Author: Rilinda

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar vëmendje të veçantë situatës në Ballkan duke thënë se orientimi gjeopolitik i Ballkanit është bërë i paqartë. Gazeta jep alarmin se në këtë vend ekziston rreziku për tentativa për grusht shteti, shërbimet sekrete dhe arrestime për opozitën pro-ruse. “Procesi i integrimit të Malit të Zi në NATO është kthyer në skenar komploti mes administratës së re amerikane dhe Rusisë. Arrestimi i 16 serbëve pak përpara zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi nga qeveria e Gjukanovicit për tentativë për grusht shteti, madje dhe vrasjen e kryeministrit, nga Serbia shihet si një skenar i qeverisë…

Lexo më Shumë

Teatri për fëmijë dhe të rinj me rastin e Ditës botërore të teatrit sot do ta japë shfaqjen “Përralla për mbretin Naj”, nga e cila të ardhurat do të dhurohen në SOS Fshatin e fëmijëve. Me rastin e Ditës botërore të teatrit, këtyre ditëve më shumë teatro japin shfaqje, nga të cilat të ardhurat do të dedikohen për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve.

Lexo më Shumë

Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se projekti Shkupi 2014 ka lindur si rezultat i bashkëpunimit mes dy grupeve të budallenjve. “U bashkuan budallenjtë e VMRO-së dhe budallenjtë e BDI-së dhe e bënë këtë projekt. Kesi projekte nuk bëjnë njerëzit e mençur”, tha Mehmeti. Ai shtoi se ky projekt përgjithmonë e ka ndarë Maqedoninë. “E vetmja pikë që e bashkonte Maqedoninë ishte Shkupi. Me këtë projekt është ndarë Shkupi dhe Maqedonia kurrë më nuk do të mund të bashkohet”, theksoi Mehmeti. Keto komente Mehmeti i bëri gjatë debatit të sotèm organizuar nga Organaizata joqeveritare Medium në bashkëpunim me Gazetën Lajm, në kuadër…

Lexo më Shumë

Në hapësirat e rezidencës së ambasadorit francez Kristian Timonie, Kryetares së Komunës të Tetovës njëherit Nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifit iu akordua titulli „Oficere e rendit nacional për merita”, titull ky që ndahet me dekret të presidentin të Republikës së Francës, për persona ushtarak ose civil, francez apo të huaj që kanë merita të posaçme për Republikën Franceze dhe vlerat universale që ajo promovon. Ambasadori Timonie në fjalën e tij theksoi se ky çmim i ndahet Arifit, si një frankofone e dëshmuar, si një grua e cila në të kaluarën por edhe sot, duke parakaluar të gjitha…

Lexo më Shumë

Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Raportin për punën e ASHMAA për vitin 2016, të përgatitur nga shërbimi profesional, ku në mënyrë objektive paraqitet puna e televizioneve nacionale gjatë vitit të kaluar. Në bazë të monitorimit të programit të televizioneve kombëtare, në raport konstatohet se në disa raste në TV Sitel dhe në emisionin e Milenko Nedellkovskit, i cili transmetohej në TV Kanal 5 është përdorur gjuhë e urrejtjes. Gjithashtu, në raport nënvizohet se ka pasur shkelje të vazhdueshme të standardeve profesionale nga ana e TV Alfa dhe TV Nova Këshilli, ka sjellë një konkluzion të…

Lexo më Shumë

Drejtori i përgjithshëm i çështjeve politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i pyetur në lidhje me intervenimin e supozuar të Tiranës në Platformën e Partive Shqiptare, deklaroi se “nuk ekziston Platforma e Tiranës”, lajmëron korrespodentja e “Meta-s” nga Tirana. Ai shtoi se takimet me liderët e partive shqiptare në rajonin ku jetojnë shqiptarët, qoftë në Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi, janë rutinë. Në lidhje me politikanët maqedonas, ai tha se “çdo model që i përfshin shqiptarët dhe të drejtat e tyre legjitime kushtetuese, nuk do të rezultojë si plan i suksesshëm në Maqedoni”. Për…

Lexo më Shumë

Si qytetarë konsiderojmë se administrata nuk është profesionale dhe kompetente dhe se nuk i njeh mjaftueshëm problemet e qytetarëve edhe pse është barrë për ekonominë, 43 përqind konsiderojnë se nuk janë të nevojshme largimet nga puna por se duhet përsosje dhe trajtim shtesë për to. Rreth 80 përqind e qytetarëve shprehin se për tu punësuar në administratë shtetërore duhet të kesh librezë partiake, kurse aftësia dhe kualifikimi janë në rend të dytë, tregoi anketa për punën në administratën publike dhe shtetërore e punuar nga organizata joqeveritare “Qendra për menaxhim me ndryshime”, me përkrahje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski, u shpreh se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në “teatrin” e tashëm politik dhe se do të mbështesë çdo nismë që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe proceseve integruese të vendit. “PDSH tashmë dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të…

Lexo më Shumë

Kompania “Solid” nga Suhareka me pronar Shefqet Kuçin sot janë takuar në ish fabrikën për prodhimin e këpucëve me përfaqësues të agjencionit për falimentim të kësaj kompanie Mirko Borovçanin. Siç ka thënë në një deklarat për media pronari Kuçi në start do të punësohen rreth 80 persona, ndërsa numri i të punësuarve shume shpejt do të shkoj deri në 250. /Presheva.al https://www.youtube.com/watch?v=upxlHws0SGU

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë sot i ftuar në emision Click Plus në Tv21. Ai vlerson që të gjithë subjektet politike duhet ta kuptojnë që para interesit partiak të shikohet interesi qytetarë, meqë keshtu siç kanë filluar ndodhitë vetëm thellojmë krizën dhe simplementojmë sferat ekonomike dhe poltike reale. Mjaft mbrojtëm lidership të korruptuar, të mbështesim forca të reja për të ecë përpara vendi dhe t’ju prijmë proceseve reformuese. https://www.youtube.com/watch?v=VA2HF_jNK1M Oferta jonë nënkupton që elitat politike të inkriminuara duhet të mos jenë pjesë e bisedimeve për dalje nga kriza, ata smund të jenë në anën e zhgjidhjes së…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA rreth çështjes se si do mundë të zhbllokohet kuvendi thekson se ashu siç u morëm vesh të nisë dhe të vazhdojë seanca e kuvendit, ku dhe përkundër disa mosmarrveshjeve sa i përket komisionit për zgjedhje dhe emërime, me vullnet që të vazhdojë procesi u pranua kërkesa e VMRO-së, që nënkupton ato të kenë 6 anatarë. Aty ne e kuptuam që partitë kishin përgadit një skenar për bllokim të kuvendit, LSDM kishte tentim të anashkalohet komisoni, gjë të cilën VMRO e shfrytezoi dhe debati shkonte në tetntim të prolongimit pafund të debatit, deklaron Kasami përcjell…

Lexo më Shumë

Edhe një rast i vdekjes në burgjet e Maqedonisë! Anëtarët e familjes së të ndjerit të burgosur, 25 vjeçarit Erdall Jusinov, në bisedë për CIVIL Media akuzojnë se përgjegjësi për vdekjen e tij kanë edhe komandantët policor, edhe mjekët nga burgu në Shtip, sepse sipas tyre, nuk ia kanë dhënë ndihmën e duhur. Në bisedë, në shtëpinë e tyre në lagjen e Romëve në Shtip, përveç akuzimeve serioze për gjendjen në burgun e Shtipit, ata kërkonin përgjigje për rezultatet nga obduksioni dhe për arsyen – pse kompetentët e burgut nuk i kanë informuar për vdekjen e Erdallit, por lajmin tragjik…

Lexo më Shumë