Author: Rilinda

Zhvillohet debati i radhës në emisionin Click Plus të tv 21. Tema e këtij debati është në lidhje me mospërfilljen e këshillave të Faktorit Ndërkombëtarë nga ana e Presidentit Ivanov. Mysafirë të rradhës: Arbër Ademi, zëvendëskryeministër Imer Selmani Ismet Ramadani Arbër Ademi deklaron se injorimi është gjest jo i mirë, nuk tolerohen sjelljet tejkanjoze, aq më shumë në një situatë krize të këtille. Dua të theksoj se injorimi i mesazheve të partnerëve tanë ndërkombëtar jo vetëm që nuk i kontribon zgjidhejes së situatës aktuale politike edhe institucionale në vend, por është dhe veprim i gabueshëm. Mosdëgjueshmëria dhe mos harmonizimi i…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash solli vendim që të ngrit procedurë për vërtetimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 50 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, sidomos për paragrafin 2 nga ky nen dhe termin “interes të veçantë”, njofton Meta.mk. “Ndërtimi me interes të veçantë për të cilën do të përpunohet dokumentacion urbanistik- planor nga paragrafi 1 i këtij neni vërtetohet me vendim nga Qeverisë e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në nenin 50, paragrafi 2 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik. Me pranimin e nisjes, Kushtetuesja përkohësisht ndërpret vendimin e Qeverisë që Qendra Tregtare…

Lexo më Shumë

Në qendër të Shkupit, te Mëhalla e Dibrës, sipas dokumenteve zyrtare duhet të jetë kompania Best Way Investment, pronë e Jordan Mijallkovit, djalë i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Televizioni 24 vesti ka incizuar ndërtesën ku gjendet adresa zyrtare. Mirëpo kompania në fjalë nuk është e vendosur aty. Ndryshe kjo kompani është bë pjesë e biznesit të naftës në Maqedoni. Pronar i Best Way Investment është Jordan Mijallkov, menaxher është Ilija Tozija- i panjohur për opinionin, por shumë i njohur në qarqe partiake. Sipas disa mediumeve ai është anëtar i Unionit rinor të VMRO-DPMNE-së. Ndryshe Best Way Investment me…

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së për të tetën ditë me rradhë janë duke drejtuar kritika për ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe për debatin që duhet të hapet për simbolet shtetërore. Diçka të tillë dikur qeveria Gruevski, në vitin 2015, ka paraqitur përmes një projekt ligji. Pas çka tani ngrihet pyetja nëse vërtetë deputetët e VMRO-DPMNE-së mendojnë ashtu apo po manipulojnë me vetëdije nga foltorja e parlamentit osa kryeministri i atëhershëm kishte planifikuar që të manipulojë me një projekt ligj të tillë. https://www.youtube.com/watch?v=m3zqvkrrwv0

Lexo më Shumë

Sonte në ora 21:30 do të mbahet debati i radhës në emisionin Click Plus të tv 21. Tema e këtij debati do të jetë në lidhje me mospërfilljen e këshillave të Faktorit Ndërkombëtarë nga ana e Presidentit Ivanov. Sonte në #ClickPlus debatojnë Arbër Ademi, zëvendëskryeministër Imer Selmani Visar Ademi Ismet Ramadani Tema: Injorimi i kërkesave të perëndimit! Shkruani në koment pyetjet tuaja! Disa prej tyre do t’u parashtrohen mysafirëve Pse nuk po merren parasysh kërkesat e perëndimit për nxjerrjen e shtetit nga kriza politike? A janë imune ndaj kritikave të perëndimit partitë shqiptare, dhe cila është hisja e tyre e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, siç njofton Aktuale nga Ballkanweb, gjatë takimit të realizuar me përfaqësues në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, ka ripërsëritur qëndrimin se Deklarata e partive shqiptare ështëpërputhje me Marrëveshjen e Ohrit. Shqipëria sipas Rekës, as nuk ka ndërhyrë e as nuk do të ndërhyjë në punët e vendeve fqinj. ‘Shqipëria nuk vë në dyshim integritetin dhe identitetin e Maqedonisë’, është shprehur Reka.

Lexo më Shumë

Bjeshkatarë të dervenit, entuziastë të Alpinizmit dhe dashamirë të sporteve malore kanë nisur iniciativën për themelimin e një shoqate malore e cila kryesisht do të ketë pikësynim promovimin e bukurive të natyrës së rrallë të Dervenit si dhe bjeshkatarinë, alpinizmin e çiklizmin malorë. Ideja për këtë iniciativë është e kahmotshme, megjithate tani po piqen kushtet për formalizim e saj dhe ngritjen profesionale me alpinist të sprovuar në majat më të larta të vendit dhe rajonit. “E kemi nisur këtë punë, sepse mendojmë se jemi vonuar. Saraji dhe Derveni në përgjithësi janë shtylla e turizmit të Shkupit, ndërsa deri me sot…

Lexo më Shumë

Kriza politike në Maqedoni mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja. Përveç bllokimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re, tani është bllokuar edhe pushteti lokal nga pamundësia e shpalljes së zgjedhjeve të parapara për në muajin maj, shkruan REL. Njohësit e çështjeve politike theksojnë nevojën e një presioni më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, mund të ketë rol vendimtar në momentin nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Analisti Mitko Gaxhovski thotë se…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike kumtoi se vlerëson se duhet që të funksionojë fronti popullor demokratik, i cili do të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe do të “përballet me të pasuruarit, narko-bosët dhe oligarkët, të cilët e kanë shembur shtetin dhe shpresën e gjeneratave të reja”. Nga partia e ish deputetit, Pavle Trajanov, thonë se niveli i lartë i krimit i ka djegur institucionet të cilët “u bënë të varura nga strukturat kriminele në kreun partiako-shtetëror’, për shkak të cilëve shteti edhe më tej thellon në krizë dhe pasiguri më të thellë. “Krimi u bë kategori vlerësuese, dhe jo e keqe…

Lexo më Shumë

Një i mitur mbrëmë është plaçkitur në qendër të Shkupit nga tre persona të cilët e kanë kërcënuar me thikë. Siç informon MPB në buletinin e sotëm, incidentin mbrëmë në orën 22:40 e ka paraqitur nëna e tij B.K. (47) nga Shkupi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 21:30 në Shkup, në rr. “11 Tetori”. Tre personat e panjohur, duke u kërcënuar me thikë, kanë kryer vjedhje ndaj djalit të saj 17-vjeçar, me ç’rast i kanë marrë 900 denarë, informojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki fajin për krizën e rëndë në vend ia faturoi Brukselit. Poposki tha se nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane atëherë situata politike nuk do të përkeqësohej. Ai madje tha se edhe kapërcimi i krizës politike varet nga BE-ja respektivisht fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane. “Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të kredibilitetit dhe fillimin e bisedimeve për…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se raporti i “Freedom House” për përparimin e demokracisë në botë gjatë vitit 2017, ku Maqedonia trajtohet si vend në zhvillim me një regjim hibrid, është objektiv. Sipas tyre, vlerësimi më i keq në raportin e “Freedom House” është pikërisht për pavarësinë e mediave dhe kjo Maqedoninë e rangon në grupin e regjimeve autoritare, ku shteti ka kontroll mbi pjesën më të madhe të mediave. “Freedom House” ka vërejtur se Maqedonia është vend ku gazetarët burgosen për shkak të teksteve që i kanë shkruar, siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski. “Freedom House” i…

Lexo më Shumë