Ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë e kanë ndjekur shumë skandale, pasi që bëhet fjalë për investim prej 250 milionë euro që u shëndërrua në aferë korruptive. Kjo shkruhet nga gazetarja maqedonase Irena Mulaçka, e cila targeton liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe përfshirjen e tij në biznesin e dhënies së tenderit për kompaninë greke “Aktor”. Sipas kësaj gazetareje, kompania greke është zgjedhur me ofertën 40 milionë euro më të shtrenjtë se ofertuesi më i lirë që ishte një kompani italiane. Kompania greke për 1 kilometër autostradë ka përfituar 9,1 milionë euro, që është çmim stratosferik në rajon dhe Evropë. Hetues evropian po shqyrtojnë mundësinë e korrupsionit, pasi që në realizimin e kësaj autostrade janë derdhur edhe para nga fondet e BE./ina
Data 25.08.2026
Aktuale
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës
- (VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese
- Kina paraqet propozimet mbi zgjidhjen e çështjes palestineze
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
- FSSH: Nga nesër ilaçi Myfortic pa pagesë – janë përfunduar të gjitha procedurat për pacientët me organe të transplantuara
- Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në


