Author: Rilinda

Orhan Ibrahimi Ali Ahmeti alias “kryeplaku” pati deklaruar: ” se nuk sheh dritë në fund të tunelit ” ! Vaj halli për një popull që voton dhe ka një lider të tillë, i cili nuk i siguron popullit “dritë” ! “Dritë” (liri) e cila nuk ndriçon dhe rrezaton në jetën e tyre, e kjo sëpaku duhet të duket në fund të tunelit. Pse mashtron dhe gënjen kaq troç ?! U habitëm pse nuk vazdhon të gënjejë, manipuloj dhe të mashtroj njejtë ashtu siç ka mashtuar, manipuluar dhe gënjyer sot e gjashtëmbëdhjetë vjet, se shqiptarët kanë “dritë” (liri). Vaj halli për…

Lexo më Shumë

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, me të gjitha kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që unioni ka pasur ndonjëhere, por kjo nuk është gratis. Kështu është shprehur komisoneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn gjatë një fjalimi në Univeristetin Prinston. Hahn ka saktësuar se eshtë shumë e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit në BE të jetë e fortë dhe e besueshme ne Ballkanin Perendimor, sepse kriza e emigrantëve ka dëshmuar se ky rajon tashmë është enklavë brenda BE. Imagjinoni dot se ku do të ishin sot Polonia ose shtetet baltike sikur mos të kishte pasur…

Lexo më Shumë

Disa aktivistë nga vende të ndryshme të botës, nën moton “Marshi Civil për Alepon” që po përshkojnë botën janë nisur për në Siri në këmbë. Ata tani gjenden në Maqedoni duke e zhvilluar marshin e tyre për të mbështetur civilët që vuajnë në Siri dhe sjelljen e paqes në këtë vend. Ata ishin në rrugët e Kumanovës duke i njoftuar banorët e këtij qyteti me aktivitetet dhe qëllimet e tyre, ndërkaq nga sot deri më 25 prill janë duke qëndruar në Shkup. Ata bëjnë nga 30 kilometra në ditë nëpër qytete të ndryshme të botës, duke kaluar deri më tani më shumë se…

Lexo më Shumë

“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet edhe pse nga fillimi i vitit ELEM blenë energji me çmim të shtrenjtë” deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë ELEM, Kristijan Mickoski, në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në TEC Manastir. “Rrymë kemi blerë në nëntor dhe dhjetori, ndërsa në janar e kemi blerë me çmim të shtrenjtë, pastaj e shesim me çmim më të ulët. Ne do të tentojmë të blejmë energji të lirë në qershor, kur edhe do të mbarojë viti i rregulluar”, deklaroi Mickoski. Humbja e energjisë elektirke, sipas tij, do të kompensohet nga rritja e prodhimit të energjisë…

Lexo më Shumë

Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, biznesi druan se do të ballafaqohen me vitin më të vështirë për ekonominë e vendit që nga pavarësia e vendit e këndej, dhe si pasojë e kësaj krize politike jo vetëm që një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat dy muajt e fundit nuk kanë marrë rroga, por komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe, respektivisht largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore, shkruan gazeta KOHA. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi ,thotë se kriza politike e…

Lexo më Shumë

Reagimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, mbi krizën institucionale në Maqedoni dhe kërkesa për formimin pa vonesa të Qeverisë së re, shihet në Shkup si një shpresë për zhbllokimin e krizës së rëndë në vend. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se pozicionet e partive janë aq të betonuara, sa që vështirë mund të ketë lëvizje nga vijat e tyre të kuqe pa një ndërhyrje të fuqishme nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklarata e të mërkurës nga Uashingtoni ka qenë më e drejtpërdrejta në muajt e…

Lexo më Shumë

Zyrtarisht nuk ka statistika dhe as sondazhe të mirëfillta për të dhënë një pasqyrë të saktë të lexuesve dhe interesimit për librin sipas moshave. Por, po t’i referohesh frekuentimit të panaireve, librave që blihen, librarive që mezi numërohen, qoftë në Shkup apo në qytet të tjera, mungesës së klubeve të librit, aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me to është e qartë se libri lexohet pak. Shënimi i një prej ditëve më të rëndësishme për librin dhe shkrimtarët ka nisur. Orë leximi, panaire dhe fushata sensibilizuese janë disa prej ngjarjeve që po zhvillohen në disa qytete nga shoqata dhe nxënës, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ushtarakë të lartë të ARM të afërt me presidentin Gjorgje Ivanov këtyre ditëve kanë shkuar në malin “Jasen” në periferi të Shkupit, që ka qenë një strehimore gjigante ushtarake gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, shkruan javorja Fokus. Sipas këtij shkrimi, ata kanë inspektuar këtë zonë ushtarake dhe bunkerët nëntokësore, pasi që siç thuhet në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit Ivanov, këtu do të instalohej ai dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Oficerët e lartë kanë verifikuar bunkerët që janë edhe kundër helmeve kimike dhe ku mund të strehohen rreth 100 veta. Aty siç thuhet është vlerësuar se…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë në Kuvendin Evropian, Eduard Kukan në intervistë për “Europian Western Ballkans”, tha se në muajt në vazhdim pret ndryshim të kursit të politikës në Maqedoni dhe të vendeve tjera ballkanike të prekura nga “trendi” i bllokadave dhe nga bojkoti i institucioneve kyçe. ”Në Maqedoni dhe Shqipëri ka krizë serioze politike. Në Mal të Zi dhe Kosovë, për shembull, lufta bëhet me bojkotim të punës së Kuvendit. Ky është trend rajonal si duket ju pëlqen vendeve që kanë pengesa në zhvillimin e demokracisë dhe është joproduktiv. Pres që në Maqedoni mbi të gjitha të ketë ndryshim…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të përforcuar veriore, veçanërisht më shumë do të jetë e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në katër, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë…

Lexo më Shumë

Problemet në trafikun urban në rrugët kryesore të Çairit po vazhdojnë, ndërsa nga komuna thonë se kanë gati një projekt të ri, për të evituar këtë kaos, që dy ditë më parë mori jetën e një vajze tre vjeçe. Rami Qerimi, sekretari i kësaj komune po e hedh fajin edhe tek shoferët e makinave dhe taksitë, që sipas tij, po e krijojnë këtë kaos. “Problemi kryesor paraqitet te qytetarët dhe respektivisht te vozitësit, më vjen keq që them por janë ndonjëherë të pa pandërgjegjshëm, sepse e bllokojnë koriste e rrugës dhe ndalen vend e pa vend dhe krijohet trafiku i…

Lexo më Shumë

Mbeturinat në hyrje të qendrës rekreative në Liqenin Treska në Saraj sa vijnë e grumbullohen më shumë. Banorët e fshatit Gllumovë që jetojnë në afërsi të kësaj deponie, thonë se frikësohen nga ndonjë epidemi eventuale. Sipas tyre, deponia është rrezik edhe për fëmijët, sepse shërben si vendstrehim për qentë endacak. “Është pastruar disa herë, por kot mundi që kanë angazhuar eskavatorë. Prapë se prapë mbeturinat hidhen gjithandej. Nuk janë vetëm banorët e papërgjegjshëm të komunës së Sarajit, por janë edhe institucionet si komunë nuk marrin përgjegjësi a duhet të kenë”, tha Sufjan Sejfullai, Banor i Gllumovës. “Nuk e di kush…

Lexo më Shumë