidhje me vazhdimin e seancës parlamentare e cila pritet të ndodhë nesër dhe në të cilën do të zgjedhet e kryetari i Kuvendit. Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se “qytetarët e Maqedonisë presin stabilitet dhe përparim”. Ata po ashtu bëjnë të ditur se…
ën moton “Dhuro ushqim dhe fito dhuratë” koalicioni “Ngjyrat e jetës” sot organizon aksion humanitar për mbledhje të ushqimit për familjet e rrezikuara sociale. Qëllimi i këtij aksioni humanitar, organizatorët thonë se, është ngritja e vetëdijes tek të gjithë qytetarët, ngritjen e humanitetit të tyre, por edhe dëshirës për të ndihmuar të tjerët që kanë më pak ose nuk kanë aspak. Në pikën “Vero Taftalixhe” qytetarët prej orës 10 deri 15 do të mund të dhurojnë ushqim, që do të dorëzohet tek familjet e rrezikuara sociale, ndërsa organizatorët do t’ju dhurojnë këmishë nga “Albatrosi”.
Me shkyçjen e ndriçimit të disa lokacioneve në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup dhe në Ohër, Maqedonia për herë të tetë sivjet u përfshi në shënimin e aksionit të madh ekologjik botëror “Një Orë e Planetit Tokë”. Ndriçimi u shkyç në orën 20:30 sipas kohës lokale për rreth një orë kur në errësirë njëkohësisht ishin mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë. Në qendër të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë ishin Sheshi Maqedoni me përmendoret, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Muzeu i Betejës së Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik, Ura “Syri”…
Gazeta Lajm ka zhvilluar një megaintervistë me deputetin nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri lidhur me aktualitetet e fundit politike, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Të gjitha këto zhvillime kanë marrë një dinamikë të shtuar pas vizitës së Eurokomisarit Hahn. Gazeta Lajm: Z. Zekiri, opinioni edhe është lodhur duke e parashtruar pyetjen se kur do të bëhet qeveria. Ju si deputet a keni informacion se kur do të kemi qeveri të re dhe kur do të zgjidhet kryetari i parlamentit ? Muhamed Zeqiri: Opinioni duhet ta dijë se, edhe pse ende nuk funksionon parlamenti, nuk kemi…
Shitësit në tregun e “Bit pazarit” ankohen se ka rënie të madhe të shitjes, pavarësisht se çmimet sipas tyre janë të arsyeshme. Ata thonë se kjo gjendje vjen si pasojë e krizës së thellë politike që ka përfshirë vendin. Ndërkohë edhe më alarmante situata paraqitet me protestat e përditshme, për shkak të të cilave bllokohen rrugët dhe kufizohet lëvizja e qytetarëve. “Ka ra shitja shumë me të vërtetë, ka qenë shumë më mirë ndërkaq tani aspak nuk është mirë. Kriza shumë ndikon tek ne, ka një muaj e gjysmë që kemi rënie të madhe. Tani kjo kriza, dhe protestat shumë…
Me rastin e shënimit të jubileut të 60-të të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, “Aleanca për shqiptarët” shfrytëzon rastin që me këtë datë të rëndësishme për qytetarët e BE-së, të ritheksojë përcaktimin se e ardhmja e vendit tonë padyshim është integrimi në Bashkimin Evropian. Në “Aleancën për shqiptarët” do të gjeni mbështetje të pa rezervë dhe partnerë të sigurt në aplikimin e vlerave dhe standardeve evropiane me qëllim plotësimin sa më të shpejt të kritereve të nevojshme deri në integrimin e plotë të vendit tonë me popujt e barabartë të familjes së gjerë Evropiane. Jemi të vendosur në synimin se…
Dje rreth orës 03:45 në Shkup në rrugën “Anton Popov”, nga i panjohur me një makinë në lëvizje me armë automatike u qëllua në shtëpinë në pronësi të 21 vjeçarit U.A, njofton MPB-ja. Në momentin e të shtënave në shtëpi ka qenë pronari, nëna e tij dhe motra e tij. Nga të shtënat është dëmtuar fasada e shtëpisë, dhe të plagosur nuk ka. Në oborr dhe në rrugë u gjetën më shumë se dhjetë gëzhoja. Po merren masa për të gjetur kryerësin dhe po punohet në pastrimin e plotë të rastit.
Fëmijët sërish janë përfshirë në protestën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Kësaj radhe në vend që të marshohet rrugëve të Shkupit fëmijët janë detyruar të vizatojnë flamuj në parkun e qytetit. Përveç aktiviteteve për fëmijë për të rriturit pati muzikë siç u shprehën organizatorët për të dëshmuar se sa duhet Maqedonia. Në organizim të nismës “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë tanimë 4 javë po protestohet kundër Deklaratës siç e quajnë të Tiranës, kundër gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.
Përderisa politikanët në Maqedoni shfaqin tendenca irredentiste, ky vend nuk do të mund të ketë të ardhme Evropiane. Këtë porosi presidentit i Greqisë Prokopis Pavllopullos e dërgoi sot në ditën e shënimit të pavarësisë së Greqisë, pa përmendur në mënyrë direkte Maqedoninë. Sipas presidentit grek, tendencat irredentiste dhe insistimi në emrin e Maqedonisë, paraqesin falsifikim direkte të historisë greke dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane, vlera këto që pritet t’i ketë një shtet që ka aspirata për tu bërë pjesë e BE-së. “Vendeve fqinje të Ballkanit të cilët kanë ambicie të bëhen pjesë e Unionit, ju potencojmë se, përvetësimi…

