Rreth 1.500 garuese janë paraqitur në “garën për femra Avicena” , e cila do të mbahet sot në Parkun e Qytetit. Gara fillon nga Guaca në orën 10 me nxehje aerobik, ndërsa në orën 10:30 fillon gara. Tradicionalisht garueset do të vrapojnë në shteg të gjatë dy kilometra. Organizatorë të garës janë Lidhja e Sporteve Shkup, nën patronazh të Qytetit të Shkupit, “Gara femërore Avicena” është pjesë nga gara promovuese e “Viz er Maratona e Shkupit 2017″ dhe ka hyrë në kalendarin e Asoacionit atletik evropian. Një muaj më vonë në programin e “Viz er Maratona e Shkupit” i cili…
Author: Rilinda
Nën moton “Maqedonia kundër dhunës mbi kafshët” sot në sheshin “Maqedonia” do të mbahet mbledhje publike, nën organizimin e Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”, njofton AIM, Përmes kësaj mbledhje, organizatorët kërkojnë aktivitete nga institucionet kompetente për ndalimin e siç thonë, helmimin masiv të kafshëve endacake dhe të mbrohet liria e shitjes së helmit. “Anima mundi” njofton se helmi pohudhet në shëtitore, afër kopshteve dhe shkollave dhe se po bëhet helmim i sinkronizuar i kafshëve endacake. Nga kjo Shoqatë kërkojnë që urgjentisht të ndalohen aktivitetet dhe të ndërmerren masa për të hetuar kryerësit e siç thonë, kësaj vepre penale…
Inspektorati i Komunës Qendër ka sjellur vendim për t’u dënuar lokalet “Bruklinski” dhe “Çe”. Në të parën është konstatuar zhurmë dyfish më e madhe nga e lejuara, ndërsa matja në të dy objektet është bërë me modul preciz për matjen e zërit. Qytetarët janë ankuar për zhurmën, për shkak se objektet ndodhen në zona të banueshme dhe matja e zhurmës është bërë në orën 23. Ndërsa dy objekte tjera “Ganza” dhe “Kancelarija” edhe përkundër disa vërejtjeve nga ana e inspektoratit të Komunës Qendër, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për përpunimin e objekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor. Përderisa edhe nga…
Numëratori i Uebfaqes që mat borxhin publik të Maqedonisë tregon rritje të vazhdueshme të tij, që ka arritur në 5 miliardë e 11 milionë euro, gjegjësisht 53 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkruan gazeta Koha. Me fjalë të tjera, nëse i referohemi këtij treguesi, çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh prej 2477 euro. Këto të dhëna nuk përputhen me të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, sipas të cilave borxhi publik nuk ka tejkaluar shifrën prej pesë miliardë. Sipas Uebfaqes së tyre, ku të dhënat e fundit janë për tremujorin e fundit të 2016, gjegjësisht fundin e muajit…
Më 12 prill skadon afati për ndërrimin e lejeve për mbajtje të armëve dhe deri në afatin tjetër qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë armë me formularët e vjetër, kanë për detyrë të dorëzojnë kërkesë për rinovimin e tyre, shkruan gazeta KOHA. Në qoftë se nuk e rrespektojnë afatin ligjor në përputhje me ligjin, poseduesit do të ballafaqohen me gjobë prej 600 deri 1.000 euro, si dhe me masa të veçanta për marrjen e armëve. Edhe pse MPB deri më tani disa herë publikisht ju bëri thirrje qytetarëve që në afatin ligjor t’i ndërrojnë lejet e vjetra me të…
Sot në mëngjes ka pasur tërmet me epiqendër në Greqi me fuqi prej 3.7 shkallë Rihter. I njëjti është ndjerë në Maqedoni, saktësisht në Prilep. Nuk ka dëme materiale, por qytetarët janë frikësuar, posaçërisht ata që jetojnë në banesa me më shumë kate, shkruajnë mediat maqedonase. Dje kishte tërmet të fuqishëm në Shqipëri i cili është ndjerë edhe në Maqedoni.
“Kombet e Bashkuara bënë gabim të madh në politikën botërore dhe në historinë e tyre si dhe lënduan të drejtën ndërkombëtare në 24 vitet e kaluara, duke pranuar një vend të pavarur demokratik siç është Maqedonia, nën një emër të palogjikshëm dhe qesharak të njohur si “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, që ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas të treguar në referendumin e 8 shtatorit të 1991 ose ditën e pavarësisë së Maqedonisë dhe kur populli maqedonas një zëri u dakorduan për emrin e shtetit – Republika e Maqedonisë”. Këtë e deklaroi ish ndërmjetësuesi në çështjen e emrit…
Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së “Iliridës” është deklaruar Nevzat Halili, njëri ndër protagonistët kryesor të organizimit të referendumit për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ka theksuar synimet e klasës së atëhershme politike, qëndrimet stoike për barabarësi mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe mendimet e tij për situatën aktuale politike në vend. Ai ka njoftuar se më 11/12 janar 1992 kanë mbajtur referendumin, ndërkaq më 8 prill 1992 në një seancë në Gostivar, disa deputetë, ministra, zv/ministra dhe anëtarë të kryesisë qendrore kanë shpallur Republikën e Iliridës. “Unë mendoj se shumë gjëra janë thënë…
Vetëm pas dy ditësh pasi u hap peticion për shkarkim të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, numri i personave të cilët janë nënshkruar oneline për shkarkim të tij ka arritur në 6.000 persona. Iniciativa Megafon e hapi peticion para dy ditësh, me qëllim që të mblidhen nënshkrime të caktuara për dorëheqjen e Presidentit Ivanov. Kjo vjen si pasojë e revoltës së qytetarëve se Presidenti Ivanov është bërë mashë e VMRO-DPMNE-së dhe nuk po lejon formimin e qeverisë së re, gjegjësisht nuk po jep mandat shumicës parlamentare prej 67 deputetësh, në krye me Zoran Zaev. Thirrjen e kësaj iniciative ua prezantojmë…
Mbi 5 miliardë euro dyshohet se janë nxjerrë nga Maqedonia, përmes rrugëve ilegale, por gjithë kjo ka asistencën institucionale. Akuza vjen nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke thënë se këto para janë nxjerrë jashtë shtetit nga Gruevski dhe familja e tij. “Ata do të duhet ti kthejnë këto para. Do të ketë konfiskim të pronës së përfituar përmes kriminalitetit, duke zbatuar praktikat evropiane”, kishte theksuar Zaev në intervistën për gazetën serbe “Politika”. Sipas tij, sa më shpejt duhet të formohet qeveria reformatore, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza.
Peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedoni nga rajoni i Prespës ka vazhduar të jetë përkrahë protestuesve që po protestojnë kundër gjuhës shqipe. Ai ka qëndruar pranë grupeve të quajtura patriotike që gjatë muajve të fundit po shfaqen me beretat e zeza nëpër protestat në disa qytete. Prania e tij ka nxitur kritika të ashpra. https://www.facebook.com/ljupco.gorgievski.3/videos_by
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen e tyre sociale. Burimet historike thonë se kjo përkatësi etnike ka emigruar nga nënkontinenti indian, ndërsa në Ballkan dhe Evropën Qendrore kanë mbërritur rreth shekujve 13-14, mirëpo ardhja e tyre nuk u prit mirë. Vendasit krijuan urrejtje dhe intolerancë ndaj kësaj popullsie, ndërsa në disa vende u ndërmorën herë pas here fushata dëbimesh të romëve. Urrejtja ndaj këtij populli arriti kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur me qindra mijëra romë u vranë nga nazistët. Popullsia rome është…

