Author: Rilinda

A.D (59) nga Shkupi, dje është gjetur i lënduar në makinë në Draçevë, me lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën për urgjencë, ku është konstatuar se ndodhet në gjendje kome dhe është në rrezik për jetë. Sipas policisë, mendohet se A.D është lënduar pas rënies në rrugë betoni tek shoku i tij. Nga MPB-ja thonë se po punojnë për zbardhje e këtij rasti.

Lexo më Shumë

Dy të mitur në dy raste të ndara u lënduan rëndë mbrëmë nga goditja e rrymës elektrike gjatë përpjekjes që të fotografohen tek sa kanë hipur në vagon në Hekurudhën e Maqedonisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Siç njoftojnë nga MPB rasti ka ndodhur në orë 15.50 në Shkup, në depon e Hekurudhës së Maqedonisë ku 14 vjeçari nga Shkupi ka hipur në vagon me qëllim që të fotografohet. Kur është afruar në qendrën elektrike, nga sulmi elektrik ka marrë lëndime trupore. Ndihma e Shpejtë e ka dërguar në Qendrën Urgjente të Shkupit ku edhe qëndron për mjekim…

Lexo më Shumë

Festivali i filmit “WatchOut!” që mbledh çdo vit, përgjatë muajit Maj, për filmdashësit në Tetovë, hap afatin e aplikimit. WatchOut është festival ndërkombëtar dhe është e hapur për aplikime nga e gjithë bota. Për të aplikuar duhet që naracioni vizual të jetë brenda tre kategorive të festivalit: film i shkurt, dokumentar dhe eksperimental ose i animuar. Qendra LOJA fton të gjithë autorët e filmave nga rajoni dhe më gjërë të aplikojnë deri më 30 Prill 2017, kur edhe mbyllet afati aplikimit. Rajoni tashmë veçse i ka dëshmuar kapacitetet në fushën e filmit andaj edhe pritshmëritë e organizatorëve janë të larta.…

Lexo më Shumë

Punëtorët në Maqedoni ende janë në listën e më pak të paguarve në Evropë. Të dhënat e fundi të Zyrës evropiane për statistikë EUROSTAT tregojnë dallime drastike në çmimin e fuqisë punëtore në Bashkimin Evropian dhe në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Një orë punë në BE mesatarisht kushton 25,4 euro, ndërsa në Maqedoni 2,3 euro, që do të thotë se punëtorët e Maqedonisë janë më të lirë si krahë pune se punëtorët evropian, edhe atë për rreth 10 herë. Sipas EUROSTAT-it, vitin e kaluar në kuadër të Bashkimit Evropian më të paguar kanë qenë punëtorët në Danimark dhe në Belgjikë,…

Lexo më Shumë

Ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë e kanë ndjekur shumë skandale, pasi që bëhet fjalë për investim prej 250 milionë euro që u shëndërrua në aferë korruptive. Kjo shkruhet nga gazetarja maqedonase Irena Mulaçka, e cila targeton liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe përfshirjen e tij në biznesin e dhënies së tenderit për kompaninë greke “Aktor”. Sipas kësaj gazetareje, kompania greke është zgjedhur me ofertën 40 milionë euro më të shtrenjtë se ofertuesi më i lirë që ishte një kompani italiane. Kompania greke për 1 kilometër autostradë ka përfituar 9,1 milionë euro, që është çmim stratosferik në rajon dhe…

Lexo më Shumë

“Shumica e re parlamentare e ka marrë për obligim që së shpejti t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh Qeveri të re reformuese e cila do të sigurojë jetë më të mirë për gjithë. Ajo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, ashtu siç u ngjanë politikanëve të përgjegjshëm prapa të cilëve qëndrojnë 700.000 qyte tetarë të Maqedonisë”, kumtojnë sot nga LSDM. “Pritjet e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, por edhe të opinionit ndërkombëtarë do të realizohen, pasi që rruga e vetme e rregullt për Maqedoninë është formimi i Qeverisë”, shtojnë nga LSDM. Ata gjithashtu se LSDM do t’i…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) këshillon që qytetarët t’i shmangen ushqimeve me kanaqe, teglla, kuti dhe paketime të tjera të dëmtuara, grimcuara, të bymuara ose të plasaritura, të mos blihen ushqime të gatshme të cilat qëndrojnë në enë të hapura dhe se mirë t’i pastrojnë pemët dhe perimet para përdorimit. Nga AUV thonë se shëndeti hyn përmes gojës dhe prandaj duhet të kemi kujdes se si, ku dhe çfarë hamë. Nga AUV thonë se po ashtu është e rëndësishme që qytetarët të dinë se kur bëjnë treg, të lexohet deklaracioni i ushqimit dhe nëse ushqejnë jashtë të përzgjedhin vende…

Lexo më Shumë

Zyra e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të rinovohet dhe për këtë janë ndarë 305.000 denarë apo 5000 euro për të cilat është hapur edhe thirrje publike. Zyrë e cila gjendet në qendër të Shkupit u thye më 13 prill të vitit të kaluar nga protestuesit e ”Revolucionit Laraman”. Thyerja e zyrës së Ivanov ishte nga mllefi i protestuesve për 56 faljet që i shpalli Ivanov para një viti për politikanë të pozitës dhe opozitës. Zyra në fjalë do të rindërtohet dhe do të zbukurohet menjëherë pasi të shpallet fituesi nga thirrja e hapur.

Lexo më Shumë

Festivali për vallëzim bashkëkohor “Dance Fest” sot pasdite në skenën “Zebra” do ta shfaqë programin “Inkubator floating” në të cilin marrin pjesë fëmijë valltarë nga tetë deri 12-vjeç. “Ky është projekti i parë i këtij lloji tek ne, në të cilin studentët nga Qendra e re e vallëzimit nga Haga, Holandë, para publikut tonë do t’i prezantojnë kreacionete veta. Do të kemi program ët hapur në të cilin do të marrin pjesë mysafirët nga Holanda dhe fëmijë nga Qendra RIC nga Shkupi”, kumtoi “Dance Fest”. Më 16 prill “Inkubator floating” do të vazhdojë në ambient të hapur, në Fshatin e…

Lexo më Shumë

Dy propozimet e kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, janë lënë në tavolinë në vazhdimin e sotëm të seancës së përgjithshme të gjykatës më të lartë, njëri që të shpallet se “bombat” nga bisedat e përgjuara nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë penale, ndërkaq tjetri që Prokuroria Speciale të shpallet si organ i paautorizuar që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk kanë kaluar sot në seancë, përcjell portalb. Portali SDK mëson se gjykatësit suprem kanër efuzuar që të ngrenë dorë dhe të votojnë “për” pas propozimeve ose të ashtuquajturave referate të dorëzuara nga Vangellovski. Në vend…

Lexo më Shumë

Gjatë festave të Pashkëve, moti në Maqedoni do të jetë i vranët, ndërsa nga e diela pasdite dhe në orët e natës drejt të hënës priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në disa vende, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të shtetit, pritet të reshin rreth 20 litra në një metër katror. Nga e disa në mbrëmje do të fillojë të fryejë erë e kohëpaskohshme veriore. Vranësira do të ketë nga e shtuna pasdite kur në shumë vende do të ketë shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot në ora 11:00 në Klubin e gazetarëve ka organizuar konferencë shtypi. SHGM ka publikuar Raportin për gjendjen e lirisë së mediave në Maqedoni në vitin 2016. Nga SHGM është konstatuar se gjendja e lirisë së mediave gjatë vitit të kaluar është përkeqësuar në të gjithë indikatorët e hulumtimit, siç është legjislativa mediatike dhe zbatimi i saj, gjendja e përgjithshme profesionale, ekonomike dhe sociale e gazetarëve si dhe siguria e tyre. ‘Nga të dhënat e marra mund të konstatohet lehtë se Qeveria i përdorë të gjitha instrumentet e pushtetit të kufizojë lirinë e shprehjes dhe…

Lexo më Shumë