Kanë ngelur edhe dy javë për skadimin e afatit për konkursin me numër 189/2016, të shpallur me 15.10.2016 nga Këshilli i Prokurorve Publik të RM-së për kto vende: 5 anëtar ne prokurorin e krimit te organizum, 2 antar për Prokurorin e lartë Shkup 1, anëtarë për në Prokurorinë Gosivar 2, antar në prokurorin e lartë të RM, njofton Almakos.
Afati i konkursit skadon më 14 prill 2017, ndërsa deri tani nuk janë emërura këto prokuror, edhe pse mandati i prokurove ka skaduar prej momentit që është shpall konkursi. Keshilli i Prokurorëve, të gjithë prokurorët në krimin e organizuar, u ka vazhduar mandatin në afat prej 6 muajsh.
Por burime të almakos.com nga Prokuroria thonë se në këtë ka gisht politika e VMRO-së, e cila zvarritet me qëllim këtë çështje, mes tjerash për të penguar edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve. I njejti burim thot se në menyrë të jashtë ligjshme, ështe zgjatur mandati i prokurorve dhe dyshohet se kjo është bërë me qëllim që të mbrohen interesat e individëve të caktuar të VMRO-DPMNE-së pasi edhe vetë prokurorët të cilëve u janë vazhduar mandatet, janë vendosur me diktat partiak. Kjo u dëshmua edhe në përgjimet e publikuara vitin e kaluar, kur zyrtarë të lartë të qeverisë merreshin vesh për emrime në sistemi gjyqësor.
Burimet tona nga prokuroria dhe njohës të sistemit të drejtësisë në vend, thonë se i preferuari i VMRO-DPMNE-së Kryeprokurori Makro Zvërlevski, nuk lejon në asnjë mëmënyrë që në këto vende të zgjidhet ndonjë shqiptar, e sidomos jo në Prokurorin e lart të Shkupit, ku mungon përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve. Deri tani nuk është parë edhe ndonjë lëvizje konkrete e Ministrisë së Drejtesisë, për të ndryshuar këtë situate, edhepse kjo ministri prej vitesh udhëhiqet nga minitra shqiptar, ndërsa përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është edhe obligim ligjor./ Almakos
Data 26.08.2026
Aktuale
- Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë
- William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- Presidenti i Turqisë, Erdogan: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin
- VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë
- Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
- BIRN: Mbi 90 për qind e pishinave private në Shkup janë ndërtuar pa dokumentacion ligjor
- BDI: Tender prej 42 mijë eurove tek kushëriri i drejtorit të “Bardovcit”
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut


