Prindërit nuk duhet ta anulojnë vaksinimin e fëmijëve me vaksinën kundër morbilit, rubeolës dhe parotit – MRP, sepse ajo është cilësore, e kontrolluar dhe e sigurt dhe me vite po përdoret, deklalroi sot Jovanka Kostovska, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtare e Komitetit për imunizim. Theksoi se përfshirja e imunizimit, sivjet është e shkëlqyer dhe po rritet, përveç për MRP vaksinën, e cila është minimalisht më e vogël nga vitet tjera dhe pritet të jetë në nivel të kënaqshëm. “Nëse pranimi i vaksinës ose vaksinimi me MRP në moshën 13 muajshe, në vitin 2015 ishte 88 për qind…
Author: Rilinda
Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar si komercialiste bankare në NLB Tutunska Banka dhe për B.M. (38) mik i të denoncuarit të parë, të gjithë nga Shkupi. Për ta, informoi MPB, ekzistojnë baza për dyshime se kanë kryer vepër penale “fshehje”, “ndihmesë”, me ç’rast të denoncuarit të parë drejtpërdrejt i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale…
Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë pasdite e vazhduan seancën konstitutive, në të cilën u debatua për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Edhe vazhdimi i sotëm i 14-të nga debati kaloi me replika, kundër replika nga deputetët. VMRO-DPMNE kërkoi që LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, si dhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale. Nga LSDM-ja dhe koalicioni, përmbahen prej replikave, por vetëm me vërejtje procedurale kërkuan nga kryesuesi që ta udhëheqë seancën në pajtim me Rregulloren. Ilija Dimovski duke i replikuar bashkëpartiakes,…
Temperaturat, veçanërisht ato të mëngjesit, të cilat ditëve në vijim do të ulen deri në minus katër, mund të jenë katastrofale për pemët dhe hardhitë, paralajmërojnë agrometeorologët. Veçanërisht kritike është e shtuna, kur priten vranësira në territorin e gjithë Maqedonisë, që sipas tyre, do të thotë mot edhe më i ftohtë. Prandaj rekomandojnë ndërmarrjen e masave përkatëse dhe në kohë për mbrojtje. “Ndryshimi i motit dhe vala e ftohtë ajrore e cila pritet ta kaplojë territorin tonë nga verilindja gjatë ditës së nesërme do të kontribuojë për ulje drastike të temperaturave të ajrit, veçanërisht të atyre të mëngjesit prej të…
Prokuroria Speciale Publike para një majit do të realizojë takim me tetë anëtarët nga Gjermania dhe Hungaria të Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, sepse edhe pas katër tentimeve nuk arriti të sigurojë urdhëresë gjyqësore për kontroll në kuadër të dy hetimeve lidhur me përgjimin masiv nga viti 2008 deri në vitit 2015, shkruan sdk.mk, duke u thirrë në burime të kompanisë që për shkak të se nuk janë të autorizuar të flasin në opinion dëshirojnë të mbeten anonimë. PSP konfirmoi se pasi u përball me obstruksione nga përfaqësuesit e kapitalit shtetëror në kuadër të kësaj kompanie dhe nga…
Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, duke reaguar në mënyrë procedurale theksoi se, dëshiron të pastrojë një, siç tha, manipulim, që shumë ditë përhapet në Kuvend, e ajo është se planifikohet që populli i Maqedonisë të shpallet për popull gjenocid. “Gaboheni, nuk janë popujt gjenocid. Nëse nuk e keni ditur, do t’ju shpjegoj sërish. Qytetari i zakonshëm nuk është fare fajtor për diçka që është bërë, respektivisht për diçka që regjime të caktuara në periudha të caktuara e kanë bërë”, theksoi Sela. Nuk bëhet fjalë, shtoi ai, për gjykim të gjenocidit që e ka bërë populli, por, siç tha, regjime…
Vetëqeverisja e vendit në Maqedoni nuk është formë e obligueshme. Formimi i bashkësive lokale në fshatra dhe i bashkësive urbane në qytete varet vetëm nga vullneti i kryetarëve të komunave dhe të këshillave të komunave. Statusi juridik i pazgjidhur i bashkëve lokale dhe urbane, si dhe mungesa e mjeteve financiare, i hapësirave për punë dhe i mjeteve themelore materiale, e pamundësojnë zhvillimin e vetëqeverisjes së vendit, si formën themelore të bashkimit të qytetarëve në funksion të zgjidhjes së problemeve lokale. https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6-f6kT73vgg Storjet gazetareske realizohen në kuadër të projektit “Raportim për shoqërinë civile dhe ndikimi i saj mbi ndryshimet në shoqëri”,…
Qendra për Liri “CIVIL”, me prezantimin publik që do të mbahet në sheshin e qytetit në Gostivar nesër (20 prill 2017) me fillim në ora 12, do ta fillojë projektin më të ri “Shoqëri pa kufij”, i cili do të zbatohet me mbështetje të Fondacionit Gjerman – Hajnrih Bell. Qëllimi kryesor i aksionit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentit global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Karta paraqet hap të ri të shoqërisë qytetare në korniza globale, që u promovua vitin e kaluar…
A janë të bazuara shqetësimet për shpërthim të krizës ndëretnike në Maqedoni? – Edhe sa arsyetime duhet dëgjuar, për ta kuptuar se ngërçi politik, ka të bëjë me pushtetin, dhe jo raportet ndëretnike, dhe përse s’po vepron shumica e re parlamentare? – Sa janë të koordinuara partitë e bllokut të ri, rreth gjetjes së zgjidhjes për ngërçin? – Ka apo jo hapësirë për tërheqjen e deklaratës së partive parlamentare shqiptare? Dërgoni pyetjet për panelistët, disa prej tyre do të lexohen gjatë emisionit Do të debatojnë: Ilmi Selami Bekim Fazliu Artan Dika Ibrahim Mehmeti Tema: A mund të përshkallëzohet kriza? https://www.facebook.com/tv21hd/videos/997740267022844/
Ballkani Perëndimor është në një situatë të vështirë dhe që do të jetë në tavolinën e bisedimeve mes BE-së dhe Rusisë gjatë vizitës së përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në Moskë, më 24 prill të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov për “TASS”. Ai ka thënë se BE-ja me vite luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet që nuk kanë hyrë në BE nga ky rajon, nuk janë të përgatitura për anëtarësim. Sipas tij, tani për tani, më problematike është Maqedonia…
Jeta në pjesën shqiptare të metropolës së Maqedonisë, në “Shkupin e vjetër” siç lakmon ta emërojë Ali Ahmeti dhe nënkryetari i tij, njëherit edhe kryetar i Çairit tanimë 12 vite, Izet Mexhiti, mund të përshkruhet vetëm nga vetë banorët e kësaj komune, shkruan Fakte. Me rreth 65 mijë banorë (statistikë zyrtare nga regjistrimi i vitit 2002) të koncentruar në 3.5km2, ose me rreth 18 mijë banorë në një kilometër katrorë, Çairi mund të “lavdërohet” se është komuna më e dendur në Evropë. Injejti është një konglomerat i kulturave të ndryshme, kultura të sjellura me migrimet e shumta fshat-qytet nga anë…
Një person e ka humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar lehtë në gjithsej 10 fatkeqësi të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Tre nga fatkeqësitë janë me dëm material. Policia rrugore ka sanksionuar 14 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 11 kanë vozitur me leje të skaduar të qarkullimit ose pa leje të qarkullimit, ndërsa 39 nuk janë parkuar sipas rregullave. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë zonës së shënuar për kalim, respektivisht kanë kaluare në dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit…

