Author: Rilinda

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur në Rubikon për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona.Ai tha se kufomat janë tërësisht të djegura dhe identifikimi i tyre është i vështirë, por se do ta bëjnë me ADN me familjarët e tyre, njofton Klan Kosova.Grubi tha se janë nisur katër autobusë për Turqi, por i vetmi pa licensë ishte autobusi që u dogj dhe për mungesën e kësaj licence ai thotë se mund të ketë pasë elemente korruptive që u lejua të kalojë tre kufij.“Nuk dua të spekuloj, por ndoshta për tragjedinë e…

Lexo më Shumë

Gazetari me përvojë shumëvjeçare dhe kryeredaktor i TV ALSAT, Isuf Kadriu, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve qeveritarë duke i vlerësuar si cinizëm prononcimet e tyre pas tragjedisë me autobusin që kthehej nga Turqia. “E leshojne ne qarkullim autobusin pa leje, digjen per se gjalli 46 veta dhe pastaj thone se do te bejne gjithçka per zbardhjen e tragjedise. Cinizem i papare!”, ka shkruar Isuf Kadriu.

Lexo më Shumë

Ka shpërthyer gazetari i njohur Naser Selmani pas ngjarjeve të ditës së sotme. Pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetë 46 qytetarë të Maqedonisë dhe pas informatave se Gjykata Administrative ka rrëzuar ankesat e opozitës për Dibrën, Selmani ka drejtuar gishtin tek një subjekt. Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim është parti e kriminalizuar, madje duke shkuar edhe më larg, e duke e titulluar këtë parti si “krimi vetë”. “Krimi ka emër. BDI!”, ka shkruar shkurtimisht Naser Selmani, ndërsa paraprakisht ka shkruar se “jeta e shqiptarit nuk vlenë pesë pare në Maqedonistan”, përcjell in7.

Lexo më Shumë

Burimet njerëzore janë një nga shtyllat më të forta të rritjes dhe zhvillimit 85-vjeçar të historisë së suksesit të Alkaloidit dhe kujdesi për punonjësit është një nga prioritetet kryesore të kompanisë. Baza e “Alkaloid” në Shkup ka mbi 2000 të punësuar, andaj sfidë e veçantë, si në çdo kompani të suksesshme dhe ambicioze, është ruajtja e nivelit të lartë të kulturës organizative, fokusimi në rezultate dhe niveli i lartë i vlerave etike, veçanërisht në kushtet e funksionimi i mbushur me një sërë aspektesh të paparashikueshme ekonomike, politike dhe pandemike. “Alkaloid” SHA Shkup çdo vit ndan burime të konsiderueshme për beneficione…

Lexo më Shumë

Ish-këshilltari i ASH në Kumanovë, Osama Muadini ka theksuar përmes një postimi se nuk e përkrah kandidatin e pavarur Maksim Dimitrievski. Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në facebook: Qëndrimin tim për përkrahjen e kryetarit të deritanishëm e gjeni në punën dhe luftën time 4 vjeçare si këshilltar komunal! E që në vazhdimësi isha i refuzuar dhe kundërshtuar nga i njejti, për investime kapitale në vendbanimet shqiptare dhe ndarjen proporcionale të Buxhetit për shqiptarët, si në arsim, kulturë dhe sport! “Pështymën që e pështyj, nuk e lëpij!” Prandaj, për shkak të kësaj qasje dhe këto arsye, dora ime…

Lexo më Shumë

Të dielën, të votojmë. Kryetari Zaev: Të dielën votojmë, dalim dhe konfirmojmë opsionin që vendi ynë të vazhdojë përpara, që të mos bjerë kurrë më nën regjim! Të dielën bëjmë zgjedhjen në mes politikanëve të ndershëm, të cilët gjithësesi se nuk janë pa gabime, por jan njerëz të popullit dhe të hapur, Apo atyre të tjerëve, politikanëve pa qëndrim, me agjenda të fshehura, mbrojtës të krimit, politikanëve me të cilët nuk je i sigurt, të rrezikshëm për vendin! Dilni dhe votoni, realizojeni të drejtën tuaj.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi ndryshimin e Rregullores së rrjeteve për shpërndarjen e energjisë termike për ngrohje të Balkan Energji DOOEL Shkup, me të cilin BEG-u mund të fillojë më herët me shpërndarjen e ngrohjes në sistemin distributiv. “Në fillim të sezonit të ngrohjes, BEG në disa objekte ka kryer test provë përmes optimizimit të dërgimit të energjisë termike. Me regjimin e ri, radiatorët do të nisin ngadalë ngrohjen nga ora tre e mëngjesit për të arritur temperaturën e parashikuar nga ora 6 deri në 22. Mënyra e optimizuar e dërgimit do të rrisë cilësinë dhe komoditetin e jetesës. Temperatura…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=gp-Anz5-Ekw Kreu i VMRO-DMPMNE-së, Hristian Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së, tha se pas rrethit të dytë do të ketë një situatë të re politike në Maqedoninë e Veriut dhe se gjërat nuk do të jenë njëjtë si më parë. Në këtë rast ai ka aluduar krijimin e shumicës së re parlamentare, të krijuar nga VMRO-ja dhe koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së “Duke e pasur parasysh situatën aktuale dhe numrat e deputetëve në Kuvend, duke pasur parasysh edhe deklaratat e kryeministrit, atë që e deklarojnë liderët e disa partive politike për shumicë…

Lexo më Shumë

Me qëllim të realizimi të planit për rritje të përshpejtuar ekonomike u prezantua edhe fondi i gjelbër strategjik i cili do të jetë i dedikuar për krijimin dhe nxitjen e investimeve në objekte, teknologji dhe infrastrukturë të gjelbër në kuadër të Zonës Zhvillimore Teknologjike. Shteti dhe investitorët privat do të bashkëpunojnë së bashku ndërsa vendimet do të sjelljen nga një grup ekspertësh. Synimi është përfshirja e kapitalit privat në zonat zhvillimore, rritja e të ardhurave dhe krijimi i vendeve të reja të punës. “Kemi projekte serioze të cilat i kemi projeksionuar me Bankën Botërorë dhe presim që me këto 750…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ideja e “Open Balkan” është e ardhmja dhe se bashkimi i shqiptarëve ndodh vetëm me mjete të së ardhmes dhe jo me “avazin e vjetër” Kështu i është përgjigjur kreu i Qeverisë shqiptare një komentuesi në profilin e tij zyrtar, i cili i ka thënë Ramës se nuk pajtohet vetëm në një pikë, atë të idesë për “Open Balkan”. “Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=RIEGisz4sDE Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çairit, Bekim Sali, ka qëndruar sot në lagjen Serava, ku ka deklaruar se në vitin 2017 kryetari aktual i Çairit Visar Ganiu kishte premtuar se do ta bëjë një kopsht për fëmijë. Sali ka thënë se Ganiu ka një bagazh të rëndë me premtime të parealizuara për rikonstruksione të shkollave, për ndërtime të bibliotekave, për meremetime të çerdheve Bekim Sali, kandidat për komunën e Çairit, nga koalicioni Alternativa dhe Alenaca për Shqiptarët “Në të vërtetë, në faqet 38-53 ai vetëm në 15 faqe ka 20 mashtrime e gënjeshtra…

Lexo më Shumë

Tenderi për realizimin e sistemit të transitit Bas rapid (BRT) është shpallur sot me çfarë bëjmë një hap të madh përpara në kryerjen e transportit publik modern, ekologjik, të shpejtë dhe efikas, porositi sot Petre Shilegovi, kryetar aktual dhe kandidat i LSDM-së për Shkupin. “Shkupi merr transport publik të shpejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm i cili do të jetë mjaft atraktiv që do të mundësojë ulje të drejtpërdrejtë të kaosit në trafik, ndërsa me këtë edhe në mënyrë indirekte do ta ulë edhe ndotjen e ajrit në pjesën e trafikut. Për vetëm katër vjet, arritëm ta realizojmë ëndrrën e…

Lexo më Shumë