Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia uron zgjedhjen Ilir Metës, për president të Shqipërisë, dhe i dëshiron sukses në kryerjen e funksionit. Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale, theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.
Author: Rilinda
Sonte në #ClickPlus Muhamed Zekiri e Artan Grubi flasin për gjendjen e brishtë, dhe hapat drejt kthimit të qetësisë! Shihemi në orën 21:00, në #TV21 https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1003289769801227/
Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në kumtesën deri tek mediat e dënoi dhunën në Kuvend në të cilën, siç thonë, janë lënduar rëndë qindra persona, ndërsa i gjithë kombi përjetoi traumë të rëndë. “Ishim dëshmitarë të mosfunksionimit të institucioneve. Kërkojmë përgjegjësi urgjente dhe dënimin e të gjithë organizatorëve dhe zbatuesve të sulmit të dhunshëm në Kuvend. Të gjithë së bashku duhet të sigurojmë mbrojtje dhe funksionim normal dhe profesional të institucioneve, të cilat janë garantuesi i vetëm për zbatimin e rendit demokratik”, thuhet në kumtesën e RDM-së. Vetëm një zgjidhje e mirë dhe demokratike e krizës, siç thuhet në kumtesë,…
Forumi Rinor Evropian (FRE), trupi më i madh përfaqësues i të rinjve në Evropë dhe Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë me kumtesën e përbashkët i dënojnë ngjarjet e fundit politike dhe shkeljen e proceseve të qeta dhe demokratike, si dhe involvimin e të rinjve në to. “E shprehim brengosjen tonë që në mesin e personave të cilët në mënyrë të dhunshme e shprehën pakënaqësinë e tyre ndodheshin edhe të rinj. Kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësisë është në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane. Shtesë ne e mbështesim lirinë e shoqërimit dhe lirinë e shprehjes dhe kërkojmë të gjitha palët të…
Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe vandalizua kur banditë të VMRO-DPMNE’së hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM’së Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar Ziadin Sela. E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi. Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një maicë të zezë me shenja neo-ustashe në të. Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski. Ky huligan i cili bashkë…
Ministria e jashtme ruse sot ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvend ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi. Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar, transmeton meta.mk. MPJ-ja ruse vlerëson se “incidenti ka qenë i planifikuar paraprakisht” dhe se është edhe një tregues më shumë për involvim nga jashtë në çështjet e brendshme të Maqedonisë. “Përfaqësues zyrtarë të BE-së, ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe SHBA-ve, menjëherë përshëndetën “kryetarin e ri”…
Mbrëmë në orën 23:05 në EIK Shkup, J.SH.L. (63), e punësuar në Kuvendin e RM-së ka paraqitur se ditën rreth orës 18:30 në zyrën e saj të punës është sulmuar fizikisht nga persona të maskuar të panjohur. Derisa ka kryer detyra zyrtare, J.SH.L. ka marrë disa goditje në trup. është goditur me shkop bejsbolli në pjesën e kurrizit, ndërkaq edhe është ofenduar me fjalë të rënda. Gjatë sulmit, J.SH.L. i janë shkaktuar lëndime në trup.
Kryetari i Ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi vizitën e parë zyrtare pas emërimit në krye të dhomës ligjdhënëse, e bëri në Komunën e Gostivarit me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta dhe administrata komunale. “Për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit sot është një ditë e veçantë për shkak se kryetari i ri i Parlamentit vizitën e parë zyrtare e bënë në Komunën e Gostivarit. Komuna e Gostivarit është vendlindja e kryetarit të ri të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh kryetari Bejta, duke shfrytëzuar nga rasti që…
Nuk guxon të lejohet që situata të përshkallëzohet më tej dhe të gjitha palët duhet të përmbahen nga tensionet, thotë ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov. Në një intervistë për Alsat M, ai thotë se mënyra se si Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar i Kuvendit është e ligjshme dhe në përputhje me procedurat. Incidentin e djeshëm e quajti një turp të madh për Maqedoninë. “Ajo çfarë ndodhi dje, është jashtë çdo praktike parlamentare, .Është e vërtetë që deputetët mes vete nganjëherë janë rrahur, në Korenë e Jugut, Ukrainë, nuk e di ku tjetër, por kjo është vetëm në mes të…
“Më vjen keq për të gjitha lëndimet dhe të gjithë atë që e kanë kaluar deputetë. Dhuna nuk ka vend në institucionet e shtetit dhe të gjithë që thirren në dhunë, historia ka konfirmuar se ka përfundime jo të mira”, tha nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, për të shtuar se hapat e mëtejmë do të jenë në harmoni edhe me komunitetin ndërkombëtar. “Secili duhet të mbaj përgjegjësi dhe të jap deklarata të matura dhe të bëj thirrje në uljen e gjakrave”, tha Arifi para fillimit të mbledhjes së kryesisë së BDI-së.
Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë akuzon presidentin maqedonas Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni. Pasditen e djeshme protestues të dhunshëm, nën organizim të Iniciativës “për Maqedoni të përbashkët”, uzurpuan Kuvendin për gati 3 orë dhe ushtruan dhunë ndaj gazetarëve dhe deputetëve të shumicës së re parlamentare. Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News dhënë mëngjesin e sotëm deklaroi: “Ivanov është burimi kryesor i gjithë kësaj pasoje. Nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj gjëndje dhe me thirrjen politike dëshiron të lajë veten nga fajësia…
Ambasadori Arsim Zekolli, vlerëson se ministri i punëve ët brendshme Agim Nuhiu urgjentisht duhet të shkarkohet, sepse mban faj për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend. “Pa prt, pa mrt, që nesër, Ali Ahmeti duhet të tërheqë “Ministërqiçin” Nuhiu, për dasma e syneti. Asnjë fjalë, asnjë qëndrim nuk vlen, deri sa nuk e tërheq minimisterin. Jo dorëheqje, por shkarkim. Refuzimi për shkarkim nënkupton se Alia pajtohet me dhunën e ushtruar ndaj deputetëve e gazetareve”, ka shkruar ne profilin e tij në facebook, ambasadori Arsim Zekolli. Edhe drejtori i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari vlerëson se ministri Nuhiu është fajtori kryesor për dhunën…

