Author: Rilinda

Me rastin e Ditës botërore të shëndetit-7 Prilli, që këtë vit i kushtohet depresionit, Shoqata e mjekëve të Maqedonisë organizon tubim solemn, kurse EPSH do të vendosë pika në sheshin ‘Maqedonia’ për informim të qytetarëve për ndihmë gjatë depresionit. Në tubim ku do të prezantohet referat rasti me temë ‘Depresioni-ejani të bisedojmë’, siç është edhe motoja e sivjetme e OBSH-së për Ditën botërore të shëndetit. Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të SHMM-së, doc.dr. Goran Dimitrov dhe do të ndahen mirënjohje nga SHMM, njofton AIM. Qëllimi i fushatës ‘Depresioni-ejani të bisedojmë, është që një numër sa më i madh i njerëzve…

Lexo më Shumë

ruga Mavrovë-Dibër do të bllokohet sot nga ora 13 deri ora 17:00 për shkak të punëve për zgjerim të rrugës dhe vendosjen e shenjave paralajmëruese të komunikacionit. Rruga e njejtë pastaj edhe do të asfaltohet në vende ku duhet. LAMM njofton se vozitësit duhet të përdorin rrugë dytësore.

Lexo më Shumë

Sasho Tonevski, vëllai i bashkëshortes së presidentit Gjorge Ivanov, Maja, me ndërmarrjen e tij “Delfino Medikal” ka arritur që të merr dëmshpërblim prej shtetit rreth 19 milionë denarë ose 300.000 euro, për shkak të ndalimit të marrëveshjes së dyshuar me Fondin për Shëndetësi për furnizim të pajisjeve dhe materialeve, për të cilat ish drejtori Rubinço Zarevski u dënua me 2 vjet burg me kusht, shkruan “Fokus”. “Gjykata ka sjell vendim për dëmtim për Tonevskin, edhe pse një pjesë nga materialet mjekësore që i kanë ngelur në aksione, “Delfino Medikal” i ka shitur “Panovskit”, por atë vëllai i bashkëshortes së presidentit…

Lexo më Shumë

“Nëse VMRO-DPMNE-së i ofrojmë ligj për amnisti, menjëherë do të zhduken Platforma e Tiranës, populli nëpër rrugë dhe kriza në Maqedoni” deklaroi zëdhënësi dhe deputet i LSDM-së, Petre Shilegov në emisionin “Clik plus”. “Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së luten nëpër Evropë që të amnistohen funksionarët e tyre. I gjithë shteti është peng i 50 kriminelëve. Mua më vjen keq që Gruevski nuk pati sukses ta mbrojë Maqedoninë nga krimi”, tha Shilegov. Sipas tij, rregullorja është e qartë dhe Veljanovski duhet që të lejojë që me seancën të udhëheqë deputeti më i vjetër. “Gjithçka është publike në Rregullore, por VMRO-DPMNE me këmbëngulje përpiqet…

Lexo më Shumë

Me rastin e 8 Prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot organizon “Zyra të hapura” për qytetarët të cilët jetojnë në lagjet rome. Ekipet e Qendrave për punë sociale dhe prej qendrave informative rome do të dalin në terren në lagjet ku jeton popullata rome dhe në lagjet ku jetojnë përqindja më e madhe e romëve me qëllim që të japin shërbime në terren. Në këtë mënyrë do të lehtësohet dhe do të zhvillohet qasja e popullatës ruse deri tek shërbimet sociale në nivel lokal. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, siç kumtoi, me këtë…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të lëviz prej 0 deri në 4 gradë, ndërkaqaksimalja prej 5 deri më 14 gradë celsius. Edhe Shkupin e pret mot i ngjashëm kryesisht me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 13 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Vendimi i qeverisë gjermane për të ndëshkuar me gjoba të larta të gjitha portalet apo mediat online që publikojnë lajme të rreme ka rikthyer debatin për nevojën e rregullimit të punës edhe të portaleve edhe në Maqedoni. Por, qëndrimet mes njohësve të çështjeve mediatike janë të ndryshme nëse duhet të ketë ligj të posaçëm apo nëse rregullativa aktuale është e mjaftueshme për vendosjen e rregullit në këtë sferë mediatike. Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese vlerëson se ligji për rregullimin e punës së portaleve duhet të ketë ashtu siç ka rregullativë ligjore edhe për mediat tjera, por nëse kjo…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së Radmilla Shekerinska ka kërkuar nga Kuvendi që mënjeherë të votohet për ndryshimin e rendit të ditës dhe deputetë të komentojnë mbi propozimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit për shkak se ka mbështetjen e 10 deputetëve, duke u bazuar në rregulloren që e mundëson këtë. “Gjatë seancës pas propozimit nga Kryetari, propozuesit ose të deputetit të cilin e mbështesin 10 deputetë, dhe këtu janë 62, Kuvendi pa debat vendosë mbi çdo propozim për të votuar për të ndryshuar rendin e kërkimit. Dhe të gjitha ata shtesa që tani po i shtoni nuk janë në rregullore”, tha Shekerinska.

Lexo më Shumë

Mesazhe për ruajtjen e shtetit unitar, gjuhës, flamurit dhe stemës, si dhe kërkesën për mospranimin e deklaratës së Tiranës, dërguan përkrahësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” në ditën e 39-të të marshit paqësor në Shkup. Pjesëmarrësit në marsh e kaluan marshutën e zakonshme, nga Qeveria deri në Kuvendin e RM-së. Protesta paqësore e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” mbahet në disa qytetet të vendit.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian, i cili ishte projekt paqësor, duhet sërish të bëhet i njohur për fuqinë e tij më të madhe dhe ai është europianizimi. Përmes europianizimit, Unioni arriti t’i nxitë shtetet dhe shoqëritë e kontinentit evropian vullnetarisht të transformohen. Vetëm përmes europianizimit ndërtohet Evropa, tha presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e sotëm në sesionin e Samitit të 20-të euroaziatik ekonomik presidencial, që mbahet në Stamboll. “Vetëm përmes europianizimit mund të zgjerohet hapësira e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në fqinjësinë e drejtpërdrejtë dhe më të gjerë evropiane – në Afrikën Veriore, në Lindjen e Afërt, Kaukaz. Ballkanin nuk e përmenda, sepse…

Lexo më Shumë

Rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare patjetër duhet të respektohen, pasiguria momentale të merr fund dhe të formohet qeveria pa anulime shtesë, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për “Radio Evropa e Lirë”. “Siç BE ka përmendur disa herë, përshirë edhe Parlamenti Evropian, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të merr fund pasiguria ndërsa Qeveria të formohet pa anulim shtesë, në bazë të shumicës në Parlament”, thotë Kocijançiq duke u përgjigjur në pyetjen e REL, si BE e komenton situatën e re në Kuvendin e Maqedonisë për zgjedhjen e Komisionit për emërime dhe mandat. Ajo,…

Lexo më Shumë

Kanë ngelur edhe dy javë për skadimin e afatit për konkursin me numër 189/2016, të shpallur me 15.10.2016 nga Këshilli i Prokurorve Publik të RM-së për kto vende: 5 anëtar ne prokurorin e krimit te organizum, 2 antar për Prokurorin e lartë Shkup 1, anëtarë për në Prokurorinë Gosivar 2, antar në prokurorin e lartë të RM, njofton Almakos. Afati i konkursit skadon më 14 prill 2017, ndërsa deri tani nuk janë emërura këto prokuror, edhe pse mandati i prokurove ka skaduar prej momentit që është shpall konkursi. Keshilli i Prokurorëve, të gjithë prokurorët në krimin e organizuar, u ka…

Lexo më Shumë