Prokuroria publike e Kumanovës në Gjykatën Themelore – Kumanovë ka parashtuar propozim prokurorial kundër L.K. për vepra të kryera penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të sigurisë publike” dhe “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe mostolerancë”, kumtoi Prokuroria publike. I mituri L.S. sot është marrë në pyetje para gjykatësit për të mitur pranë Gjykatës themelore në Kumanovë dhe për të do të vazhdohet procedura me parashtrim të dëshmive. “Më datën 31 të muajit të kaluar, në rrugën ‘Goce DellÇev’ në qendër të Kumanovës, rreth orës 16:00, i akuzuari së bashku me disa persona të panjohur dhe…
Author: Rilinda
Edhe pasdite seanca konstituive kuvendore vazhdoi me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor. VMRO-DPMNE përsëri e akuzoi LSDM për inxhiniering postzgjedhor, me ç’rast LSDM ia ktheu se VMRO-DPMNE e ka zhvendosur debatin nga fillimi i seancës. “Kolegët e LSDM-së dhe koalicioni i tyre ta rianalizojnë vendimin për pranimin e platformës antimaqedonase pasi që me…
Sonte në emisionin debativ #ClickPlus në TV21, tema e cila debatohet është: Sa ndikoi kriza politike në investimet kapitale në vend? Si po reflekton ngërçi politik në biznesin, dhe kush po çan kokën për këtë gjë? Debatojnë: Driton Kuçi, ministër i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, akademik Xhemail Dauti, afarist Fatmir Bytyqi, OEMVP Visar Ademi, opiniost “Situata politike e krijon kornizën për gjithë shtetin,edhe për ekonominë, (kulturën dhe shëndetësinë). Sot është 11 Prilli ndërsa para 4 muajve u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të gjitha analizat tregojnë se kriza politike e cila zgjat një kohë të gjatë ka ndikim negativ në ekonominë…
Është nxjerrë në shitje një pjesë e Bit Pazarit, tregut më të madh të gjelbër të Shkupit. Tregtarët e pjesës së jashtme të Bit Pazarit paralajmërojnë protesta. Ata shprehen të revoltuar nga vendimi i ndërmarrjes “Skopski Pazar” për të shitur pjesën ku ata kanë tezga. Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Ekrem Dolek thotë se nuk ka asgjë kontestuese në shitjen e 500 metra katrorë të pjesës së tregut, sepse firma posedon listë pronësie dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshirojë, por se është i befasuar nga kjo situatë. Drejtori i Skopski Pazarit, Sasho Davitkovski për Alsat M tha…
Lufta politike në Kuvend është luftë për Maqedoninë çfarë është unitare, e plotë ,me këtë emër që e kemi, ndërsa LSDM-së i pengon që populli dhe VMRO-DPMNE që ta porositë faturën që e ka ndërmarrë, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili sot mori pjesë në hapjen solemne të investimit të ri për kultivim dhe përpunim të kanabisit mjekësor në Shkup. “Ajo që është evidente është se LSDM-së i pengon VMRO-DPMNE-ja, i pengon edhe populli që ka ndërmarrë detyrime, por jo ndaj popullit dhe jo ndaj dikujt që e dëshiron shtetin, unitar dhe të plotë”, tha mes tjerash Gruevski…
LSDM-ja sot përmes një kumtese lidhur me qëndrimet e shprehura të liderit të VMRO-DPMNE-së për punësimet e reja thekson se ai nuk ka të drejtë çfarëdo qoftë t’u premtojë qytetarëve sepse ka humbur në zgjedhje. “Punësime të reja do të ketë. Do të ketë mbështetje të madhe shtetërore për ndërmarrjet vendore. Do të ketë investime të huaja reale. Por tërë këtë do ta sigurojë qeveria e re reformuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë. Pastaj shtohet se 700 mijë qytetarëve mbi 67-të deputetë e kanë formuar shumicën e madhe parlamentare e cila, siç thuhet, shumë shpejtë do…
Maqedonia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është pjesë e turneut të senatorit amerikan John McCain. Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish kandidat për president, anashkalon Maqedoninë është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, vlerësojnë analistët, transmeton REL. Denko Maleski, ish ministër i Punëve të Jashtme, beson se senatori John McCain është këshilluar që ta anashkalojë Maqedoninë për shkak të situatës politike e cila nuk po zgjidhet ashtu siç praktikohet në shtetet demokratike ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të “Kjo tek ne nuk është praktikuar, që edhe e shkualifikon…
Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja. Kryetrari i komunës Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave, me ç’ka me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2500 biçikleta. Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të…
Policia ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ”Tutunska Banka”. Personi që dyshohet se ka vjedhur 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor ”Kisella Voda” në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura Vjedhjen, sipas denoncimit e ka kryer B.S. (40), i punësuar në NLB banka. Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në…
Sonte në emisionin debativ #ClickPlus në TV21, tema e cila do të debatohet është: Ndikimi i krizës politike në biznes! Sa ndikoi kriza politike në investimet kapitale në vend? Si po reflekton ngërçi politik në biznesin, dhe kush po çan kokën për këtë gjë? Edhe sa mund të hyjë në borxh shteti, dhe sa gjatë do të kthejnë qytetarët këto borxhe? A u la ekonomia anash për t’u zgjidhur kriza politike, dhe kush duhet dhënë llogari për ngecjen e bizneseve? Sonte, e martë, në #ClickPlus debatojnë: Driton Kuçi, ministër i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, akademik Xhemail Dauti, afarist Fatmir Bytyqi, OEMVP…
Kryetarja e komunës së Tetovës njëherit edhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, znj. Teuta Arifi sot është takuar me ambasadorin e Malit të Zi në Shkup, ekselencën e tij Predrag Mitrovic. Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Arifit dhe Mitrovic ndonëse akoma nuk ka ndonjë kumtesë nga komuna e Tetovës, ndërkohë që znj. Arifi është një nga zyrtaret ose të vetmet që gati cdo ditë takohet me diplomat të huaj dhe zyrtarë të lartë duke qenë kështu personaliteti më i pranuar në arenën ndërkombëtare.
Përskaj shqetësimit të aktivistëve, ekspertëve dhe banorëve të vendbanimit Lagadin, hoteli ndërtohet në largësi prej 20 metrash nga bregu i liqenit. Është duke u ndërtuar në vendin e ish shitores së ndërmarrjes së dikurshme “Tregtia e Ohrit”, e cila ka qenë vetëm në katin e parë, shkruan SCOOP. Por, ky hotel nuk është përpjekja e vetme për urbanizim dhe shkatërrim të liqenit. “Me miratimin e Ligjit për zonat e zhvillimit turistik në vitin 2012 parashihet që ky lloj i zonave të jenë zona me interes publiK. Kjo do të thotë se procedurat dhe i gjithë dokumentacioni për zbatim, gjegjësisht për…

