“Të mbizotërojë logjika e shëndoshë, të mbrohet dinjiteti i popullit”, porositën politikanët e pushtetit për festat e Pashkëve. Edhe këtë vjet këto porosi i kanë dërguar sikur zbatimi i tyre të varet vetëm nga dikush tjetër, por jo edhe nga ata që i dërgojnë. Mu ditët në vijim do të jetë test, se a do të mbizotërojë logjika e shëndoshë, pasi që festat kalojnë, ndërkaq problemet ngelin të pazgjidhura. Maqedonia tanimë katër muaj pas zgjedhjeve është pa kryetar të Kuvendit, pa Qeveri të re, ndërkaq më pakë se një muaj (27 ditë) edhe pushtetit lokal do t’i mbarojnë edhe “kompetencat…
Author: Rilinda
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşuğlu, pas daljes së rezultateve jozyrtare dhe fitores në referendumin e sotëm për ndryshimet kushtetuese, ka marrë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme. Krahas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, Çavuşoğlu ka marrë mesazhe urimi edhe nga homologët e tij të Hungarisë, Katarit, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Kenias.
Deklarata e Presidentit Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare është nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike. BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovi i cili tha se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes me VMRO –BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit. “Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar…
Me një armë në dorë edhe frikacaku bëhet trim, kështu i quan sociologu Ali Pajaziti ngjarjet e fundit që ndodhën në Komunën e Sarajit. Kurse për qasjen e të rinjve tek armët, sociologu theksoi se është lëshim i institucioneve dhe se duhet të merren masa dhe të ndalohet rreptësishtë shitja e këtillë armëve në rrjetet sociale si dhe pazare. “Unë mendoj e çështja dhe tregtimin të armëve, duhet të jetë rreptësishtë e ndaluar, sepse kjo rrit ndjenjat militantizmit dhe ndjenjën e trimërisë tek njerëzit më frikacaku. Kjo i bënë që ata të jenë distruktiv, pra të fryhen dhe pa arsye…
Mungesa e vetëdijes institucionela dhe kulturës politike, por edhe jovazhdueshmëria në funksionimin e sistemit të institucioneve, janë arsyet për krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Maqedoni, thekson Luan Starova, bartësi i ri i çmimit Legjioni i Nderit, të cilin e ndanë Republika e Francë. “Ne nuk kemi kontinuitet, nuk mbajmë atë në institucionet tona, të cilat shumë shpesh janë nën goditjen e ndryshimeve politike. Mendoj se ky është thelbi. Paaftësia jonë është të ndërtojmë traditë për afrim dhe integrim në organizatat euro-atlantike”, deklaroi për Telma, Starova. Në pyetjen se a është optimist për atë se çfarë po ndodh…
– Në Republikën e Maqedonisë nuk janë importuar përpunime të mishit nga prodhuesi Perutnina nga Ptuj, me datë prodhimi për të cilën Ministria kroate e Bujqësisë mbrëmë ka urdhëruar tërheqje nga tregu i Republikës së Kroacisë për shkak të pranisë së përcaktuar të bakterit salmonela. Siç kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterineri (AUV), në bazë të kontrollit të bërë nga ekipet kujdestare inspektuese është përcaktuar se përmes Sistemit për raportim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë të Bashkimit Evropian (RASSF), nuk është marrë notifikim se një dërgesë e pasigurt e këtij lloji është plasuar në tregun e Maqedonisë.…
Festa e Pashkëve ka përfunduar e përgjakshme, pasi disa persona nga Shkupi janë rrahur para një klubu të natës në mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:45. Rrahjen në polici e ka paraqitur Z.K, i cili ka thënë se në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, para një objekti ka rrahje fizike nga disa persona. Në këtë incident është sulmuar V.M, i cili është goditur me shishe prej qelqi. Ai është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup, ndërsa policia po punon për të zbardhur këtë incident.
Edhe pse kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Sllupcan-Bellanoc-Stanqiq që lidh Maqedoninë me Kosovën, megjithatë punimet për pikën kufitare nuk kanë filluar akoma. Banorët e komunave që gravitojnë në këtë pikë kufitare për Alsat M druajnë se mos të ndodhë edhe me këtë pikë kufitare sikurse me atë Llojan-Miratoc, që nuk funksionin pavarësisht rrugës së asfaltuar. Kjo është dashur të bëhet shumë më herët, sipas gjitha gjasave mendojmë që kjo pike kufitare duhet sa më shpejtë të hapet. Ne banorët e fshatit Stanqiq dhe grykës së Karadakut që jetojmë në qytetin e Kumanovës për me shku atje duhet me…
Burime të larta partiake në BDI konfirmojnë se “një telefonatë nga jashtë” pengoi në moment të fundit formimin e koalicionit qeveritar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së edhe pse siç thonë, Ahmeti dhe Gruevski veçmë ia kishin bë “për hajr” njëri tjetrit vazhdimin e jaranise qeveritare deri në vitin 2020. Këto burime, që insistojnë të mbeten anonime, thonë se BDI madje kishte caktuar edhe emrat e ministrave që do të ishin pjesë e kabinetit qeveritar të Gruevskit. Mirëpo telefonata e Ramès nuk ka qenë e fundit, sipas tyre, por një telefonatë nga Holanda ka fundosur të gjitha gjasat për qeveri të re…
Punonjësit e shëndetësisë dhe epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të uljes së nivelit të imunitetit, vaksinimit jo të rregullt dhe frika e përgjithshme që mbterëton në mesin e prindërve ndaj vaksinave, ekziston kërcënim i madh nga përhapja e epidemisë së fruthit. “Tek ne për momentin nuk ka të infektuar, por sëmundja po përhapet në afërsinë tonë dhe mund të transmetohet shumë lehtë. Në Maqedoni ka rënë numri i fëmijëve që marrin vaksinë kundër fruthit, lisë dhe shytave”, thonë epidemilogët për Faktor. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron të rritet vaksinimi, në mënyrë që të shtohet edhe imuniteti i përgjithshëm. Ndërsa nga…
Kriza politike e cila tani më një kohë të gjatë po mbizotëron në vendin tonë, po ashtu ka ndikuar mjaft negativisht edhe në ekonominë e vendit, ku sipas ekonomistëve rrezikohet edhe marrja e pagës mujore, nëse situata nuk ndryshon së shpejti. Ekonomisti Visar Ademi, thotë për Portalb.mk se Maqedonia deri më tani ka mbuluar shpenzimet operative me anë të kredive dhe huazimeve që ka marrë nga jashtë, kurse sipas tij nëse një gjë e tillë ndalon se ekzistuari, do të thotë kreditë, shumë qytetarë në vend do të ngelin pa paga mujore. “Ne e dimë se shteti jonë është shumë…
Deri në fund të muajit duhet të dihet se sa kultivues të duhanit do të kontraktojnë marrëveshje me monopolet për rekoltën e ardhshme. Kultivuesit e duhanit i morën listat evidentuese në të cilat i paralajmërojnë sipërfaqet për prodhimin e ri. Deri në afatin e fundit që skadoi më 31 mars, u kërkuan 23.4000 lista evidentuese apo pothuajse njejtë si vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), udhëheqja elektronike e evidentimit për secilën parcelë e uli numrin e marrëveshjeve të dyfishta dhe të trefishta që prodhuesit i kontraktonin me disa ndërmarrje, por edhe i detyroi…

