Nëse BE-ja është serioze në lidhje me mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë duhet pastaj të vendosë sanksione, jo vetëm kundër kryetarit Gjorge Ivanov, por edhe kundër partisë në pushtet, për shkak se ata injorojnë angazhimet për të cilët ata vetë kanë rënë dakord sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Për shembull, roli i Prokurorisë Speciale, e cila është kritike për sundimin e ligjit, thotë ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere për emisionin Faktor 24. Sipas eurodiplomatit absolutisht është vendimtare që ky presion të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, para se situata në vend…
Author: Rilinda
Sipas analizës së gazetës austriake Der Standard, Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni është diçka revolucionare në Ballkan. Gazeta vlerëson se publikimi i përgjimeve të paligjshme jo vetëm që paraqesin skandal të madh, por sollën themelimin e kësaj prokurorie. Der Standard shkruan se PSP-ja për shumkë është një ankth i materailizuar në shtetin ballkanik ku në dhjetë vitet e qeverisjes së, sipas gazetës, nacional-konzervatorit Nikolla Gruevski, redhi deri te thellimi në autoritarizëm. Njerëzit që nuk kanë menduar se ndonjëherë do t’u kërkohet llogari për veprat e tyre, papritmas u përballën me akuza serioze. Kjo, sipas gazetës, është diçka revolucionare në…
Situata politike në vend çdo ditë shkon duke u tensionuar, përderisa po presim formimin e Qeverisë së re, klima politike vazhdon të bëhet çdo ditë e më e nxehtë. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmes disa deklaratave ka kërcënuar për destabilizim të vendit, nëse partia e Zaevit pranon formimin e Qeverisë duke pranuar, siç thonë nga VMRO-ja, “Platformën e Tiranës”, që sipas këtyre të fundit e cenon autonominë e vendit. Sipas profesorit universitar Ramadan Ramadanit, këto kërcënime dhe sidomos gjuha dhe klima e urrejtjes që përhapet duhet të merret seriozisht, por nga ana e shtetit dhe institucioneve e jo siç…
Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot në sheshin “Pella” në Shkup organizon ngjarje publike për fushatën e ardhshme për përmirësimin e sigurisë së të rinjve në komunikacion. Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalim kryetari i Këshillit republikan për siguri të komunikacionit në rrugë Stojçe Stamenkovski dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sanja Dimitrievska.
Hulumtimet që ka realizuar shoqata e Odave Ekonomike Gjermane në Maqedoni nxjerrin në pah se 51 për qind nga 71 kompanitë e anketuara, e cilësojnë si shumë të keqe gjendjen ekonomike, përderisa vetëm 10 për qind e kompanive të anketuara vlerësojnë se klima ekonomike në vend është e mirë për të zhvilluar biznes. Vetëm 11 për qind e kompanive të anketuara janë shprehur optimiste se zhvillimi ekonomik gjatë vitit 2017 do të marrë të mbarën, përderisa mbi 63 për qind e kompanive janë shprehur me pesimizëm se ekonomia e Maqedonisë do të shënojë përmirësim. Mbi 82 për qind e tyre…
Një tjetër skandal po e trondit ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe kanalizim”. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Aleksandar Atanasov e ushtron këtë funksion duke qenë me arsim fillor, akuzojnë nga Sindikata e punëtorëve të hotelerisë, turizmit dhe zanatçinjve. Funksionin e drejtorit e ka fituar me diploma të pavlefshme për arsim të mesëm dhe universitar, të cilat ai i ka marrë jashtë vendit, ndërsa të njëjtat nuk janë të pranuara në vend. Nga sindikata dolën me dokumente në të cilat vërehet se Atanasovit qeveria nuk ia ka pranuar diplomat. Sindikalistët tani publikisht pyesin se në çfarë mënyre Atanasov është emëruar drejtor i ndërmarrjes…
e të Brendshme ende nuk ka përgjigje se a është ngritur procedurë hetimore për policët të cilët javën e kaluar maltretuan fizikisht ish seleksionuesin e kombëtares e Maqedonisë në hendboll, Ilija Temellkovskin. Që të premten kur edhe ndodhi rasti, TV21 kontaktoi MPB-në, prej ku premtuan se do të përgjigjen sa më shpejtë që është e mundur, por deri më sot, përgjigje nuk ka. Në bazë të kodit penal, keqpërdorimi i uniformës dhe maltretimi i personave në orar të punës, dënohet me burg prej 1 deri më 5 vjet. “Maltretim gjatë orarit të punës Ai që gjatë orarit të punës maltreton…
Situata politike në vend gjithnjë e më tepër po shkon duke u nxehur, Gruevski nuk pranon që të mbetet në opozitë. I njëjti ditëve të fundit ka lëshuar kërcënime nëpërmes disa deklaratave me pretekstin se në Maqedoni mund të prishet rendi i qetësisë Profesori Universitar Ali Pajaziti pohon për gazetën Lajm se është e natyrshme se kërcënimet që bëhen nga një person që ka udhëhequr shtetin me vite të tëra nuk duhet të shpërfillen sepse pas vetes ka një masë të konsiderueshme njerëzish. Sipas tij, Gruevski ka kapacitete dhe resurse të mëdha që mund t’i mobilizojë, t’i militarizojë mendërisht, por…
Arbëror Velica nga Dibra thotë se sot rreth orës 15 është sulmuar fizikisht nga drejtori i Ndërmarrjes së Pyjeve Rami Lata, kushëri i kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata. “Rami Lata më sulmoi për shkak të një shkrimi që postova në facebook kundër Ruzhdi Latës. Rastin e denoncova në polici. Isha edhe në spital ku mora vërtetim për lëndimet që kamë marrë gjatë këtij sulmi, deklaroi Velica për Gazetën Lajm. Ai na e dërgoi edhe kopje të raportit mjekësor të bërë pas sulmit. Kontaktuam edhe me shefin e policisë në Dibër, Rashit Ismailovski, i cili na tha që informacion zyrtar të…
Policia e Kërçovës ka ngritur pasi penale kundër kundër I.P 41 vjeç dhe K.P 34 Vjeç për shkak të sulmit fizik që të njëtët kanë kryer mbi A.S 51 vjeç nga Kërçova të cilit i kanë shkaktura lëndime të rënda trupore. Stacioni policorë i Kërçovës ka ngritur padi penale kundër I.P 41 vjeç dhe K.P 34 Vjeç për shkak të dyshimit të bazuar kryerje e veprës penale” Pjesëmarrës në rrahje”, informon portali Flaka. Të dyshuarit më 4 Mars fillmishtë në mnyrë verbale kurse pastaj edhe fizikishtë kanë sulmuar A.S 51 vjeç nga Kërçova. Rrahja ka ndoshur aty rreth orës 15…
Turqit së fundi janë vizitorët më të shumtë grupor që vizitojnë Strugën. Itinerari i turistëve turq përfshin pothuajse të gjithë shtete e Ballkanit, por në program, si një nga pikat e ndalimit ka edhe qytetin e Strugës. Arsllan Spaho, i cili ushtron profesionin e ciceronit për turistët turq, potencon se në Strugë gjatë vitit ndalojnë rreth 40 mijë deri 50 mijë turistë, shkruan gazeta Koha. Por, pavarësisht këtij fakti, ai thekson se qëndrimi i turistëve turq në Strugë, në pjesën më të madhe është qëndrim ditor, sepse gjatë qëndrimin në Maqedoni, ata akomodohen në Ohër. Spaho tregon se turqit, në…
Dëm material prej rreth 180 mijë denarë është shkaktuar nga zjarri që natën e kaluar rreth orës një pas mesnate ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e Q.O. (72) në Përshevc të Tetovës, në të cilin, për fat të keq nuk ka viktima në njerëz, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave fillestare pas ekspertizës policore, për rënien e zjarrit dyshohet Xh.O. 938), djali i Q.O. i cili kohë të gjatë është përballur dhe shëruar nga problemet psikike, dhe i cili kohëve të fundit e ka braktisur shtëpinë. Zjarri është lokalizuar pas rreth orës dy pas rënies së…

