Author: Rilinda

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 20-të ekonomik euroaziatik, që do të mbahet në Stamboll. Presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Samitit të 20-të ekonomik euroaziatik, që këtë vit mbahet me temën “Njerëzimi në udhëkryq”, ndërsa do mbajë fjalim edhe në sesion presidencial të samitit. Kjo është pjesëmarrja e shtatë e presidentit Ivanov në Forumin ekonomik euroaziatik, që nga vitit 1998 organizohet çdo vit. Këtë vit është paralajmëruar prezencë e…

Lexo më Shumë

Rroga ose pensioni,për gati 78% të popullsisë, janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale. Të dhënave e Institutit “Finance Think” thonë se çdo i treti qytetar në Maqedoni ka një jetë të varfër. 42% e qytetarëve arrijnë që me rrogë mujore të mbulojnë nevojat për ushqim dhe pagesa, kurse 28.4%, nuk e arrijnë këtë, ndërkaq 20%, mundin të realizojnë gjithçka. Dëshpëruese janë të dhënat edhe në sferën e mundësisë për plotësimin e nevojave shoqërore apo sociale. Mbi 70% e popullsisë nuk ka para për të shkuar në restorant, të paktën…

Lexo më Shumë

“Në Maqedoni ka të regjistruar gjithësej 37 aeroplanë civil”, shkruan në regjistrin e aeroplanë të regjistruar të Agjencisë për Aviacion Civil, të cilët së fundmi janë evidentuar më 13 mars të këtij viti. Dje Prokuroria Speciale Publike (PSP) kumtoi se kontrollon pronësi të funksionarëve dhe ndërmarrjeve, pasi që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në “Facebook” publikoi dokument të PSP-së të cilën e ka dërguar deri te Agjencia për Aviacion Civil, me të cilën kërkonte informata të detajuara nëse Milloshoski posedon aeroplanë. Në regjistrin ku evidentohet aeroplanë , nuk është emri i Milloshoskit. Nga ajo që mund…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Strasburg do të marrë pjesë në takimin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e përzier parlamentar Maqedonia – Bashkimi Evropian. Në takim, me të cilin do të kryesojë eurodeputeti slloven Aljoz Peterle, në prani të raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll dhe përfaqësuesin e Komisionit Evropian, pritet të këmbehen mendime për situatën politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për çështje aktuale lidhur me procesin integrues evropian. Është planifikuar Poposki të realizojë takime me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, si dhe me disa…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në një kumtesë të dërguar sot thonë se është e patolerueshme që për platforma të naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevskit të bllokohet Kuvendi dhe formimi i Qeverisë si nga VMRO-DPMNE por edhe nga Gjorge Ivanov. “E patolerushme është që për platformat e naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gurveskit deri në moment të fundit deputetët e VMRO-DPMNE-së të bllokojnë Kuvendin, kurse Gjorge Ivanov të mos e jep mandatin vetëm që të mbrojë krimet në llogari të interesit shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM. Nga LSDM vlerësojnë se Gruevski…

Lexo më Shumë

Luan Kadriu, i akuzuar dhe i arrestuar në rastin e flamurit në Kumanovë, sot është liruar me kusht nga paraburgimi. Luani bashkë me 16 vjeçarin tjetër Llokman Sadikun nga Sllupçani me 31 mars të këtij viti, në sheshin e Kumanovës kanë hequr flamurin maqedonas dhe në vend të tij kanë vendosur flamurin shqiptar. Për këtë vepër të akuzuarit, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë ndëshkimi në Gjykatën Penale kundër drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, transmeton RTVM2. PSP-ja kërkon ndëshkimin edhe të tre personave tjerë nga kjo Drejtori. Deri te ky hap i PSP-së ka ardhur pas kundërshtimit të këtyre personave që të bashkëpunojnë me PSP-në për hetimet që dalin nga afera e përgjimeve.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) fatkeqësisht nuk heq dorë ende nga politikat e minimizimt të mundësive për shkollim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta Koha. Në vend që të rrisë ofertën për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme të kryeqytetit, me Konkursin përkatës MASH ka dhënë më pak paralele se sa janë kërkuar nga shkollat dhe komunat. Madje, numri i vendeve të lira dhe paraleleve për nxënësit shqiptarë të Shkupit në Konkursin për regjistrim në vitin 2017/2018, numri i paraleleve shqipe të lejuara nga MASH është më i vogël edhe se propozimi paraprak që ka bërë Qyteti i…

Lexo më Shumë

Bardhyl Dauti nga rradhët e PDSH-së, i ftuari i sontëm në Tv21 emisionin debativ #Click Plus thekson se nuk tolerohet premisa se ne jemi teknikisht në qeveri që të mos eskaloj situata, nuk mban kjo, kriza është poltike dhe mesazhi duhet të jetë politik dhe jo institucional edhe administrativ, përcjell Almakos. Mos te prodhojmë një Përzhino tre që do të jetë në funksion të LSDM-së. Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ne TV21 deklaroi se, deputetëve të partive shqiptare në pushtet duhet të largohen nga Paramenti i Maqedonisë dhe të bashkohen drejtë një marrëveshje të re politike, të quajtur Ohri2, e…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=UNIgIbdVcOo Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisonin Click Plus të tv21, BDI ka shqyrtuar mundësitë juridike për dalje nga qeveria teknike. “Nuk ka koalicionin BDI -VMRO, që nga 29 janari, BDI është në koalicion me LSDM dhe Aleancën për shqiptarët për krijimin e shumicës parlamantare”, theksoi Osmani. https://www.youtube.com/watch?v=vahI-M1Bci0

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ ClickPlus në Tv21 debatojnë përfaqësues të partive politike shqiptare ku diskutojnë për mundësitë e debllokimit të Parlamentit. Bujar Osmani, BDI Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa Syrja Rashidi, LR PDSH Bardhyl Dauti, PDSH A dëshiron VMRO shtet të përbashkët? Bujar Osmani, thekson se VMRO ka për qëllim të vetëm të luaj lojën e sajë, panvarësisht se cilin narativ do ta bëj, nuk ka zgjidhje të njëaanshëme, cilado ofertë që ka qenë e tillë ska patur potencial për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni, përveç atyre marrëveshjeve konsenzuale siç është ajo e Pribes dhe MO-ja. “Pavarësisht se cilin narativ do…

Lexo më Shumë