“I guximshëm dhe i fortë pas telefonit ndërsa frikacak dhe qyqar në Gjykatë, ish kryetari i Qeverisë, tani kryetari i partisë më të madhe opozitare përsëri iki prej drejtësisë. E gjithë këtë e bën sepse fshihet pas gjykatës së politizuar, për mua dhe për të gjithë ne nuk ka asnjë dilemë”, tha kryetari i Komunës Qendër, Zhernovski. Ai ka përsëritur se që të mund të dalim nga kriza duhet të sanksionohet kryerësit e krimeve. “Këto janë çastet e fundit të Nikolla Gruevskit, besoj çastet e fundit të Gjykatës së politizuar. Ky gjykim është dëshmi se nuk është e vërtetë ajo…
Author: Rilinda
Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR), kërkon që organizatorët e protestave të dhunshme të 27 prillit në Kuvend “Për Maqedoni të përbashkët” të arrestohen. “Reagojmë deri te institucionet kompetente që të zbatojnë hetim për ndodhitë më 27 prill, para se gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme dhe vlerësojmë se fajtorët më të mëdhenj të hyrjes në Kuvend dhe për nxitjen protestuesve janë mu organizatorët, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski”, thonë nga partia. Ata gjithashtu shtojnë se protestat kanë marrë “krahë më të mëdhenj pasi që askush nuk ka reaguar dhe tani vazhdojnë me retorikën e njëjtë”.…
Panel debat me rastin e 3 majit-Ditës botërore të lirisë së mediave do të mbahet sot në BE Info qendrën në organizim të Delegacionit të BE-së në Maqedoni. Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të kenë euroambasadori Samuel Zhbogar, shefja e misionit të OSBE-së në Shkup Nina Suoumalainen dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska, njofton AIM. Qëllimi i konferencës, siç kumtojnë organizatorët është që të hapet debat për domosdoshmërinë e reformave mediale në vend përmes forcimit të pjesëmarrjes së mediave, administratës publike dhe shoqërisë civile. Panel debati do të fokusohet në rolin e mediave në ndërtimin…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla. Pasdite do të ketë reshje të shiut lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 12 gradë, kurse gjatë ditës prej 20 deri 30 gradë Celsius.
Nga 27 prilli u zgjodhë kryeparlamentari i kuvendit por kjo kontestohet meqë sot kishim telashet e para ku 51 deputetët nga rradhët e VMRO-së zaptuan zyrën e kryeparlamentarit. Sonte në #ClickPlus në TV21: Talat Xhaferi rrëfen për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë! Çështjen e sotshme Talat Xhaferi nuk e vlerson si çështje të papritur, fakti se në mënyrën më të mirë të mundshme kam kryer detyrat e mija funskionale. Do të vë në lëvizje të gjitha funskionet brënda parlamentit, të mënjanohet gjithë ajo katrahurë, jam marrë me punët e mija në përgaditjen e gjithë shkresave, shkresa…
Mediumet në gjuhën maqedonase kanë njoftuar se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është tërhequr nga qëllimi të futet në kabinetin e tij, një ditë pasi tha “unë jam oficer dhe nuk tërhiqem”. Sipas mediumeve, Xhaferi detyrën e tij përkohësisht do ta ushtrojë nga zyra e deputetit. Ndërkohë mediume të afërta me VMRO-në kanë njoftuar se deri sa nuk futet në Kabinetin e Veljanovskit, Talat Xhaferi nuk mund t’i dërgojë letër Ivanovit se është formuar shumicë e re parlamentare. Sipas tyre, vulat që gjenden në kabinetin e Veljanovskit janë vulat e vetme që atë letër mund ta bëjnë legjitime.
EJUP BERISHA Ne në skenën tone politike kemi më shumë fjalë sesa vepra konkrete, kemi më shumë premtime sesa realizime ne kemi më shumë lider reformist formal sesa reformator faktik. Çuditërisht çdo Qeveri e re që është instaluar deri tani në Republikën e Maqedonisë pavarsisht se qfar drejtimi merr apo qfar pozicionimi ka në skenën politike janë munduar dhe mundohen të na e prezentojnë si reformatore. Por fatkeqsisht asnjë Qeveri e deritashme nuk bëri asnjë reformë të qëlluar, me vend dhe pozitive. Ku u tretën gjithë ata Kryeministra reformator që u paraqitën në skenën politike dhe ndenjën aq sa ndenjën…
Artan Grubi nuk ka qenë deputeti i parë i BDI-së që ia ka mbathur nga salla e Press-Qendrës së Kuvendit të Maqedonisë, ku ndodhi dhuna e përgjakshme, kanë thënë gazetarë dëshmitarë për mediumet maqedonase. Sipas tyre, deputeti i parë që është larguar “trimërisht” nga salla ka qenë deputeti Ejup Alimi. Ai, njësoj sikurse më pas edhe Artan Grubi, ka shpëtuar pas asnjë therë në këmbë. Disa mediume maqedonase, shkruajnë se për shkak të ikjes së deputetëve të BDI-së nga salla ku rriheshin barbarisht kolegët e tyre, kjo parti tani më tepër po quhet P-IK (Partia IK), se sa BDI. Mediumeve…
Pas një ndërprerjeje prej një muaj e gjysmë, nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve, njëri pas tjetrit, përsëri do të ulen liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në rastet kundër tyre që po i udhëheq Gjykata penale në Shkup. Seancat dëgjimore kundër Gruevskit dhe Zaevit vijnë një javë pas kaosit dhe dhunës në Parlament. Një nga rastet, gjegjësisht për atë që është akuzuar lideri i VMRO-DPMNE, së bashku me 13 persona të tjerë i referohen dhunës së ngjashme të tillë (jo aq të përgjakshme) –…
Gjatë fundjavës është kryer vjedhje në zyrën e organizatës “CIVIL- Qendra për Liri”, e cila është njëra nga ata që në mënyrë kritike e observojnë punën e qeverisë dhe institucioneve. Vjedhjen për Fokus e konfirmoi Petrit Saraçini, njëri nga të punësuarit në organizatë. Ditëve të kaluara në organizatë nuk ka pasur të punësuar brenda sepse kanë qenë në udhëtim pune. Janë vjedhur hardisqe dhe laptopa, si dhe gjëra të tjera, ndërsa më e shkatërruar ka qenë zyra e kryetarit të organizatës, Xhabir Deralla. “Dëmi është i madh, por është interesante ajo se janë vjedhur hardisqe derisa ka gjëra më të…
Protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” u rikthyen përsëri pas një pauze disa ditore. Kësaj radhe organizatorët kërkuan që tërësisht të shlyhet nga memorja e tyre dhuna ndaj deputetëve mbrëmjen e së enjtes e cila u përshkallëzua pikërisht gjatë protestës së tyre. Për dallim nga ditët e tjera në protestat e sotme numri i forcave policore ishte dukshëm më i madh, gjë që ndikoi që protesta e sotme të kalojë pa incidente.
Maqedonia duhet patjetër të zbatojë hetim për dhunën që ndodhi në Kuvend të enjten e shkuar dhe në mënyrë adekuate t’i sanksionojë personat e përfshirë. Ishin këto porositë e ambasadorit holandez në Shkup, Vauter Plomp, përcjell Alsat M. Sipas tij mirë është që të gjithë i kanë dënuar këto ngjarje, por njëherazi përmend se më e rëndësishme është të formohet Qeveria që do ta lëvizë vendin drejt integrimeve euroatlantike. “Hapi i radhës duhet të jetë hetim dhe akuzat e plota kundër atyre që i kryen këto vepra serioze, si dhe kundër atyre që e kanë lehtësuar zbatimin e kësaj, dhe…

