Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kërcënon me reagim të ashpër nëse, sipas tij, LSDM-ja tenton që jashtë rregullores të emëroj kryetar të Kuvendit, duke shtuar se populli nuk do të qëndrojë duarkryq. Sipas tij, do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të shkeljes së demokracisë dhe stabilitetit në Maqedoni, duke theksuar se populli është i njohur dhe i vetëdijshëm se, siç tha, Zaevi ka marrë obligime dhe ka fituar faturë për ato obligime. Gruevski paralajmëron Zaevin që, sipas tij, të mos luaj me demokracinë dhe me popullin pasi që shteti nuk është i tij, por i popullit.
Author: Rilinda
Kriza politike ka goditur edhe pagesën e rregullt të rrogave. Është rritur numri i kompanive të cilat nuk munden në kohë t’i paguajnë obligimet ndaj të punësuarve. Sipas të dhënave që Alsat-M i mori nga Drejtoria e të Hyrave Publike, vetëm për 1 muaj përkatësisht nga janari deri në shkurt të këtij viti, 2000 kompani janë vonuar me pagesën e rrogave në afatin e paraparë me ligj. Në mënyrë shtesë, numri i kompanive që aspak nuk e kanë paguar rrogën e shkurtit është rritur për rreth 2000, krahasuar me janarin. Kjo do të thotë se gjithsej janë 3776 kompani që…
Në Hasanbeg të Shkupit ka ndodhur një përleshje e armatosur me ç’rast është plagosur një i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Rasti ka ndodhur ditën e djeshme kur një i panjohur me veturë ”Pasta” është afruar te një veturë ”Golf” dhe ka gjuajtur me armë ndaj udhëtarëve. Sipas burimeve të Tv Telma, të sulmuarit i janë kundërpërgjigjur zjarrit që ka shkaktuar ikjen e sulmuesit. Policia ka të dhëna të sakta për identitetin e personave të sulmuar. Sulmuesi ka dashur që të vret vëllain e personit që e ka paraqitur rastin në polici. Këto burime policore për Tv…
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në korsi të thata, pa pengesa dhe ndalesa. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të ketë rrokullisje të gurëve. Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e nivelit mesatar, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Krizës politike në Maqedoni jo që nuk i duket zgjidhja, por ajo ndodhet para shpërthimit edhe në aspekt të sigurisë, paralajmërojnë njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë, transmeton REL. Komentet e tyre pasojnë kërcënimet e fundit të presidentit Gjorge Ivanov dhe të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, se nuk do të heqin asnjëherë dorë nga bllokimi i formimit të institucioneve të reja, për shkak të, siç thonë, ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të Maqedonisë nga platformat e huaja duke aluduar në deklaratën e partive politike shqiptare, që të mos bëhet pjesë e programit të ri qeveritar të LSDM-së dhe…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 231 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura do të jetë deri në 20 gradë.
Gjykata Themelore në Prilep ka hedhur poshtë edhe tre akuzat e fundit kundër njërit nga udhëheqësve të “Revolucionit laraman” në Prilep, Zharko Stevanoski, të cilat i dorëzoi SPB Manastir në Stacionin Policor në Prilepit. Me këtë, avokati nga Prilepi është i liruar nga 7 akuzat për prishje të rendit dhe sigurisë në komunikacion gjatë kohës së protestave qytetare vitin e kaluar me emrin “Revolucioni Laraman” nëpër më shumë vende të Maqedonisë, kundër krimit dhe korrupsionit të funksionarëve të Maqedonisë.
LSDM-ja ka lëshuar një kumtesë në të cilën thotë se në blerjen e ilaçeve 75% të çmimit e paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 25% e paguan Fondi i shëndetësisë. Sipas LSDM-së këto të dhëna e vendosin Maqedoninë në mes katër vendeve në Evropë, që shteti më së paku subvencionon ilaçe për qytetarët, transmeton Telegrafi. “Qeveritë në rajon, Bullgari, Serbi, Slloveni, Greqi, Mali i Zi, më shumë ju ndihmojnë qytetarëve të tyre, kur është në pyetje subvencionimi për ilaçe. Kjo ju ndodh qytetarëve të Maqedonisë, në kushte të varfërisë së skajshme, kur mbi 500 mijë qytetarët jetojnë në pragun e varfërisë. Dhe…
Gati dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional. Kjo është theksuar në raportin e ri të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 70 vende të botës, Maqedonia gjendet në pozitën e 68 para Kosovës dhe Republikës Domenikane, përcjell Telegrafi Maqedoni. Analfabetizmi funksional nënkupton se një person është në gjendje të lexojë, shkruajë dhe të flasë në aftësi themelore, por nuk ka njohuri themelore për punën në kompjuter, si dhe njohjen e ndonjë gjuhe të huaj. Sipas raportit, 40% e popullsisë së Maqedonisë nuk është e përfshirë në tregun e punës, ekziston përqindje e madhe…
Fabio Liberti i ri nga Italia e fitoi çmimin për koreografi më të mirë në “Fluturën e Artë 2017″ në gala mbrëmjen e mbrëmshme të Garës internacionale për koreograf të rinj “Tanclab” në suaza të programit të festivalit të vallëzimit modern “Tanc fest”. Siç kumtoi “Tanc fest” këtë vit në “Tanclab” ka pasur një numër të madh të aplikuesve, ndërsa në paraselektim janë zgjedhur nëntë koreografë të rinj: Fabio Liberti nga Italia, Xhesika Simet nga Hungaria, Jakub Munko nga Polonia, Frederika Botini nga Italia, Veronika Akopova nga Rusia, Sonja Zani nga Italia, Diego de Rosa nga Gjermania, Beatriçe Panero nga…
Nesër pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të Komunave Ilinden, Aerodrom dhe Qendër në Shkup. Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për shkak të ndërhyrjes teknike nga ana e EVN-së. Prej orës 10 deri 13, pa energji elektrike do të jetë objekti për prodhimin e këpurdhave në fshatin Ajvatoci në Ilinden, prej orës 8:30 deri 9:30 kullat numër 6 dhe 8 në Komunën Aerodrom, ndërsa prej orës 8:30 deri 11 një pjesë e rrugëve në Komunën Qendër
Shoqata për familje me një prindër “Një mundet” nga Shkupi sot fillon me zbatimin e projektit „One made – handmade“. Nga Shoqata u bëjnë thirrje të gjithëve të cilët kanë veshmbathtje tepricë, pëlhura dhe materiale të llojeve të ndryshme t’i donojnë në ambinetet e tyre, në rrugën “Naroden Front” nr.5, nga pra 15 e deri në orën 20. Paralajmërojnë se do të bëjnë pjesë të dobishme të disenjuara të cilat do t’i ofrojnë në të ardhmen

